E Enjte, 04.25.2024, 10:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SELIM ALIAJ - QYTETAR NDERI I KOMUNËS TROPOJË, ARSIMTARI E POETI I PAHARRUAR

E Djelë, 05.03.2015, 06:36am (GMT+1)


                   SELIM ALIAJ

Dje paradite, mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, në kryeqytetin tonë, ishin tejmbushur nga të ftuar, të moshave e profesioneve të ndryshme. Ata kishin ardhur nga Malësia e Gjakovës, Kukësi e Hasi, Gjakova e Shkodra etj. Të gjithë së bashku, nderuan e kujtuan birin e dashur dhe të paharruar të Tropojës, arsimtarin dhe poetin e talentuar, Selim Aliaj.

Në hapje të veprimatrisë përkujtimore, që u organizua me këtë rast nga Këshilli i Komunës Tropojë, Shoqata "Tropoja", Unioni Artistik i Kombit Shqiptar dhe Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit dhe Shkencës, u ekzekutua Himni ynë Kombëtar. Pastaj, fjalën e mori moderatori i veprimtarisë, shkrimtari e diplomati Besnik Mustafaj. Ndër të tjera, ai evidentoi cilësitë e larta shpirtërore e profesionale dhe vlerat e krijimtarisë letrare të të ndjerit Selim Aliaj, lindur e rritur në fshatin plot tradita të shquara të Kasajt, në atë krahinë.

Si lejtmotiv i fjalëve, që thanë në vazhdimësi folësit, ishte vagu i tij poetik, i frymëzuar pë rjetën: "Erdhi pranvera, natyra çeli...". Nxënës shkolle, punëtor për ndërtimin e Hidrocentralit gjigand të Fierzës dhe mësues i pasionuar me nxënësit në shkollë, kudo ai u shoqërua nga vargjet e poezive të tij. Ato buronin natyrshëm nga një shpirt i butë, por dhe i trazuar, ishin si jehonë e këngëve kreshnike të Mujit e Halilit, frymqëzim nga traditat atdhetare e liridashëse të popullit të Malësisë së Gjakovës.

Vëmendjen e të pranishmëve në sallën e madhe "Unesko" e tërhoqën fjalët e poetit të njohur të kësaj krahine, Ndoc Paplekaj, të cilët kanë qenë kolegë e miq në frymëzimet e tyre.

Me domethënie të veçantë ishin përshëndetjet, që bënë kryetari i Shoqatës "Labëria", prof.Ago Nezha dhe zv.kryetari i Shoqatës "Përmeti", Flamur Dalipaj, i cili lexoi dhe një poezi të tij, kushtuar Selim Aliajt. Po kështu, krijim të ri për  të lexoi arsimtari e rapsodi Nuredin Lushaj.

Pjesë e rëndësishme e kësaj veprimtarie, që u duartrokit nga të pranishmit në sallë, ishin kënga e interpretuar nga Denis Delia dhe recitimet e poezive të Selim Aliajt, nga studentët Vlera e Floriani.

Në mbyllje të veprimtarisë, në mes të një entusiazmi të natyrshëm të familjarëve dhe miqëve të shumtë të arsimtarit dhe poetit Selim Aliaj, përfaqësuesi i Këshillit të Komunës Tropojë ia dorëzoi dëshminë përkatëse, Ali Aliajt. Ky i përshëndeti përzemërsisht, si folësit dhe tërë të pranishmit në këtë veprimtari mbrësëlënëse e të paharruar dhe shprehu falënderimet e përzemërta të familjarëve për këtë nder e vlerësim të lartë, që iu bë vëllait të tij.

Pastaj, bisedat e të pranishmëve vazhduan në koktejin e shtruar me këtë rast, ku bënë fotografi të përbashkëta dhe e kujtuan me nderim të veçantë Selim Aliajn, arsimtar dhe poet, i cili do të kujtohet gjatë nga brezat e babshkëkrahinasve të tij dhe më gjerë.

                                    x   x   x

Për dijeni të lexuesve të këtyre pak radhëve, po tregoj se janë dy libra me krijime poetike, që kanë autor Selim Aliajn. I pari, e ka titullin "Për njerëzit e dritës"(Tiranë, 1997) dhe "Muzat e dhimbjes"(Tiranë, 2001), pra ky i dyti pas ndarjes së tij nga jeta. Këtu dëshiroj të përmendi fjalët e shkruara nga Dukagjin Hata, publicist dhe mik i tij: "Tani, që Selim Aliaj nuk është më ndërmjet nesh, për të, si njeri, detyrohemi të flasim në të shkuarën. Por, për artin e tij poetik, që e ngriti atë në lartësinë e një poeti me një zë original, plot ritme lirike e temportime emocionesh njerëzore, flasim e do të flasim: në të shkuarën, në të tashmen dhe në të ardhmen".

Tiranë, 2 maj 2015
Prof. MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR SHKRIHEN KËTA KRAHË TË KALBUN?!Nga FRITZ RADOVANI (05.01.2015)
Në përvjetorin e rënies:MIC SOKOLI, NË PIEDESTALIN E NDERIT DHE TË LAVDISË SHQIPTARE…Nga Prof. MURAT GECAJ (05.01.2015)
LAJMET PËR PASQYRIMIN E JETËS BUKUR SHUMË PO MARGJINALIZOHEN NGA MEDIATAnalizë nga SKËNDER MULLIQI (05.01.2015)
A MUND TA SHPËTOJMË KËTË KULLË?!...Nga ILIR SECI (05.01.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - NJË FOTO DHE KATËR AKUARELE NGA HELIDON HALITI (04.29.2015)
SKENARËT RUSO-SERBO-MAQEDONË PËR AGRESION USHTARAK KUNDËR SHQIPTARËVE NË BALLKANVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.27.2015)
IPALLKO MIGAFATOS KLOSI NJI DRRAS QENEFISatirë nga AGIM GASHI (04.27.2015)
PAPA I PARË QË PUTHI TOKËN E GJERGJ KASTRIOTITNga FRITZ RADOVANI (04.27.2015)
Në Shkupin shqiptar, 2015? Nga FRANK SHKRELI (04.25.2015)
SHQIPËRIA - NJË SISTEM HIBRID, MES AUTORITARIZMIT DHE DEMOKRACISËNga ELEZ BIBERAJ, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë, Zëri i Amerikës (04.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]