Astrit
Haraqija e ka akuzuar rëndë Isa Mustafën, duke thënë se ai bashkë me
Bujar Bukoshin, në kohën e Qeverisë në Ekzil, i kanë dhënë 40 milionë
euro Lëvizjes për Bashkim për ta rrëzuar figurën e Ibrahim Rugovës si
lider.
Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për Fondin e tre përqindëshit dhe ka pohuar se dokumentet do t'i bëjë publike brenda tri ditëve.
Këto komente, ai i ka bërë në emisionin "Rrokum Rroll", me Fidan Jupollin, të Rrokum TV.
Haraqija, më tutje është shprehur i bindur se SHIK-u po e ndihmon Isa Mustafën.
Ai, po ashtu, ka deklaruar se në LDK nuk ka më frymë rugoviane, por frymë të Isa Mustafes frymë komuniste.
Haraqija është i bindur se në Gjakovë, edhe nëse vetë Isa Mustafa do të kandidonte, do ta mposhte.
Sipas tij, Isa Mustafa i ka kthyer tri humbjet e tij në fitore.
"Vetëm serbët bëjnë kështu", tha ai.
Ai
ka përjashtuar Isa Mustafen nga mundësia që të rizgjedhet Kryetar i
LDK-së pas këtyre zgjedhjeve. Sipas tij, drejtimin e LDK-së mund ta
marrë edhe Sabri Hamiti, Agim Veliu ose Lutfi Haziri, por jo Isa
Mustafa.
Mustafa, sipas tij, po bën shantazh dhe presion ndaj
anëtarësisë dhe degëve të partisë për t'i fituar zgjedhjet për Kryetar
të LDK-së.
Po ashtu, ka akuzuar Kryeministri Mustafën po
bashkëpunon me Hashim Thaçi për t'i marrë kompetencat e komunave, me
qëllim të centralizimit të tenderëve.
Kreu i LDK-së, ka shtuar Haraqija, i ka shtyrë familjet e mëdha në Gjakovë të përçahen.