VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SOT E TAKOVA RRUGËS SADIK SELMANIN... Poezi nga RAMIZ LUSHAJ E Premte, 05.08.2015, 07:28am (GMT1) 1. Sot e takova rrugës Sadik Selmanin... Te dy e kishim lanë duhanin. Me fisnikëri e mbante në kambë veten. Nga xhepi i majtë me dorë të djathtë Ma zgati mirësisht paketën: -Po ua çoj nga dy cigare me dashuri e mallë, Ju të gjithëve sa jeni mbledh për mue në bar-restorant "Real". E të jehuen fjalët n'Qafë Morinë deri n'Qafë t'Agrit: -Ju rrit'të ndera e bujaria Sadik Selmanit. Peshë e mendjes, fuqi e burrit... "Qytetar Nderi" i Nikaj-Mërturit. 2. Sot e takova rrugës Sadik Selmanin... Bash në kodër tek Blini i Grisë, Në derë të kullës, në oborr të shtëpisë, Vet i treti me dy vllazën: me Ademin e me Ramën. Tue ardhë këtu mes jush... Të qeshun... e të veshun me të bardhin plis... Veç Valbona e kthjelltë iu hynte midis... Tri kullat e Selmanëve rritë me 30 shtëpia I pret' Ndera e trollit, Prej kullave i përcjell' Lavdia... Disa për mendje, pushkë e penë i njeh' Shqiptaria. 3. Sot e takova rrugës Sadik Selmanin... I kishte nisë djemtë nga kulla e tij në këtë sallë..."Real". Nuredinin, Zeqirin, Ukën tre trashëgimtarë dinjitarë, Çikën Xhbane si margaritarë... Gjithkush i gëzohet Nderimit të Babës, lartësimit të Burrit. Ma shumë kur vjen një nderim i tillë prej Nikaj-Mërturit. Baba i Mirë, Peshë e Madhe dhe Provë e Vështirë. Kur bahet gjysh e stërgjysh, Këto rriten shumëfish... Mal i madh ky Sadik Selmani... T'lumtunit juve, breznitë e tij genetike - që e kini dhe ia dini... Jeni të nderuar ju brezat e tij Që emën e vepra lart ia mbani. Mal i madh ky Sadik Selmani... 4. Sot e takova rrugës Sadik Selmanin... Si në legjenda dhe në jetë: 111 vjeç. Si Shtylla e Grisë ishte i fortë. Me ne udhëtar në këtë Botë... Kullë e mendjes, derë bujare, Lisnajë e vlerave mot pas motit Me ne në këtë sallë, edhe Ditën e Sodit... Po shoh se në kit' mesditë ka ndalë dielli mbi Nikaj-Mërtur, Me sy ag dhe rreze dritë e pret një burrë: Po vjen n'kostum kombëtar ky kreshnik i Malësisë: Ky burrë i kohnave Sadik Selmani i Grisë! Tiranë, 8 maj 2015 RAMIZ LUSHAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |