E Shtunë, 04.20.2024, 07:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PAPA I PARË QË PUTHI TOKËN E GJERGJ KASTRIOTIT
Nga FRITZ RADOVANI

E Hënë, 04.27.2015, 06:49am (GMT+1)



                                        â– PAPA GJON PALI  II  NË  RINAS...

25 PRILL 1993 DITA MA E BARDHË E POPULLIT SHQIPTAR...

â– Papa Gjon Pali II puthë rrasen nën të cilen janë Eshtnat e të burgosunve politik, që

kanë vdekë t' uritun nga viti 1955 1957, tue ndertue aeroportin në Rinas të Tiranës...

â– 2 Shkurt 1981, Papa polak Vojtila, i porsa zgjedhun në Vatikan tha: "Unë mbas popullit

tim polak ma së tepërmi e due popullin shqiptar, sepse, së pari keni vuejtë tepër gjatë e

tepër shumë dhe padrejtësisht, dhe së dyti, sepse na keni dhurue Nanën Tereze" .

â– Papa Gjon Pali II me 5 Tetor 1980, nga Otranto e Italisë foli per Kishen në Shqipni:

"Nuk mund të mos e hedh vështrimin tim përtej detit, jo larg prej këndej, drejt Kishës

heroike në Shqipni, e tronditun thellë nga persekutimi i ashpër e i zgjatun, por edhe e

pasunueme nga dëshmia e Martirëve të Saj: Ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë, rregulltare e

besimtarë të thjeshtë".

â– 1984 Në Bari t' Italisë Papa tha: "Prej këtij qyteti mendimi im asht drejtue poashtu nga

vllaznit e motrat e Shqipnisë, që s' kanë mundësi ta tregojnë Fenë e tyne botnisht, që

asht një e drejtë thëmelore e njeriut. U porosisë të luteni për ta.

Dishroj t' ju them se ata janë posaçerisht të pranishem në zemren time."

â– Romë, 27 Prill 1986: "Ky takim i pari me Bashkësinë Shqiptare më prekë thellë në

zemer. Nuk asht fjala për një përmallim rasti: Them se asht përmallim i vazhdueshëm.

Për çdo ditë, sidomos gjatë Meshës së Shenjtë, kerkoj të jetoj martirizimin e Popullit

Tuej, të besimtarëve të Tuej, vllazenve e motrave Tueja Shqiptare, dhe lutem per

Atdheun Tuej, per të gjithë besimtarët e Feve të ndryshme, si dhe per Kishen në Shqipni

që asht zhdukë persa i perket dukjes së jashtme, por e dini mirë se Kisha nuk mund të

zhduket nga zemrat, sepse asht ndertue prej Shpirtit Shenjtë, prej Fjalës së Krishtit e cila

gjallon në zemrat e fetarëve. Unë bashkë me Ju, besoj thellë se Krishti jeton..."

â– 6 Maji 1988, me Katolikët Shqiptarë t'Amerikës, që ishin per lutje në Gjenacan t' Italisë,

Papa Gjon Pali II u tha: "Si mos ta kemi dashuninë e veçantë ndaj një Populli, Bashkësia

Katolike e të cilit, i ka mbetë besnike Selisë Apostolike edhe ndër rrethanat ma të

vështira e të dhunëshme? E njoh historinë Tuej shpeshherë të shkrueme me gjak... Kisha

dymijëvjeçare, e rranjosun në Token Tuej Shqiptare, don liri të plotë per me vijue me

kenë element afrimi kombtar, bashkimi dhe paqe në zemren e Popullit Tuej."                                                                                      

â– Me 4 dhe 11 Nandor 1990, Don Simon Jubani kremton Meshen e Parë në Rrëmaji të

Shkodres, mbas shpalljes së Shqipnisë "shtet ateist" në vitin 1967, nga Enver Hoxha dhe

Ramiz Alia, në luften kunder Fesë me "Revolucionin Ideologjik e Kultural".

â– Liria e Fesë solli disa nga ndryshimet e prituna mbas ramjes së Murit të Berlinit...

