E Premte, 03.29.2024, 12:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Në 70 vjetorin e përmbysjes së Shqipnisë...
PERSEKUCIONI DHE PERSEKUTORËT
Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa XIV)

E Hënë, 05.04.2015, 06:25am (GMT+1)

DOSJA Nr. 1.

1944 1991â– HAPNI DOSJET ! KËTA ISHIN KANALET E ZEZA TË SHTETIT SHQIPTAR, QË BURONIN NGA BYROJA POLITIKE E K.Q. TË PKSH (PPSh)!

â– Shqiptarët përgjithsisht kanë kalue disa nga këta përsekucione:

Përsekucioni i Familjes... Përsekucioni shtetnor i shoqnisë... Përsekucioni krahinor...

Përsekucioni fetar... Përsekucioni ideologjik... Përsekucioni kulturor personal...

Përsekucioni i trashiguem... Përsekucioni imoral... Persekucioni karrierist...

â– Qellimi i këtij shkrimi nuk asht me shpjegue përsekucionin po, përsekutorët!

â– ÇDO EMEN VRASËSI DUHET DIJTË NGA POPULLI SHQIPTAR !

â– Përsekutorët janë terroristët vrasës, gjaksorë, masakrues, torturues, antishqiptarë, të pashpirtë, të pamoral, të pafe, të paatdhe, të pafamilje, të pafëtyrë, hipokritë, gënjeshtarë e shpifës, fanatikë, asgjesues, anonim, aventurierë, antinjerzorë, hajdutë, antiligjorë dhe kriminelë frikacakë, të lindun me etje per gjak, karrierizem dhe krime të shemtueme...

â– Të gjitha këta cilësi Enver Hoxha i ka tregue me qendrimin e tij ndaj familjes Kokalari të Gjinokastres, pa kenë nevoja fare me ia hapë "Dosjen" e pafund të krimeve barbare e gjysëshekullore të tij dhe pasuesëve apo bashkpuntorëve të pandreqëshem antishqiptarë.

â– Krahasimi që i bahet të masakruemëve nga Enver Hoxha, me Nelson Mandelen asht vetem një fyemje dhe asgja tjeter... Përsekucioni i Shqiptarëve asht i pakrahasueshëm! Asht i pakrahasueshëm se vetë përsekutorët tanë janë perbindsh të pashoq në Botë!

â– HAPNI DOSJET: Kush janë përsekutorët tanë tiranë të Popullit Shqiptar?

â– Sekretari i parë i Komitetit Qendror të PKSh (PPSh), Enver Hoxha dhe Ramiz Alia me

Anëtarët e Byrosë Politike të KQ të PKSh (PPSh), dhe kandidatët e saj janë ideatorët, projektuesit, organizatorët, urdhnuesit, zbatuesit dhe aprovuesit e të gjitha krimeve.

Anëtarët e kandidatët e KQ të PKSh (PPSh). Shefat e agjitacionit e propagandës KQ.

Sekretarët e PKSh (PPSh) të institucioneve që vareshin direkt nga KQ i PKSh (PPSh).

Sekretarët e Parë të Komiteteve të PPSh së qarqeve e rretheve të Republikës, sekretarët e organizatave bazë të PKSh (PPSh), të të gjitha institucioneve shtetnore të Shqipnisë.

Sekretarët e Komiteteve të PKSh (PPSh), që kishin në varësi Degat e Mbrendshme të Rretheve, ase seksionet e mbrendshme, repartet e ndjekjes së popullit dhe të kufinit.

â– Kryeministrat e RPSSh, zv. kryeministrat, ministrat e mbrendshem dhe të mbrojtjes, shefat e Shtabit të Pergjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, të gjithë shefat e kuadrit të Kryeministrisë, ministrisë së mbrendshme, të mbrojtjes, të drejtësisë, industrisë së randë dhe reparteve ushtarake të kufinit, ku kuadrohen edhe komandantët e komisarët e tyne.

â– Dosjet e hartuesëve dhe aprovuesëve të ligjit per interrnimin e fëmijëve nën 18 vjeç.

Shefat e Arkivave të të gjitha institucioneve shtetnore, ushtarake, civile, kulturore etj...

â– Antarët e qeverisë shqiptare që nga Berati, Permeti dhe Tirana në Nandor 1944.

â– Drejtuesit e brigadave të Ndjekjes dhe të mbrojtjes popullore nder qytete e fshatra.

â– Komisarët politik dhe operativët e mbrojtjes së popullit. Ekzekutorët e vendimeve.

â– Kryetarët e Frontit Demokratik, mbrenda të cilit mëshefej PKSh.

â– Gjykatat ushtarake dhe civile të qarqeve, rretheve dhe të Tiranës, ku perfshihet edhe gjykata speciale, të formueme nga gjykata e naltë, e cila drejtohej dhe kontrollohej nga komandanti i pergjithshem Gjen. Kol. Enver Hoxha, si dhe nenshkruesit e zbatimit të vendimeve të ekzekutimit, dhe brigadat e pushkatimit. Mjekët ligjor ndër pushkatime.

â– Hetues dhe prokurorë të Ministrisë së Mbrendshme, dhe degëve të rretheve.

Operativët e degave ushtarake që merreshin me rekrutimet në sigurimin e shtetit.

â– Shefat e seksionit katolik të Degës së Mbrendshme të Shkodres.

â– Hetuesit e çeshtjeve ordinere, ku vriteshin njerëzit per motive politike.

â– Dosjet e asistentëve të huej ndër hetuesitë tona dhe porositë e tyne të dokumentueme.

Dosjet e drejtorëve të burgjeve dhe operativëve nder qytete dhe kampe shfarosje.

