ALBUMI I PIKTORIT - DY PEIZAZHE DHE NJË AUTOPORTRET NË AKUAREL NGA HELIDON HALITI
E Hënë, 05.04.2015, 02:05pm (GMT+1)
VOAL - Nga frymëzimet e tij të fundprillit piktori i talentuar Helidon Haliti ka dërguar enkas për lexuesit tanë dy peizazhe dhe një portret në akuarel. Është e njëjta atmosferë dehëse, plot kundërmime dhe ngjyra, si ajo e punimeve të mëparshme.
Ciklin e punimeve e bën të veçantë autorportreti i piktorit, ku ai e shikon vetveten nëpërmjet pasqyrës së harlisur të prillit, muajit kur pranvera shpërthen hareshëm me bukuritë e saj.