E Enjte, 04.25.2024, 08:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NEXHMIJE PAGARUSHA, BILBILI I KËNGËS SONË, MBUSH SOT 82 VJET

E Enjte, 05.07.2015, 10:48am (GMT+1)

 
Artistja e madhe shqiptare, e njohur si Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, "Madam Butterfly", Zëri i Kristaltë... apo, thjesht Nexhmije Pagarusha, feston sot ditëlindjen e vet të 82-të.

Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, ku ndoqi shkollën fillore, ndërsa shkollimin e vijoi për 3 vjet në Beograd, në shkollën e muzikës për solo kanto.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera, por pati karrierë të suksesshme edhe si aktore, si në film ashtu edhe në teatër.

Angazhimin e parë profesionist e pati në Radio Prishtinë, ku në vitin 1948 u pranua si soliste. Paraqitjen e parë skenike e pati në Beograd, ndërsa karrierën muzikore e përfundoi me një koncert në Sarajevë në vitin 1984, në mënyrë që edhe një herë t'i rikthehet skenës, në vitin 2000, kur në Tiranë interpretoi këngën "Për ty", në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili arriti ta bindë që edhe një herë të shkëlqejë para publikut.

Namin e muzikës popullore shqipe e përhapi në shumë vende të botës, ku interpretoi me ansamblin "Shota".

Ndër rreth 150 këngët që ka interpretuar, mbetet e paharruar "Baresha", e kompozuar nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi dhe me tekst të Rifat Kukajt, por edhe, "Ani mori nuse", "Zambaku i Prizrenit", "E dehur jam" dhe shumë të tjera.

Nexhmije Pagarusha mori shumë çmime, ndër të cilat "Këngëtare e Shekullit" në Kosovë dhe Urdhrin "Nderi i Kombit", me të cilin e dekoroi presidenti shqiptar Bujar Nishani në vitin 2012.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKUARJA E FSHEHTË E RUGOVËS NË ROMË - SI U FOTOGRAFUA NGA SHIKU (Ilustrime me foto)Nga YLLI POLOVINA, Shqip (05.07.2015)
REGJISORJA ELEZI - SUKSESI I 'BOTËS' JANË PERSONAZHET TREDIMENSIONALE (05.07.2015)
E FSHEHTA PUBLIKE E EMËRIMIT TË MINISTRIT BICAJNga IDRIZ ZEQIRAJ (05.06.2015)
ARBNORA DUSHI - RRËFIME NGA HISTORIA E FAMILJEVE SHQIPTARE QË I NDAU 40 E SA VJET KUFIRI SHTETËROR (05.06.2015)
18 VJETORI I RËNIES HEROIKE TË LUAN HARADINAJT (05.06.2015)
FEDERATA PANSHQIPTARE VATRA MBAN KUVENDIN ZGJEDHOR - GJON BUÇAJ RIZGJIDHET KRYETAR (05.06.2015)
SOT BËHEN 16 VJET NGA VRASJA E FEHMI AGANIT (05.06.2015)
SOT PARA SYVE TË MI MË DOLI BUZËQESHJA KARAKTERISTIKE E PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA Po pra, sot Shtetet e Bashkuara na dhanë dhuaratën definitive, Kosova shkurt e trup pjesë e pandashme e SHBANga XHEVAT REXHAJ (05.05.2015)
KOSOVË - OPOZITA MES KUVENDIT DHE RRUGËS (05.05.2015)
SULEJMAN REXHEPI DËNON INCIDENTET NË BASHKËSINË ISLAME TË MAQEDONISË Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dënoi incidentet e së hënës në këtëbashkësi (05.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]