VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LUGINA E PRESHEVËS TEJET E DISKRIMINUAR - FAJIN E KANË EDHE POLITIKANËT E SAJ

E Hënë, 05.04.2015, 07:21am (GMT1)

Mungesa e investimeve, papunësia e madhe, diskriminimet e shumta në planin e të drejtave të njeriut janë dëshmia më e mirë e kësaj gjendjeje të rënduar, vlerësojnë përfaqësuesit politikë shqiptarë të kësaj ane.

Deputeti popullor në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke përshkruar pozitën e shqiptarëve në Serbi, ka theksuar se ajo vazhdon të mbetet e rënduar në nivel të njëjtë me atë në periudhën e pushtetit totalitarë të Milosheviqit.

E Sevdail Hyseni, ish-kryetar i parë i Kuvendit Komunal të Bujanovcit në periudhën e pasluftës në Luginë, për gjendjen e rënduar të shqiptarëve, fajëson edhe koalicionet aktuale të pushteteve lokale. Ndërkohë, analistët në Luginë e më gjerë vlerësojnë se mungesa e sigurisë, perspektiva ekonomike dhe mosrespektimi i të drejtave themelore të njeriut, përfshirë divergjencat e shumta mes korpusit politik shqiptar, po e rëndojnë pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.