â– Me 2 Qershor 1991, Papa Gjon Pali II kremton Meshen solemne të Korpit Krishtit, me

perfaqsues të një Delegacioni të veçantë të Selisë Shenjte, tue i rivendosë marrdhanjet

diplomatike në rang Nunciature Apostolike per Selinë e Shenjtë, dhe Ambasade në

Shqipni. Marrdhanjet e Vatikanit me Shqipninë u nderprenë në Maji 1946, kur Shqipnia

ishte nën kontrollin e plotë të Jugosllavisë komuniste, dhe qeveria kukull e Tiranës e

drejtueme nga Enver Hoxha, zbatonte politiken e shkombtarizimit dhe të daljes jashtë të

Shtetit Shqiptar nga Europa Perëndimore Perparimtare. Atëherë u nxjerr jashtë Delegati

Apostolik i Vatikanit Leone G.B. Nigris, nga Shqipnia dhe u pushkatue pafaj Rregjenti i

Delegacionit Apostolik Shqiptar i porsaemnuem Imzot Frano Gjini.

â– Me 13 Qershor 1991, Papa Gjon Pali II, nuk e pranoi per vizitë në Vatikan autorin e

"Muzeut Ateist", terroristin Ramiz Alia, edhe pse PPSh ndrroi emnin në Kongres, dhe u

quejt "Partia Socialiste e Shqipnisë". Ramiz Alia kerkoi me u perjetsue si president.

â– Me 2 Dhjetor 1992, në pragun e vizitës së Papes Gjon Pali II në Shqipni, anadollakët

Ramiz Alia dhe Sali Berisha, presidentët binjakë të "demokracisë", shpallin Shtetin

Shqiptar "Shqipnia Antare e Konferencës Islamike".

â– 24 Prill 1993, një ditë para udhëtimit për Shqipni, Papa Gjon Pali II i drejtohet Popullit

Shqiptar nga Vatikani: "Të dashtun vllazen e motra shqiptarë, po vij tek ju në emën të

Zotit. Po vij, që të lutem me ju dhe për ju, për një të ardhme qetësie e paqe"...

Dhe në gjuhën shqipe shtoi: "Mirupafshim nesër! Zoti ju bekoftë!"

***

â– 25 PRILL 1993...PAPA DHE SHQIPNIA...

Vargu i pafund i njerzëve lidhi Aeroportin e Rinasit me Kathedralen e Shkodres...

â– Ditë e shenueme mbas 526 vjetësh kur Zoja e Këshillit të Mirë mërrijti në Gjenacan, e

pikrisht prej atje, me 25 Prill, Papa solli një kopjo të asaj Figure tek rrenojat e Kalasë.

â– PAPA GJON PALI II viziton Shqipninë e Gjergj Kastriotit...

Takohën Dy Burra! Njeni me shpatë të futun në kllef , Tjetri me Kryq në krahnor!

Asht Skenderbeu përballë Karol Vojtilës!

Asht Shqiptari përballë Polakut që paqë nuk ban me hasmin tonë!

Asht Atleti i Krishtenimit përballë Atletit mbarë Njerëzimit!

Asht i Zoti i shtëpisë që dorën i shtrinë mikut që puthi Tokën tonë!

"Hajde! Urdhno!..Mirse të ka prue Zoti, Shtëpia asht e Zotit dhe e Mikut!

Mirëse erdhe, o Burr' i Bekuem!" E kryet zatesin njeni me tjetrin bash si atëditë...

me 12 Dhjetor 1466, me Palin e II, në Romën plakë!

E dora e rame e Gjergjit mbi gjoks nga 17 Janari 1468, ngrihët naltë!..

â– "Qé, pra, Karol Vojtila! Ky asht Populli im Shqiptar!

E, Ti jé bash Ai Burrë Trim që bashkë me historinë e Botës mbarë, ké sjellë një Epokë

të Ré edhe për Atdheun tim! Bijtë e mijë, vêni veshin Këtij Burrë e ndigjoni mirë shka

thotë!.. Edhe unë dikur...Këta... ndigjova,.. e, Fitova!..".

â– "Zotni President!

Të nderuem zotnijë Autoritete civile, ushtarake dhe fetare!

Vëllazën e Motra Shqiptare, Ju përshëndes përzemërsisht!

Mbas njëdite me një program të ngjeshun me kremtime e takime, të cilat me dhanë

mundësinë me prekë me dorën time jo vetëm fenë plot afsh të Bashkësisë Katolike po,

edhe ngrohtësinë e mirëpritjes së Popullit Shqiptar, ja ku erdhi çasti i ndamjes dhe i

prekun thellë me duhët t' ju la. Në miqësinë që me keni shfaqë kam kuptue se pata të

baj me miqë që kishin një zemër të madhe. Në çiltërsinë tuej pashë kurajon e një

demokracie të ré, një demokraci që po ecën me hapa të sigurta drejt lirisë, mbas sa

vitësh të pafund dhe t'errta të një diktature dhe të një ateizmi mbytës. Ju falemnderës për

mikpritjen! Do të këthehëm në Romë me një kujtim të ngrohtë për vendin tuej të

ngulitun në mendjën dhe në zemrën time. Ju falëmnderës!

â– Erdha mes jush për me përmbushë misionin tim si Mbasardhës i Apostullit Pjetër në

shërbim të Kishës Universale, për me ju dishmue besimtarëve Shqiptarë prej shumë

kohësh të munduem, solidaritetin e gjithë bashvëllazënve të të njejtit besim, të cilët janë

shpërnda në të katër anët e Botës. Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tim

Vllaznor edhe komunitetëve të ndryshme fetare që bashjetojnë këtu prej shekujsh:  

Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Mysliman, të cilëve u sjellë një

përshëndetje të përzemërt.

â– Kam ardhë për me i shfaqë çdo Shqiptari admirim dhe mbështetje në këte fazë delikate

të kalimit historik dhe të të shumë së dishruemes ringjallje shoqnore dhe shpirtnore.

â– Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta mbroni me forcë

identitetin tuej. Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky shesh na e kujton u shque Figura

e Naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe

përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar.

â– Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë.

Populli i juej kaloi një tragjedi me të vërtetë tronditëse nën shtypjen komuniste.

Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerëzore nën rregjimet totalitare si ai që ju

keni njohë, ku, njeriut i mohohej një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së

mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e ndërgjegjës. Mohim ky, që shpesh merrte

formën e një shtypjeje të tmershme. A ka gja ma të randë sësa mbyllja e Tempujve të çdo

besimi dhe, a nuk u dënuen me vdekje priftërijtë vetëm pse guxuen të ushtronin rritët

fetare? A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u fye me të gjitha mënyrat?

â– Në vendin tuej të vishkulluem mashumëse asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë

me gjetë gjurmët e Katakombëve të lashta Kristjane dhe t'arenave ku, dëshmitarët e Krishtit

hidheshin me dhunë për me ushqye bishat.

Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor

dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste. Dukej sikur mjeti ma i domosdoshëm

për me realizue e trumbetue "Parajsën në tokë" kje tue i mohue njeriut atë forcë që e

lidhë me Krishtin, forcë kjo, rreptësisht e dënueme si një "dobësi e pandershme për

njeriun". Në të vërtetë kjo forcë e pame jo me atë sy ishte ma shumë dishka shqetësuese

për ata, ashtu si e treguen faktët. Përsoni njerëzor në të vërtetë me energjinë që vjen nga

Feja, nuk lejon lehtësisht të hidhët në anonimatin kolektiv.

â– Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e

njerëzimit. Asht e vërtetë se edhe në Përandorinë Romake janë ba përndjekje të ashpra

ndaj të Krishtenëve, por atëherë, ishte fjala për Shtet i cili në emën të një Feje, asaj

pagane, luftonte ata që mbështetshin Ungjillin e Krishtit.

â– Kurse këtu, Shteti asht përpjekë me shue çdo shprehje fetare në emën të një ateizmi

radikal, të mbështetun në një sistem universal dhe përgjithësues. E gjithë kjo ndodhte në

një kohë kur askush nuk mund të ndërhynte për me mbrojtë dinjitetin e njerëzve që u

ishte mohue gjithshka, tue i çveshë deri nga ma "njerëzorja", liria e tyne.

â– Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht  

e domosdoshme që Europa mos t' Ju harrojë. Dhe në fakt ky duhët të jetë sot pikësynimi,

me këthye shpejt fletën tue mos harrue atë që ka ekzistue, për me shikue përpara.

Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë e, madje, edhe e domosdoshme, por

me një kusht, që me mbetë gjithmonë në kujtesën tonë ajo që ngjau në të kaluemen. Në të

vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna

dhe, asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë.

Ju sot, keni fitue lirinë në një mënyrë krejt të veçantë të papërgjakun.

â– Jeni ngritë nalt mrekullisht nga një greminë tiranie dhe vdekje. Kur dukëj se po shuhej

gati çdo motiv i arësyeshëm besimi zbardhi agimi i lirisë.                                        

â– Rilindi jeta. U ringjall kurajo për me qëndrue, u ndez përsëri Drita e shpresës.

Por, kjo liri besimi fetar të cilën Ju ma në fund po e shijoni, nuk asht vetëm një dhuratë

e çmueshme e Zotit për ata që kanë hirin e fesë, por asht një dhuratë për të gjithë,

sëpse ajo asht thëmeli i garancisë për çdo shprehje tjetër të lirisë. Ajo prek njeriun në

intimitetin e vet, në atë cep të Shenjtë dhe të padhunueshëm që asht ndërgjegja, ku,

kenja njerëzore takohët me Krijuesin dhe fiton ndërgjegje të plotë të dinjitetit të vet.

â– Nga një liri e tillë e trajtueme ashtu siç duhët, nuk ka për shka ti trembemi asnjë

shrregullimi njerëzor. Besimi i çiltër në Té nuk i përçanë njerëzit por përkundrazi, i

bashkon me gjithë veçantitë e tyne. Si na e mëson edhe Feja, nëse kemi një Krijues të

perbashkët që të gjithë jemi Vllazën. Kështu, që Feja asht një kështjellë mbrojtëse

kundër totalitarizmit dhe një kontribut vëndimtar për një vllaznim human.

â– Liria  e vërtetë fetare i shpëton ngacmimëve të intolerancës dhe të sektarizmit, dhe ofron

mënyra dialogu të respektueshëm dhe konstruktiv.

â– Populli Shqiptar, - dhe po më pëlqen që po e kujtoj në këte çast,-  asht për me u marrë

si shembull në këte pikëpamje. Që të tre Komunitetët fetare mbajnë një raport respekti

rreciprok të një bashkpunimi të njerëzishëm. Qëndroni në këte pikëpamje Vllazën e

â– Motra të dashtuna! Ju, do të keni merita për solidaritetin dhe për paqën në Atdheun

Tuej dhe në krejt zonën e shumëvuejtun të Ballkanit.

â– Kështu, Ju, mund të ndërtoni një Bashkim Kombëtar të urtë dhe të qendrueshëm.

Megjithatë, dashnia për Atdheun të cilën Ju e ndjeni të fortë ndër këta çaste, nuk duhët të

degjenerojë në nacionalizem intolerant dhe agresiv që sot e kësaj dite, po shkakton viktima

dhe po ndezë urrejtje të papërmbajtuna në vende të ndryshme të Botës, madje, dhe jo fort larg

nga këtu tek Ju.

â– Përkundrazi, u shtoftë gjithënjë e ma shumë harmonia në bashkjetesë tek Ju.

Duhët mësue arti i dialogut dhe i të dëgjuemit kjoftë dhe kur ky art asht i lodhëshëm.

â– Ky asht çmimi i lirisë, ky asht sekreti i progresit të vërtetë moral e civil.

Shqipni, qëndro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!

Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Ende ka plagë të pambylluna.

E kaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti

asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës.

