E Shtunë, 04.20.2024, 11:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SCULPFEST - 20 MIJË RRËFIME NË AKUJ MBULUAN KALLDRËMIN NË PRIZREN

E Djelë, 05.03.2015, 08:46am (GMT+1)


Festivali Ndërkombëtar i Skulpturës "Sculp Fest" ka filluar edicionin e katërt, i cili organizohet në kuadër të Autostrada Bienniale (Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor).

Autostrada Biennale është një autostradë inovative në mes të Bienales së Stambollit, Venecies e Prizrenit, që kërkon të zgjojë energjinë krijuese të Kosovës, rajonit e më gjerë.

Pikë referente e mbrëmjes së parë të festivalit ishte kalldrëmi, që përbën identitetin historik të rrugëve të Prizrenit, që prej shekujsh mbart kujtime, duke pasuruar trashëgiminë e këtij vendi.

Rruga "Marin Barleti", zonë historike e qytetit të Prizrenit, u shtrua me 20 mijë kalldrëme nga akulli, brenda të cilave ishin ngrirë rrëfime të shkruara nga qytetarët, duke rikthyer në Prizren 20 mijë thesare shpirtërore.

Me këtë rrugë të re të shtruar, mbrëmë Prizreni u bë urë lidhëse mes kohës së shkuar dhe të tashmes.

Nata e parë, pjesë e kampanjës "Kalldrëm" u karakterizua nga rrëfimet e prizrenasve në skenë, për të vazhduar me muzikë jazz, interpretuar nga Ilir Bajri, Fation Miftari,Tomor Kuçi, Visar Kuçi, Enes Bajramliq dhe Labinot Sponca.

Nga skena e ngritur para një objekti të vjetër historik, të pranishmit shijuan interpretimin e artistëve dhe patën mundësi të lexonin rrëfimet që ishin të ngrira brenda kubeve të akullit.


 

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LOJË E RREZIKSHMENga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarke-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (05.03.2015)
KOHË E PAMFJAFTUESHME DO TË ISHIN NJËQIND VJET...Nga RAMIZ LUSHAJ (05.03.2015)
SELIM ALIAJ - QYTETAR NDERI I KOMUNËS TROPOJË, ARSIMTARI E POETI I PAHARRUAR (05.03.2015)
KUR SHKRIHEN KËTA KRAHË TË KALBUN?!Nga FRITZ RADOVANI (05.01.2015)
Në përvjetorin e rënies:MIC SOKOLI, NË PIEDESTALIN E NDERIT DHE TË LAVDISË SHQIPTARE…Nga Prof. MURAT GECAJ (05.01.2015)
LAJMET PËR PASQYRIMIN E JETËS BUKUR SHUMË PO MARGJINALIZOHEN NGA MEDIATAnalizë nga SKËNDER MULLIQI (05.01.2015)
A MUND TA SHPËTOJMË KËTË KULLË?!...Nga ILIR SECI (05.01.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - NJË FOTO DHE KATËR AKUARELE NGA HELIDON HALITI (04.29.2015)
SKENARËT RUSO-SERBO-MAQEDONË PËR AGRESION USHTARAK KUNDËR SHQIPTARËVE NË BALLKANVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.27.2015)
IPALLKO MIGAFATOS KLOSI NJI DRRAS QENEFISatirë nga AGIM GASHI (04.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]