E Mërkurë, 04.24.2024, 03:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SOT PARA SYVE TË MI MË DOLI BUZËQESHJA KARAKTERISTIKE E PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA Po pra, sot Shtetet e Bashkuara na dhanë dhuaratën definitive, Kosova shkurt e trup pjesë e pandashme e SHBA
Nga
XHEVAT REXHAJ

E Martë, 05.05.2015, 06:51pm (GMT+1)


Viti 1989, 23 dhjetor, bashkohen intelektualët e shumtë të Kosovës. Vendosin të themelojnë një parti demokratike, jashtë nomenklaturës koministe, vendosin dhe themelojnë një lidhje, apo një Lidhje vazhdimësi të asaj të Lezhës së kohës së Gjergj Kastriotit dhe asaj të Prizrenit të shekullit 19, formojnë pra Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në ballë të saj edhe me udhëzimet amerikane zgjedhet për kryetar një shqiptar që kishte jetuar jetën pa e pà babanë e vet, gjyshin dhe pa e shijuar fjalën që nga djepi: djali i babës. Eh, pra, aty vendosën që lider të jetë Ibrahim Rugova. Qysh në Kuvend me 23 dhjetor Z. Rugova e thotë një fjali, fjali e cila do përseritet edhe sot e gjithë ditën nga populli shumicë i Kosovës. Rugova kishte thënë: Kosova do të jetë një shtet i pavarur, i hapur për fqinjët dhe i përkrahur nga BE, por gjithnjë me lidhje dhe miqësi speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kishte vazhduar: Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë popullin e Kosovës, Zoti e bekoftë Amerikën......

U deshen disa vite, u deshën shumë sakrifica, u desh që bota demokratike të shihte për së afërmi dhunën dhe terrorin serb që ushtrohej, por Rugova asesi nuk dorëzohej, ai përsëriste: Kosova duhet vënë nën një protektorat ndërkombëtar, duhet të ketë përkrahjen e Bashkimit Evropian dhe sidomos ndihmën dhe përkrahjen e SHBA. Po po, ngase SHBA, me 1990 Presidenti amerikan Gjorgj Bush -senior kishte premtuar se vija e kuqe do jetë Kosova, nëse e tejkalon Serbia, këtë dihej se do e vazhdonte si amanet edhe pasuesi i Bushit, Presidenti i radhës Bill Klinton, po dhe e sulmuan Serbinë, ishte edhe lufta e popullit shqiptar që kidhte marrë pudhjët pa hile të çlirohet Kosova, gjithnjë duke patur ndihmën absolute nga NATO. Na çliroi Amerika në vitin 1999, populli i ikur më shumë se 1 milion u kthyen në atdhe, brohoritej Amerika Amerika si dhe aleatet e tjerë, putheshin tanket dhe flamujt gjerman, anglezë, francezë, italian, austriakë e të tjere, populli filloi rijetën nën gërmadha por i çliruar. Pati gjenocid, vrasje, masakra e shuarje familjesh nga serbo-çetnikët, por Kosova u çlirua, gjaku i Heronjve që nga Adem Jashari, Sali Qekaj, Agim Ramadani, Ukëhaxhaj, Lladrovci e plotë të tjerë u bënë nderi i kombit, por mjerishtë dolën në siperfaq e disa hijena, banditë dhe kriminela që filluan ta pushtojnbë Koosovën, tani më duke u thirrur në "luftë" por ata nuk ishin dhe nuk janë që luftuan për çlirim, por kihsin uzurpeu edhe luftën për ripushtim të Kosovës... Populli në fillim nuk i vërejti idiotësitë e tyre, ngase ishte i zënë me rindërtim dhe rifillim jete, por ja që menjëhere pas lufte në të gjitha zgjedhjet sa ishte Presidenti Rugova, votat ia jipte populli shumicë, pra vërtetësia doli se ishte Rugova që mbajti gjallë premtimin për atë se Amerika do e çlirojë Kosovën, e tha edhe vet Klintoni në Parlamentin e Kosovës. Rugova e luti Amerikën, Amerika i premtoi Rugovës e Kosova u bë shtet. U deshën edhe disa vite pas çlirimit që SHBA të përcillte rrjedhat në Kosovë, ata tani më vendosën definitivisht që Kosova të jetë pika kyçe dhe strategjike për euro-atlantizmin, tash SHBA ja vërtetoi se shqiptarët janë faktor i madh në këtë gadishull Ilirik, jo Ballkan. Me hudhjen e themelit për ndërtimin e Ambasadës me të madhe në rajon, Kosova si duket po shndërrohet në shtetin e 54 të SHBA-së, sa me dëshirë e pranoi këtë....

Ibrahim Rugova, pusho i qetë në amshim, ngase mikun që e ftove dhe e thirre gjithnji, miku ynë më i madhi, nga sot edhe përfundimisht vendosi vet Amerikën në trollin që e deshe dhe e thirre: Dardania. Sa i madh ishe President, sa të vegjël mbesim ne, por të fortë ngase na lidhe me të fortin.

Rrnofshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lavdi Heronjve të luftës dhe martirëve e viktimave, nder gjithë shqiptarëve që në një apo tjetër mënyrë vendosën nga një guri në ndertesën e quajtur Republika e Kosovës, ehhhh Tu bekoftë shpirti o urtaku ma i madh i shqiptarëve edhe atje në mashim ku je o Ibrahim Rugova që na e solle Amerikën e jo Rusinë e Arabinë......

XHEVAT REXHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - OPOZITA MES KUVENDIT DHE RRUGËS (05.05.2015)
SULEJMAN REXHEPI DËNON INCIDENTET NË BASHKËSINË ISLAME TË MAQEDONISË Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dënoi incidentet e së hënës në këtëbashkësi (05.05.2015)
KADRI VESELI - ENDE NUK DIHET KUR DO TA MIRATOJMË GJYKATËN SPECIALE (05.05.2015)
MARRËDHËNIET TURKO-SHQIPTARE NË KOHËN E MUSTAFA QEMAL ATATURKUT (05.05.2015)
MAFIA EKONOMIKE KAP DIASPORËNNga ESAT HUSAJ, Zëri (05.05.2015)
ISA MUSTAFA DHE BUJAR BUKOSHI PAGUAN 40 MILIONË EURO PËR RRËZIMIN E IBRAHIM RUGOVËS (05.05.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - DY PEIZAZHE DHE NJË AUTOPORTRET NË AKUAREL NGA HELIDON HALITI (05.04.2015)
SHKRIMTARJA AMERIKANE DHE MALËSORA 'REBELE' SHQIPTARE QË FRYMËZOI VEPRËN 'ZBULIMI I LIRISË' (05.04.2015)
FOTO E DITËS - KËNGA HAZIRI, VAJZA MË E BUKUR E POLITIKANËVE SHQIPTARË (05.04.2015)
LUGINA E PRESHEVËS TEJET E DISKRIMINUAR - FAJIN E KANË EDHE POLITIKANËT E SAJ (05.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]