VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
JAHJAGA SHPREH NGUSHËLLIME PËR KËNGËTAREN LILJANA ÇAVOLLI E Shtunë, 05.09.2015, 02:58pm (GMT1) Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar familjen Çavolli dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për ndarjen nga jeta të këngëtares Liliana Çavolli. Në telegramin drejtuar familjes thuhet: "Ikona e muzikës së lehtë në Kosovë, Liliana Çavolli, do tëkujtohet për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në kultivimin e këngës moderne shqipe". "Ndarja nga jeta e zonjës Liliana Çavolli është humbje e madhe për familjen, për miqtë, për bashkëpunëtorët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me ikonën e muzikës së lehtë në Kosovë", thuhet pos tjerash në deklaratën e presidentes Jahjaga. Liliana Çavolli ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ajo ka qenë në skenë për më shumë se 5 dekada, me këngën e saj të lehtë qytetare. Çavolli ka punuar edhe në redaksinë e muzikës në Radio Prishtinë, ndërsa pas luftës ka qenë autore dhe moderatore e emisionit "Evergreen" në Radio Kosova. Varrimi i së ndjerës bëhet nesër. rel www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |