E Premte, 04.19.2024, 11:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SKENARËT RUSO-SERBO-MAQEDONË PËR AGRESION USHTARAK KUNDËR SHQIPTARËVE NË BALLKAN
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Hënë, 04.27.2015, 07:41am (GMT+1)


Se Maqedonia po mbahet ne këmbë të qelqta e dokumentuan shumë ngjarje të pa mira deri tash dhe ngjarja e fundit ne Gushincë të Likovës.Ne çdo ngjarje të pa mirë ndëretnike që po nodhë në Maqedoni, pushtetaret shovenist maqedonasë po nguten sa po munden që këto ngjarje ti klasifikojnë së akte të terroristeve shqiptarë. Pushteti racist maqedonasë më në krye, Nikolla Gruevskin e të tejret, aktin e sulmit të Gushnicë pa krrfarë të dhënash paraprake, e klasifikoo si akt terrorist , i cili akt sipas Gruevskit është veper e shqiptarëve dhe së identiti i tyre qenka e njohur për institucionet shtetërore maqedonase. Shovenistët sllavomaqedonas kurrrë nuk qenë të interesuar që shqiptarët si shtet formues në Maqedoni ti kanë të drejtat e tyre legjitime.Regjimet kriminale e sllavomaqedonase pa rreshtur janë duke krijuar raste ekcesive me masa edhe tragjike , që faji pastaj të bie më shqiptarët. Të themi të vertetën së shqiptarët në Maqedoni i kan një mijë e një arsye të protestojnë të rebelohen, madje dhe të nderrmarin edhe metoda të dhunës karshi shtetit të pa shtet të sllavomaqedinasëve të pa idenititet.Pushteti në këtë republikë edhe përkunder së shqiptarët janë pjesë e këtij pushtei, deri me tash kanë ndermarrë shumë aksione ndeshkuese karshi shqiptareve të pa fajshem , duke i rrahur , vrarë dhe burgosur vetëm pse ata po i kërkojnë të drejtat e tyre legjitime.Policia maqedonase në bashkëpunim me policinë serbe sipas nje marrveshje të përbashkët te ratifikuar gjoja për ndihma të ndërsjella shpesh gjatë ketyre viteve shpërfaqen tërë urrejtjën e tyre patologjike karshi shqiptareve. Veqmas këtë urrejte e shprehen mbi fshatrat e brezit kufitar si ne Tanushë, Debellde e fshatra të tjera për rreth, duke nderrmarë aksione ndëshkuase policore me qëllim të pastrimit etnik të brezit kufitarë më Kosovën. Gjatë një bisede bukur moti që e kisha pasur me luftetarin e lirisë ,Avdyl Jakupi Qakalla tash i burgosur nga shovenistet maqedonas , kishte dëklaruar së shqiptarët e brezit kufitar kurrë nuk do ta pranojnë Marrveshjën e Ohrit të vitit 2001, e cila sipas tij është e dëmshme për shqiptarët dhe është bërë pa pëlqimin e palës shqiptare.Dihen aksionet e shumta policore ne Likovë ku patem të vrarë dhe të plagosur shqiptarë nga dora famkeqe e pushtetit maqedonas.Deklarata e Nikolla Gruevskit pas ngjarjeve në Gushnicë nuk është gjë tjeter veq grishje për luftë.Këto dëklarata nuk i shkojnë për shtati paqës së brishtë në këtë rebuplikë .Diskriminimi që po iu bahët shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës është e pa justifikushme për një shtet që meton të jetë demokratik. Por, si Serbia ashtu edhe Maqedonia kurrë nuk kan qenë të interuar për marrdhënje të mira me shqiptaret. Këto dy shtete fqinje kurrë nuk u liruan nga logjika e mykur ekspansioniste karshi tokave shqiptare.Edhe Serbia ashtu edheMaqedonia po bëjnë skenare antashqipare që rajonin ende të trazuar të Ballkanit, ta mbajnë të destabilizuar. Sllavomaqedonasit po krijojnë kushte per mirëqenje për maqedonasit, kurse shqiptarët po deskriditohern në çdo lëmi të jetës.Dhe, për qudi shqiptarët që janë në pushtet në këtë republikë shumë pak kanë ba pozitive gjëtë këtyre viteve për bashkombasit e vet.Ali Ahmeti është shndrruar fund e krye me duket mua në patericë të psuhetit të Nikolla Gruevskit, dhe kjo është shumë e pa logjikshme per një ish pjestar të UÇK-së.