E madhe asht detyra që të pret për të cilën tashma e ké fillue punën më një zell të

lavdërueshëm. Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike asht e domosdoshme që të

gjithëve t'u garantohët puna dhe, ajo, që asht ma esenciale për me jetue me dinjitet,

lé ti bashkohët edhe vullneti për ta konsolidue demokracinë tande të ré. Kjo nuk arrihët

pa çmue si duhët disa vlera thelbësore tue fillue sëpari nga dinjiteti i jetës njerëzore.

â– "Një demokraci pa vlera, -kam shkrue në Encilklikën Centesimus Annus- mund të

shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon historia".

Krijimi i një shoqnie demokratike nuk bahët menjëherë me një të thanun.

Ajo kërkon një kujdes të përditëshem nga të gjithë dhe  një gatishmëni bashpunimi.

â– Askujt nuk i falët të rrijë mënjëanë e të sodisë.

â– Kësaj Shqipnie të posalindun Kisha nuk do t'ua kursejë kontributin e Sajë. Ajo sigurisht

nuk harron se misioni i Saj asht kryesisht fetar dhe do të ketë shumë kujdes, për mos me

hy në çeshtje thelbësisht politike por, e mbështetun në forcën e Ungjillit Kisha që u ngrit

nga Krishti si lajmëtare në Botë, do ta ofrojë ndihmesën e vet kjoftë me pjesëmarrjen në

punë të institucioneve të Saja, kjoftë mbi të gjitha, me mbështetjen e Saj në favor të një

humanizmi të vërtetë, i cili ngritë përsonin, i pamë ky në Dritën e Zotit dhe i përfshimë

në të gjitha dimensionet në qendër të çdo projekti ekonomik, social dhe politik.

â– Njeriu dhe Zoti nuk janë kurrë në një alternativë dhe nuk konkurrojnë njeni tjetrin.

Përkundrazi, njeriu ka një dinjitet të naltë, tamam siç i ka hije një krijese të bame simbas

imazhit të Zotit. Njohja e kësaj vlere té çdo njeri do të bajë që edhe ekonomia të gjejë

ekujlibrin e drejtë ndërmjet arësyve të aftësive dhe të spikatjes së solidaritetit dhe do ta

çojë kështu, impenjimin politik me një kërkesë përgjegjësie ndaj së mirës së përbashkët,

tue ndjekë gjithmonë kërkesat e respektimit ndaj etikës dhe moralit.

â– Popull Shqiptar, ec përpara me kurajo drejt shtigjëve të solidaritetit!

Asht një rrugë e vështirë kjo, por në té janë të mbjelluna farnat e shpresës.

â– Lé të shoqnojë forca e Martirëve të Tu, dëshmitarë gjithmonë në roje të Lirisë në vitët

e pafund të shtypjes së rregjimit totalitar.

â– Lé ti ndrisë hapat e Tu dashunia për familjën, shpirti i vëllaznimit, mikëpritja ndaj të huejt

dhe vetitë që e dallojnë Popullin Tuej, veti këto që përbajnë pasuninë ma të çmueme të

traditave shekullore Shqiptare. Lé të ushqejë guximin Tand Feja e besimtarëve të Tu në një

Zot të vetëm , të cilët sëbashku me çdo njeri vullnetmirë, do ti përkushtohën shërbimit ndaj

drejtësisë dhe paqës.

â– E si mos të kujtojmë tashti një Bijë të zgjedhun  të Popullit Shqiptar, Motren Tereza të

Kalkutës, Nanë shumë e vorfën ndër ma të vorfnit në Botë? Me zjarrin e Fesë në krahnor

Kjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell dhe ruen mbrenda vetës hovin e

bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës Shqiptare.

â– Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu Komunitetëve Ndërkombëtare që ta

këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm

kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet

vllavrasëse të ulta e të pakuptim...

â– Erdhi çasti i ndamjës.

Ju përshëndes i prekun thellë në zemër e me mirënjohje që Ju kam pranë.

Përshëndes veçanërisht Presidentin e Republikës, që më përkushtoi një pritje të ngrohtë.

