VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Në Shkupin shqiptar, 2015? Nga FRANK SHKRELI E Shtunë, 04.25.2015, 04:40pm (GMT1)
Besojeni ose jo, por është e
vërtetë -- kjo është një demonstratë që u zhvillua të premtën në
sheshin para xhamisë së Murat Pashës në Shkup, në mbështetje
të tezës së Turqisë se gjenocidi kundër popullit armen
nga otomanët, fillim shekullin e kaluar, nuk ishte i
tillë. Agjencia e lajmeve INA njofton se protestuesit -- me flamuj
boshnjakë, turqë dhe shqiptarë -- "Kanë theksuar se në
protestë janë mbledhur shqiptarë, turq e boshnjakë për të kundërshtuar siç
thuhet pretendimet e armenëve se ndaj tyre është bërë gjenocid gjatë luftës së
vitit 1915 nga ana e Turqisë". Kjo është një çështje për historianët,
për të vendosur më në fund nëse masakra turke kundër armenëve ishin gjenocid
ose jo, por pyetja është se ç'duan shqiptarët në protestë në mbrojtje të
një politike që kishte për synim zhdukjen e një populli. Sikurë
shqiptarët në Maqedoni nuk kanë mjaft probleme të vetat për të
cilat duhet të dilnin në protesta?! INA
njofton se protesta është kritikuar në rrjetët sociale, ku komentues të
ndryshëm shfaqin zemërimin e tyre duke u shprehur se është "turp për
shqiptarët" që në vend të kësaj proteste, në favor të interesave
interpretimeve turke të historisë, "Nuk organizojnë protesta
kombëtare kundër diskriminimit dhe montimeve kundër shqiptarëve në atë
vend", nga ana e shtetit sllavo-maqedonas. Në vend që
të mbrojnë të drejtat, interesat, gjuhën dhe kulturën e tyre
kombëtare, shqiptarët në Shkup protestojnë në favor të interesave
dhe agjendave të qarqeve të huaja, të cilat nuk kanë të bëjnë
as me çështjen shqiptare në Maqedoni dhe as me interesat kombëtare të
shqiptarëve në të kaluarën as tani -- në rajonin e Ballkanit
Perëndimor, në përgjithësi. Fatkeqsisht,
gjëja e vetme që simbolizon kjo demonstratë është zhdukja dal
ngadalë e identitetit kombëtar në Shkup dhe në krahina të tjera
shqiptare të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Por,përveç
kësaj, kjo protestë demonstron gjithashtu edhe depërtimin e
thellë agjenturave të huaja, kryesisht turko-sllave në ato vise
shqiptare, të cilat jo vetëm tashti, por historikisht, kanë punuar kundër
interesave kombëtare të shqiptarëve -- duke bërë ç'mos që të zbehet dhe më në
fund të zhduket identiteti i shqiptarëve, siç ka venë në dukje
gazetari Marin Mema i Top Channel Albania në këtë raport, https://www.youtube.com/watch?v=OEfd940Lwhs, ku dokumenton një realitet
tepër të dhimbshëm në Ohër -- zhdukjen e identitetit të shqiptarëve në atë
qytet dikurë me shumicë shqiptare. Realiteti
është se armiqët e kombit shqiptarë kanë punuar gjithmonë dhe
punojnë tani kundër interesave kombëtare historike të shqiptarëve në trojet e
veta, madje disa prej zyrtarëve më të lartë të këtyre vendve bëjnë
thirrje zyrtare, jo vetëm për rishkimin, por edhe për ndryshimin e
historisë së shqiptarëve në trojet e veta shekullore, për tua përshtatur
historinë e trojeve shqiptare interesave të tyre afatgjata. Dihet se armiqtë shekullorë të kombit shqiptar nuk do të heqin kurrë dorë nga politikat e tyre antishqiptare -- por fatkeqsisht duket se, siç ka thënë Faik Konica, armiku më i madh i shqiptarëve kanë qenë dhe janë vet shqiptarët! FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |