VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

9 MAJI 1945 - 70 VJETORI I ROBNISË STALINISTE NË EUROPË
Nga FRITZ RADOVANI

E Enjte, 05.07.2015, 01:44pm (GMT1)



            9 Maji 1945  "PËRANDORIA E SË KEQES" ME DISA MILJON SKLLAVË

â– Ma në fund u gjet edhe mënyra per me shkatrrue Europen e qytetnueme!

â– Edhe pse të gjithë e kishin kuptue se kush ishte Bashkimi Sovjetik dhe udhëheqësi i tij
diktatori Stalin, as Rusvelti dhe as Çërçilli nuk ishin në gjendje me i caktue cakun se deri ku mund të shtrihej sundimi i tij, madje, shpesh, edhe tue harrue barbarizmin e tij.  

Fatkeqsia e popujve të Europës e ma vonë të Azisë, ishte se Rusvelti asnjëherë nuk arrijti me kuptue mjeshtrinë diplomatike të Stalinit per me sigurue zonat e influences së vet!

â– Atëherë kur Stalini dukej sikur kishte dalë nga vetvetja e po fliste në Jalta, pra në muejn Shkurt 1945, per "zgjedhje të lira dhe të drejtën e vetvendosjes në zonat e lirueme",  ishte ajo kohë kur ushtria sovjetike i kishte pushtue të gjitha ato, e do të vepronte si donte ai!

Stalini shkoi edhe ma perpara tue propozue edhe "Qeveri Demokratike në të gjithë
Europën Lindore, të daluna nga zgjedhjet e Lira nder ata shtete!" Pikrisht, kur ushtria
sovjetike vazhdonte marrshimin drejtë pushtimit të Tokave të tjera drejtë Berlinit!

â– Prova ma e sakta e mashtrimeve të Stalinit për ata "premtime" ishin zgjedhjet që po
përgatiteshin në Jugosllavi, dhe shtetin e varun prej saj në Shqipninë komuniste. Pra,
Stalini zgjodhi dy shtete që nuk ishin çlirue nga ushtritë sovjetike, po influenca e tij ishte
vendimtare në zgjedhjen e Titos e Enver Hoxhës, në këto "zgjedhje të lira e bolshevike"!

â– Me 9 Maji 1945, Stalini kishte arrijtë shtrimjen e vet deri në lumin Elba...

â– Në të gjitha shtetet e Europës Lindore (e ma shumë nder ata Perëndimore), Stalini, jo
vetem, nuk lejoi zgjedhje të lira, po edhe perforcoi poziten e partive komuniste nder të
gjitha shtetet ku kishte kjoftë edhe vetem një ushtar sovjetik, ndersa, nga pikpamja e
tyne "demokratike", ata ishin dhe mbeten deri diten e fundit "parti staliniste"...

â– "Perandoria e së keqes" Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike ase BRSS, me
datën 9 Maji 1945 kishte 16 "republika bolshevike" që shtriheshin deri nder kufinjtë e
Koresë dhe në Lindjen e Largët... poshtë me dalje në Detin e Zi dhe Adriatik e Jon... dhe me një territor të pushtuem ku, mbizotnonte diktatura staliniste nder këto shtete: Letoni, Estoni, Lituani, Poloni, Gjermani Lindore, Çeki e Sllovaki, Hungari, Rumani, Bullgari, Jugosllavi dhe Shqipnia ynë "Dera e Adriatikut", e "Paktit të Varshavës"!

â– Sikur të kalonim para syve tanë vetem portretet e udhëheqësve komunistë të këtyne
vendeve para vitit 1990, tue fillue nga Oneker i Gjermanisë apo Çaushesku i Rumanisë, e deri tek anadollaku i Shqipnisë Ramiz Alia... Vetem atëherë, do të kuptonim fatin e zi të Popujve tanë, që per 70 vjetë vuejten nën diktaturen e pashoqe staliniste bolshevike.

â– Nëse historia e BRSS nuk do ti harrojë kurrë "Gulagët" e Stalinit, apo ata tmerret e
kampeve të shfarosjeve në Siberi... As Populli Shqiptar nuk do të fundosin në "Arkivin e
Harresës" asnjëherë: Torturat, masakrat dhe zhdukjet e bame nga hetuesit dhe vrasësit
komunistë, nder 26 Burgjet dhe hetuesit e Shkodres nga viti 1944... e përgjithmonë!

***

â– Në këte 70 vjetor të datës 9 Maji 1945, Putin i Rusisë... ka mendue me dekorue edhe
24 vetë, që po i thonë se janë "shqiptarë'': Rustem PEÇI, Odhise PORODINI,
Sul DOMI, Gjike KURTIQI, Ziqiri MERO, Faik ALIAJ, Servet AGALLIU, Orhan
FRASHËRI, Gjemal KACANI, Spiro JANI, Llutfie MERO, Gjon BANUSHI,
Manushaqa MIKO, Lefkoshe PAPAJANI, Alfred MOISIU, Rita MARKO, Ballëm
META, Kadri DINGU, Asllan GROPASI. Nuk i njoh! Edhe mund të jenë...

â– Më çuditë vetem një fakt: Si përputhet mendimi i Putin me veprimin e kryeministrit
Edi Rama, që në gjithë listen nuk ka mujtë me gjetë asnjë emen "katolik" ashtusi, edhe
kryeministri Rama, tash dy vjet "nuk gjenë asnjë katolik, per ambasador në Vatikan"!!

A mos asht një kujtesë kjo e vitit 1945...Që, përkon me Sulltan Mehmetin e II...në 1478...

â– "Në Shqipni, të mos mbetet ...Asnjë Katolik!"...

Melbourne, 7 Maji 2015.
FRITZ RADOVANI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.