I jam mirënjohës për fjalët dashamirëse që më drejtoi. Përshëndes autoritetet civile dhe

ushtarake. Përshëndes vllaznit e mijë të Episkopatës dhe veçanërisht ata që pata

kënaqësinë Ti Shuguroj sot.

â– Kam dëshirë ti drejtoj një përshëndetje të veçantë Monsinjor Joakim Herbut dhe

Ausiliarit Monsinjor Nik Prela; gjithashtu edhe besimtarëve të ardhun nga Shkupi e

Prizrêni dhe murgeshave.

Përshëndes ushtarakët e kontingjentit "Pelikan", të cilët prej muejsh po përpiqen me një

dedikim të admiruem në shërbimin humanitar ndaj Popullit nevojtar Shqiptar.

â– Përshëndes të gjithë Shqiptarët e shpërndamë në të katër anët e Botës.

I lutem Zotit,  që mbi secilin të jetë Dora e Tij dhe e Virgjinës Mari, që këtu lutët me

emnin Zoja e Këshillit të Mirë.

â– Vllazën e Motra Shqiptare fort të dashtun!

Zoti e ruejtë Atdheun Tuej! Zoti e mbrojtë Popullin Shqiptar në mbarë Botën!

 Në Emën të Zotit Ju përqafoj e Ju Bekoj të gjithëve!

Mirupafshim! Ju uroj me gjithë zemër: Gjithë të mirat!"

(Perkthye nga Prof. Gjon Sinishta, Buletini Katolik Shqiptar, Vol. XIV, fq.171,

viti 1993. University of San Francisco, USA. Nenvizimet janë të FR)

â– Me 2 Prill 1999 Papa Gjon Pali II tha: "I përbuzun e i dëbuem asht Krishti në njeriun e

munduem e të vramë në luftën e Kosovës dhe kudo që ngadhënjen kultura e vdekjes".

â– Papa Gjon Pali II, në mesazhin e tij Urbi et Orbi, pikërisht për Pashkët e vitit 1999, tha: "I

lutem Zotit të ringjallun t'i japë dhuratën e paqes, së pari tokës së martirizueme të Kosovës,

ku lot e gjak vazhdojnë të përzihen në një skenar dramatik urrejtjeje e dhune. Mendoj, për

ata që janë vra, për ata që kanë mbetë pa shtëpi, për ata që janë largue me forcë nga

familjarët, për ata që janë detyrue të ikin larg..."

â– Ndersa unë, Ju pyes sot... në Prill 2015: "PO SHQIPTARËT SHKA BAJNË..?!"

Melbourne, 2015.
FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në Shkupin shqiptar, 2015? Nga FRANK SHKRELI (04.25.2015)
SHQIPËRIA - NJË SISTEM HIBRID, MES AUTORITARIZMIT DHE DEMOKRACISËNga ELEZ BIBERAJ, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë, Zëri i Amerikës (04.25.2015)
NGA ALBUMI I PIKTORIT - PESË AKUARELE TË MUAJIT PRILL NGA HELIDON HALITI (04.25.2015)
T'I KTHEJMË PAK RESPEKT TOKËS QË I DETYROHEMI NË EKZISTENCËN TONËNga Dr. ELTJANA SHKRELI, planifikuese urbane (04.25.2015)
TREGONTE ANADOLLAKU FADIL YMERI...Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa XII) (04.25.2015)
NË FJALIMIN VETËMEVETE THASHË â€“ NUK SHITET SHPIRTI!Nga AGIM GASHI (04.25.2015)
KALI I TROJËS, SIMBOL I SHQIPTARËVE, JO I GREKËVENga RASIM BEBO, Addison, Çikago (04.25.2015)
NJË KAFE PAS PROTESTE - E IDHËT PËR OPOZITËN!Nga FLORIM ZEQA (04.23.2015)
MOS HARRONI!Esé nga RESHAT KRIPA (04.23.2015)
FLAMURI AMERIKAN DO TË VALËVITET MBI KONGRESIN AMERIKAN PËR NDER TË SHKRIMTARIT ISMAIL KADARENga RUBERN AVXHIU (04.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]