Sigurisht së gisht në të gjitha këto ngjarje terthorazi apo direkt kan edhe presidenti rus, Vlladimir Putin, i cili nuk është duke i fshehur apetitet hegjemoniste për dalje disi në detin shqiptarë.Pas ngjarjës në Gushnicë patë reagime sporadike ose shumë të dobëta nga ana e Kosovës dhe të Shqipërisë. Në këtë rast institucionet e Kosovës ishte dashur të reagojnë ashpër, sepse Gruevski dëklaroi së grupi që gjoja e paska sulmuara stacionin policor në Gushincë qenkan një grup perj 40 vetave nga Kosova.Në këto raste nevoitet reagim i fuqishem i dy shteteve shqiptare, sepse në pyetje është ardhemria e shqiptarëvë në këtë republikë , të cilën tash ose më vonë e pret shpërbërja. E pret shpërberja me te drejtë. Duket së vetëm federalizmimi i Maqedonisë është solucioni i vetëm që ka mbetur. Nuk ka bashkëjetesë më ata që për asnjë moment nuk janë liruar nga logjika e kaluar me plotë urrejtej kunder shqiptarëve.E drejta e shqiptarëvë në Ilirdë është e pakontestushme, vetëm se lypset unitet i faktorit politik shqiptarë në të gjtha trojet etnike.Nese u bashkuan dy Gjermanitë, nese u ndanë çekët nga sllovaket, nese u ndanë shqiptarët e Kosovës nga serbët okupator, një proces i tillë do të ishte shumë normal edhe për FYROM.Sa po kalon koha po bëhët e çartë se nuk ka bashkëjetesë më sllavomaqedonsit. Proceset e reja poltike që duket se po vijnë hapin përspektivën për bashkim kombëtar. Skenarëve të ndyta të pushtetit të Maqedonisë fort u ka dalë boja.Këto skenare kanë si të vetmin qëllim që organet shtetërore maqedonase të nderrmarin ndonjë tjetër aksion ndëshkues policor karshi shqiptareve të fshatrave të brezit kufitar për degjueshmeri pushtetare. Kashi skenarëve të tillë Ruso-Serbo-Maqedon faktori polItik shqiptarë dhe shqiptarët përgjëthsëisht duhet të jenë shumë vigjilent, së armiqët shekullor kanë për qëllim të një ekspansioni të ri , ka mundësi edhe ushtarak për pushtimin e tokave shqiptare dhe rrezikimit të çënjës shqiptare në përgjithësi.

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IPALLKO MIGAFATOS KLOSI NJI DRRAS QENEFISatirë nga AGIM GASHI (04.27.2015)
PAPA I PARË QË PUTHI TOKËN E GJERGJ KASTRIOTITNga FRITZ RADOVANI (04.27.2015)
Në Shkupin shqiptar, 2015? Nga FRANK SHKRELI (04.25.2015)
SHQIPËRIA - NJË SISTEM HIBRID, MES AUTORITARIZMIT DHE DEMOKRACISËNga ELEZ BIBERAJ, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë, Zëri i Amerikës (04.25.2015)
NGA ALBUMI I PIKTORIT - PESË AKUARELE TË MUAJIT PRILL NGA HELIDON HALITI (04.25.2015)
T'I KTHEJMË PAK RESPEKT TOKËS QË I DETYROHEMI NË EKZISTENCËN TONËNga Dr. ELTJANA SHKRELI, planifikuese urbane (04.25.2015)
TREGONTE ANADOLLAKU FADIL YMERI...Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa XII) (04.25.2015)
NË FJALIMIN VETËMEVETE THASHË â€“ NUK SHITET SHPIRTI!Nga AGIM GASHI (04.25.2015)
KALI I TROJËS, SIMBOL I SHQIPTARËVE, JO I GREKËVENga RASIM BEBO, Addison, Çikago (04.25.2015)
NJË KAFE PAS PROTESTE - E IDHËT PËR OPOZITËN!Nga FLORIM ZEQA (04.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]