VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

A MUND TA SHPËTOJMË KËTË KULLË?!...
Nga ILIR SECI

E Premte, 05.01.2015, 07:00am (GMT1)



Një Kullë karakteristike Malesore qe gjendet në fshatin Papaj te Shipshanit,Tropoje,siç e shikoni nga fotot e ketij shkrimi,eshte në gjendje te mjerueshme dhe fatkeqsisht rrezikon te shembet nga dita në ditë!Kjo Kullë shekullore,nga me te vjetrat në Tropoje, nuk eshte mirembajtur ngaqë nuk banon kush më aty,mund te shembet!Po u shemb do na zhduket edhe nje tjeter pasuri etno-grafike e Malsise së Gjakoves si eshte quajtur Tropoja deri në vitin 1946...

Numerohen me gishtat e njeres dore,Kullat e kesaj natyre në rrethin e Tropojes! Arkitektura e kesaj kulle ka tiparet e mjeshterise ndertimore te fisit te Gashit,me disa nen-tipare te zones se Shipshanit!Do ishte me te vertete nje fatkeqesi per ne po të shembej kjo Kulle!Çfare mund tu tregojme neser pasardhesve tane në mungese te deshmive te tilla etnografike!?Çfare mund tu tregojme neser ne mungese te ketyre vlerave te medha arkitekturore?!Mos valle do u tregojme ato shëmtirat e betonta,qe plot vetekenaqsi i quajme Vila!?Do u tregojme vilat-bunkerë qe kemi ndertuar si çibanë mes bukurive te Atdheut,nga Riviera deri në Alpe?!...Nuk besoj!

Kullat malesore si kjo në Papaj,Shipshan,në çdo gur te saj,kanë te shkruar kodin tone gjenetik,shqiptar.Ne çdo gur ruajnë te gdhendur dashurine per atdheun,ngulitur aty në çdo daltë we skaliti shqip!Aty në qoshet,(kungët) e kësaj Kulle Malsie eshte i gdhendur gjiri i Rozafes legjendare...ai gji që mëkoi në shqip me qumeshtin e Nanes Shqiperi!Shekuj me rradhe i mëkoi brezat me qumeshtin shqip,deri me sot kur breznite po mëkohen me qumesht artificial dhe moskokeçarjen per trashgimine tone kombetare!Moskokeçarje per nje trashgimine te vyer qe plot luftera,perpjekje e mundime e ruajten dhe percollen te paret tanë deri tek ne... Artisti Artan Malaj na i dergoi keto foto bashke me shqetesimin se a mund te bejme diçka per ta shpetuar kete vlere te Malsise se Gjakoves?!Dhe duhet te bejme diçka...

 



ILIR SECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.