VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

I JEPET 'NDERI I KOMBIT' ANËTARIT TË ASAMBLESË SË NJU JORKUT MARK GJONAJ - Nishani i akordon “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” fotografit Norman H. Gershman –
E Premte, 05.08.2015, 10:33am (GMT1)



Në një atmosferë mikpritëse dhe në prani të përfaqësuesve politikë të udhëhequr nga Presidenti i Bronksit Ruben Dias Jr., të pjesëtarëve të bashkësisë shqiptare, nëe Nju Jork, u zhvillua ceremonia solemne, gjatë së cilës,  Kreu i Shtetit shqiptar Bujar Nishani, i akordoi zotit Mark Gjonaj Dekoratën "Nderi i Kombit" .

Motivacioni i ketij nderimi ishte : "Në shenjë vlerësimi të merituar dhe mirënjohjeje për kontributin e spikatur e shembullin e tij të rrallë në forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane, si dhe lartësimin e imazhit të popullit shqiptar e vlerave tona kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

Gjatë kësaj veprimtarie, Presidenti Nishani u takua dhe bashkëbisedoi me politikanë dhe drejtues vendorë të Bronksit dhe të Shtetit të Nju-Jorkut si dhe me bashkatdhetarë të shumtë, të cilët i dhuruan një simbol shumë domethënës shqiponjën krahëhapur me motivacionin: "Për përkushtimin dhe përkujdesjen ndaj të gjithë shqiptarëve në Nju-Jork si dhe anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës".

Në fjalën e tij me këtë rast festiv Presidenti Nishani vuri në dukje me krenari se "këtu shihet e pasqyruar më së miri veçantia e lidhjes mes Amerikës dhe Shqipërisë, një lidhje e veçantë komplekse dhe e pakushtëzuar, e nisur një shekull më parë, atëherë kur viheshin themelet e shtetit të pavarur shqiptar".

"Lidhjet shqiptaro-amerikanë do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej, edhe atëhere kur ndonjëri nuk do të punojë sa duhet që ato të rriten dhe forcohen. Do të vazhdojnë të thellohen lidhjet tona veçanërisht për vizionin mbi të cilin janë ndërtuar, do të vazhdojnë të thellohen deri atëherë kur të ekzistojë ideja e lirisë, ideja e së mirës", u shpreh Presidenti Nishani.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Kreu i shtetit vizitoi dhe Hebrew Union College, Institute of Religion, i cili shërben si një qendër e madhe inovacioni dhe arsimore për hebrenjtë dhe që ka marrë përsipër të promovojë edhe ekspozitën "Besa" dhe mesazhin frymëzues të saj në mbarë SHBA-në.
Në prani të Dekanes së Kolegjit Renni Altman, Drejtores së Muzeut HUC-JIR Jean Bloch Rosensaft dhe kurueses Laura Kruger si dhe mjaft personaliteteve nga bota akademike, politike e diplomatike nju-jorkeze, Presidenti Nishani nderoi me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar" zotin Norman H. Gershman me motivacionin: "Në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të shquar dhe punën e palodhur në përhapjen dhe bërjen të njohur anembanë botës të vlerave dhe virtyteve të rralla shqiptare, të shpalosura veçanërisht në mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë periudhës së errët e tragjike të Shoahut."
Norman H. Gershman është autor i ekspozitës "BESA: A Code of Honor" kushtuar shqiptarëve, të cilët strehuan dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.
NÑ‘ fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i Republikës, vlerësoi Norman Gershman, syrit të mprehtë të cilit, tha ai, nuk i ka shpëtuar asgjë duke gërmuar thellë në shpirtrat e shqiptarëve të thjeshtë, kryesisht myslimanë.
"Mjeshtri i fotografisë, skalitësi në përjetësi i vlerave dhe virtyteve tona më të çmuara, meriton jo vetëm të çmohet në emër të shtetit shqiptar, por edhe të përgëzohet për aftësitë e tij artistike dhe shpirtërore në bërjen të ditur dhe përhapjen anembanë botës të një lloj humanizmi sa tipik e të rrallë shqiptar, aq edhe gjithëpërfshirës e mbarënjerëzor që e bën botën ku jetojmë edhe më të mirë e më shpresëdhënëse."/atsh
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.