Mjekët asistentë nder hetuesi, tortura dhe proceset fallco të tyne.

â– Dosjet e Sekretarëve të Parë të PKSh (PPSh) dhe shefave të kuadrit të komiteteve, të cilët jepnin urdhna per pushkatime sekrete, per njerëz të dënuem me burgosje... këta gjoja i transferonin nder burgje tjera dhe gjatë udhtimit i vrisnin, me urdhen nga naltë.

â– Komandantët e Reparteve Ushtarake, komisarët, operativët që kanë vra ushtarë nder sherbime ushtarake dhe i kanë fallsifikue vrasjet politike me "vetvrasje" deri në 1991.

â– Këtu duhen publikue vrasësit e Rinisë nder piramidat kufitare në vitet 1989 1991.

â– Dosjet e institucioneve arsimore e kulturore, që vareshin nga Komiteti Qendror i PKSh, e deri tek Akademia e Shkencave, Lidhja e Artistave, Teatri Popullor, Arkivi i Shtetit, Kinostudio, Radio etj. që jepnin motivacione e kerkesa per pushkatime deri në vitin 1991.

â– Dosjet e instruktorëve të Komiteteve të PPSh, zyreve sekrete, sekretarëve e zv. të tyne mbas 1967, kur Degat e Mbrendshme të Rretheve vareshin nga Komitetet e PPSh.

â– Dosjet e kuadrove të nalta në të gjitha institucionet, ku para diplomimit studentët kanë nenshkrue bashkpunimin dhe sherbimin e tyne me Sigurimin e Shtetit.

â– Dosjet e Presidentëve të Kuvendit Popullor, sekretarëve dhe komisjoneve që aprovonin ekzekutimet e propozueme nga gjykatat ase institucionet tjera të mëshefta.

â– Dosjet e të gjithë personave që kanë nenshkrue kjoftë dhe një pushkatim në Kuvendin Popullor ose institucionin ku kanë sherbye, ose ligjët e arrestimeve dhe interrnimeve.

â– Dosjet e të gjithë ambasadorëve e nëpunësve të zyrave sekrete të ambasadave e OKB...

Dosjet e kryetarëve dhe operativëve të lagjeve, që informonin në degat ushtarake.

Dosjet e kryetarëve apo drejtuesëve të organizatave shoqnore, front, rini, bashkime profesionale, grue, kooperativa bujqësore, zona kufitare etj... kryesisht mbas vitit 1967.

â– Dosjet e shefave të kuadrit të Komiteteve PPSh e Ekzekutiv, si dhe institucioneve të rendsishme nder rrethe e Kryeqytet, si Arkiva, muzeume dhe Institute, ku përfshihet Politeknikumi  7 nandori edhe shkolla e PPSh në Tiranë.

Shefat e kuadrit në Ministri të ndryshme dhe të sektorëve kryesor të kryeministrisë...

â– Dosjet e mjekëve të pranishem në zhdukje njerzish nder manikomjo etj.

â– Dosjet e studjuesëve të "Dosjeve" të Min Mbrendshme, projektues të krimit.

Dosjet e agjentave të sigurimit në Gjimnaze, shkolla të mesme, teknikume e Universitet, shkolla arti, shkolla partie, juridik, të gjuhëve të hueja, histori, mjeksi, financa, etj.

â– Dosjet e të persekutuemëve politik që janë angazhue me sigurimin pa u arrestue fare.

Të dënuemit që me akuza fallco kanë ndikue në ekzekutime të personave të pafajshem...

â– Emnat e të arratisunve që i kanë sherbye sigurimit të shtetit deri në vrasje të disa prej Atdhetarëve, tue veprue nder male me pabesi si rasti i Gjergj Vatës, etj...Kush i sillte këta dhe me cilat qendra agjenturore kishin lidhje, per me asgjesue rezistencën nder male.

â– Sigurisht, kjo listë nuk mund të mendohet se asht e plotë, po besoj, vlenë me percaktue disa nga labirintet e krimit të organizuem në 47 vitet e diktaturës komuniste të pashoqe të PKSh ase PPSh, në Republiken Popullore Socialiste të Shqipnisë.

Melbourne, Maji 2015.

FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË PRIRJE NË RRITJE - KËNGA E RE PËR SHQIPËRINË ETNIKE (05.03.2015)
ULZA - KU MUND TË ZHVILLOHET TURIZMI GJITHËVJETOR (05.03.2015)
PA FJALË - 9 FOTO TË BUKURA TË PRISHTINËS NGA QIELLI (05.03.2015)
KUJTESA E KOSOVËS NË DITËN BOTËRORE TË LIRISË SË SHTYPIT - VRASJET E PAZBARDHURA TË GAZETARËVE (05.03.2015)
SCULPFEST - 20 MIJË RRËFIME NË AKUJ MBULUAN KALLDRËMIN NË PRIZREN (05.03.2015)
LOJË E RREZIKSHMENga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarke-psikologjike ([email protected]) (05.03.2015)
KOHË E PAMFJAFTUESHME DO TË ISHIN NJËQIND VJET...Nga RAMIZ LUSHAJ (05.03.2015)
SELIM ALIAJ - QYTETAR NDERI I KOMUNËS TROPOJË, ARSIMTARI E POETI I PAHARRUAR (05.03.2015)
KUR SHKRIHEN KËTA KRAHË TË KALBUN?!Nga FRITZ RADOVANI (05.01.2015)
Në përvjetorin e rënies:MIC SOKOLI, NË PIEDESTALIN E NDERIT DHE TË LAVDISË SHQIPTARE…Nga Prof. MURAT GECAJ (05.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]