VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJERIU I DEPRESIONUAR I KOSOVËS?!
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Premte, 05.08.2015, 07:33am (GMT1)


Njeriu i ynë nuk po lirohet nga traumat shumë shekullore që ate po e ndjekin.Të traumatizuar gjatë okupimit nga okupatori serbosllavë. Të traumatizuar edhe pas dëbimit të forcave armike serbe nga Kosova. Kur njeriu si individ apo shoqëria si kolektivitet përjeton trauma pas traumave , edhe shkalla e depresionit të individit apo shoqërisë gjithnjë rritët.Dhe, sipas mjekësisë dihet se sëmundjet mentale kërkojë preventivë para së ajo të eskalon në sëmundje kronike, e cila pastaj kërkonë mjekim të gjatë ose edhe shumë vështirë është të mjekohet.Kosova është berë vendi që depresioni nuk ka ndonjë prevenitvë, dhe se ky depresion po bëhët gjithnjë e më serioz në hapësiren ku po jetojmë.Çdo shkallë e depresionit e vogël apo e madhe sigurisht që i lënë edhe pasojat e veta. Këtij depresioni do ti ndalej hovi sikur pas luftës të ishte punuar ashtu si duhet në shtetndertim dhe mirëqenjë shoqërore. Por, as në të paren dhe shumë më pak në të dytën u punua që ky depresion nga e kaluara e hidhur për shqiptarët të ndalët sado pak.Kur një përson apo shumica siq po ndodhë sot në Kosovë nuk është mirë në gjendje mentale, atëherë individit të caktuar apo shoqërisë së traumatizuar apo të depresionuar i ndryshon krejt kahu i jetës së planifikuar më parë.Askush sigurisht nuk do ta dëshironte një jetë të tillë të depresionuar.Askush në këtë botë nuk e dëshiron që jeta ti ndryshohet për të keq, barem jo nga depresioni, kur të gjitha para kushtet ekzitojne në atë vend apo shtet që mos të vjen deri të kjo shkallë e depresionit të një shoqërie .Në Kosovë veshtirë e kan shumica tu rezistojnë sëmundjeve bashkëkohore, e sidomos kur bëhët fjalë për depresionin. Kur njeriun e rrethojnë më shumë gjerat e keqija së sa gjerat e mira , edhe depresini është te dera siq thotë një fjalë e popullit.Unë as që pretendoi të zë pozitën e mjekut , por është fakt së shumica sot në Kosovë po jetojnë në kushte të depresionit, së nuk po din kah tia mbajnë nga gjendja e rendë sociale dhe ekonomike. Aq me keq kur ata që janë të thirrur për zhvillimin e gjithmbarshem nuk po iu intereson fare së si po jetohet në këtë nën qiell.E sigurisht që po jetohet keq.Kur njeriu ndihet i vetmuar në këtë botë , pa ndonjë përkrahje institucionale apo edhe të rrethit ku jeton dhe vepron , nuk ka së si të jetë i shëndosh .Depresioni si sëmundje bashkëkohore ka mundësi që ti prek edhe pushtetarët .Sigurisht edhe e dini pse.Sepse ata janë bërë milionera dhe këto miliona ua kan mbushur kokën , dhe kur nuk din së qka do të bëjnë më ato para të pista, ndonjeri nga ta ka mundesi të bie edhe në depresion .Kësaj i thonë tjetra mos koftë. Por, njeriun e ndërshem sigurisht së e mundon apo ndikon tek ai që mos të ndihet mirë kur mëson së një përson apo familje e tërë, ka rënë në depresion të madh në pamundësi që ti plotësohen kushtet elementare për ekzistencë, krejt për fajin e kësaj klase të pa ndërgjegjshme politike, apo uzurpatore e pushtetit që 16 vite më radhë.Nga individet përbëhët edhe shoqëria, dhe një shoqëri e depresionuar është tragjike për vetë atë komb.Kjo që po ndodhë me njeriun e thjeshtë dhe gadi me krejt shoqërinë e pas luftës është tragjike.Këso grabitje të pronës shoqërore, këso grabitje të të mirave materjale , këso uzurpimesh mund të ndodhin vetëm në feudalizem, në të cilin sisitem edhe u krijua prona private. Të fortit e kan ngulur hunin aty ku kanë dashtë dhe ajo tokë është bërë pronë e tij. Kështu është vepruar sistematikisht dhe fatkeqësisht po veprohet në Kosovë. Të fortit e ata janë njerëzit e pushtetit dhe njerëzit afer tyre, të cilët kan grabitur dhe vazhdojnë ti grabisin të mirat e përgjithshme , sigurisht në dëm të shumicës të traumatizuar. Edhe pse shumica të traumatizuar në vazhdimësi në një formë po gjejnë ende forcë të duken së po jetojnë në kushte të normalitetit.Sigurisht së shqiptarët si komb karakterizohen me moral të fortë. Por ,kjo qka po ndodhë sistematiksht në kurriz të shumicës nga çdo pushtet qe po vjen është shumë veshtirë të mos lënë pasoja negative në psikën e tyre.është krijuar një gjendje e rëndë psikologjike jo e rastësishme, të cilën veshtirë është edhe kafsha ta duron , e lëre më njeriu si qenja më e përkryer që është. Ky klasifikim i njeriut tonë jo vetëm që është shumë artificial, por qka është më e keqja është klasifikim i dhunshem. është klasifikim i atyre të cilët po bien ndesh me të gjitha normat ligjore dhe morale që e karakterizojnë një shtet normal dhe me premisa demokratike .Po të shikosh gjendjen nga një kënd tjeter, këta pushtetarët e pas luftës në Kosovë ishte dashur me ndonjë përjashtim të dërgohen në ndonjë klinikë për të sëmuar të posaqëm , së janë sëmuar rëndë nga lakmia për pushtet apsolut dhe lakmia për para.Kështu e ka puna kur gjithkush në Kosovë mund të bëhët dikushi e të ngjitet në pushtet pa e pasur hiq takatin.Nese në botën demokratike shkalla e depresionit matet ndryshe, sepse atje shumica i kanë po thuaj kushtet elementare për jetës, ne Kosovë depresioni matet më ate së kush sa është i pasur dhe kush sa është i varfër.Në të dyja grupet sigurisht që kemi të sëmuar mental. Këta të paret të sëmuar nga parat e pista të cilëve u kanë rënë në kokë, kurse në grupin e dytë është shumica e popullit që gjithnjë e më shumë po mbesin të pa shpresë së do të jetojnë mirë.Mu për ate edhe gjendja mentale dhe depresioni është duke u rritur. Nese vazhdon një situatë e tillë gadi pa rrugëdalje , ka mundësi që nuk do të kemi spitale neuropsiatrike që kjo masë edhe të shërohet ...

SKËNDER MULLIQI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.