E Shtunë, 04.20.2024, 04:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LETËR E HAPUR KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË LULZIM BASHA
Nga SULEJMAN GJANA, Kryetar i PLL

E Hënë, 05.11.2015, 06:53am (GMT+1)




I nderuar zotëri Basha!

Si për ironi të fatit, më 1 Prill 2015 u thirr nga PD, në selinë e saj, mbledhja e parë e partive tona, për të filluar negociatat për formimin e një koalicioni opozitar. Në atë mbledhje shprehëm bashkërisht vullnetin politik për koalicion midis nesh, me objektiv: fitoren e zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit 2015, duke u "... bazuar në parimet e transparencës, kolegjialitetit, proporcionalitetit dhe bashkëqeverisjes".

Në atë mbledhje ne vendosëm bashkërisht afate për zhvillimin e negociatave midis subjekteve tona, për jetësimin e koalicionit tonë, duke iu referuar zotimit Tuaj se do të sundonte fryma e bashkëpunimit, e harmonisë, e besimit dhe respektit reciprok ndërmjet palëve.

Mbi këto baza, më datë 3 Prill 2015, PLL u ka paraqitur negociatorëve të PD një dokument ku shpreheshin propozimet tona për koalicionin..., dhe në të cilin i referoheshim realitetit politik, rezultateve faktike, eksperiencave të së kaluarës dhe synimit tonë të përbashkët për fitoren e zgjedhjeve vendore të radhës.

Për hir të së vërtetës, duhet të pranojmë se propozimet tona ngjallën një debat konstruktiv me negociatorët tuaj, dhe se shkëmbimi i informacioneve që pasoi mbledhjen e datës 3 Prill 2015, si dhe takimi i datës 5 Prill 2015, krijuan bindjen se aktorët e koalicionit opozitar kishin arritur nivelin e një mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të ndërsjellët, që konsideron rrethanat dhe problematikat që secili subjekt duhet të përballojë në raport me realitetin e tij dhe të partnerëve politikë.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për mbledhjen që zhvilluam me negociatorët e PD-së më datë 8 Prill 2015, ku për çudinë tonë konstatuam një ndryshim të pozicioneve dhe qëndrimeve të miratuara më parë nga PD, gjë që shkaktoi edhe vonesa në përfundimin e negociatave.

Për të zhbllokuar situatën, propozova takimin kokë më kokë me Ju, takim të cilin e zhvilluam më datë 20 Prill 2015 në zyrën Tuaj, pasi vlerësova dhe vlerësoj se konturet e një koalicioni opozitar duheshin dhe duhen miratuar në nivelin më të lartë, për të siguruar pjesëmarrjen në këtë koalicion të PLL, si një parti kombëtariste, e djathtë dhe me trashëgimi antikomuniste.

Gjatë atij takimi, ne të dy miratuam pikat më të rëndësishme të koalicionit PD-PLL, ku përveç parimeve politike miratuam bashkërisht edhe disa aspekte teknike që do të ndihmonin koalicionin tonë për maksimalizimin e votave të djathta, por edhe për krijimin e ndjenjës së besimit reciprok.

Eksperiencat e së kaluarës kanë qenë shpesh herë të hidhura për PLL-në, sidomos gjatë procesit të numërimit, ndaj dhe vullneti ynë i përbashkët ishte që të tejkalohej kriza e mosbesimit.

Mekanizmi që kishim propozuar për këtë qëllim u pranua dhe u sanksionua në marrëveshjet dypalëshe që nënshkruam atë ditë.

Po Ju rikujtoj se kriteri mbi të cilin u dakorduam së bashku ishte i thjeshtë: Në bashkitë ku PLL e ka fuqinë elektorale për të nxjerrë këshilltarë nga listat e veta (sipas rezultateve të vitit 2011), PD do të vendoste në listat e saj dhe në pozicion të mundshëm zgjedhjeje një kandidat të propozuar nga PLL; dhe njëkohësisht, në të njëjtat bashki, PD do të kishte një kandidat në vendin të parë në listat e PLL për këshillat bashkiakë.

Ky kriter i shkëmbimit të kandidatëve do të materializonte edhe frymën e bashkëpunimit tonë, krahas materializimit të kriterit të proporcionalitetit dhe parimeve të mirënjohura të reciprocitetit dhe bashkërendimit të veprimeve tona. Por mbi të gjitha do të krijonte frymën e besimit reciprok, pasi strukturat tona do të ishin të siguruara në ndershmërinë e procesit të numërimit.

Në ditët në vazhdim, pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicionin tonë, kemi patur disa takime me përfaqësuesit tuaj ku kemi paraqitur në mënyrë të argumentuar informacionet përkatëse për 30 bashkitë që miratuam së bashku dhe që integruam në marrëveshjen tonë.

Me vullnet të mirë dhe gjithmonë me frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit reciprok, pas nënshkrimit të marrëveshjes sonë, reduktuam bashkërisht numrin e bashkive objekt të marrëveshjes: nga 30, në 19.

Për fat të keq, PD nuk na paraqiti asnjë informacion lidhur me kandidatët e saj që do të renditeshin në listat tona në bazë të marrëveshjes.

Pavarësisht kërkesave tona të përsëritura me telefon, e-mail dhe SMS për shkëmbimin e informacioneve që do të na mundësonin përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm sipas dispozitave ligjore për regjistrimin e listave brenda afateve kohore, kemi marrë me telefon nga përfaqësuesi juaj një informacion verbal vetëm ditën e Hënë, më datë 4 Maj 2015, në ora 17:00, pra vetëm 60 minuta para përfundimit të afatit zyrtar për paraqitjen e listave në KQZ dhe KZAZ-të. Bëhet fjalë vetëm për 9 raste (nga 19 që kishim rënë dakord) dhe ku shumica e propozimeve të PLL në listat e PD ishin ishin renditur në pozicione jashtë mundësisë për tu zgjedhur. Ndërkohë, asnjëherë nuk kemi marrë informacion për kandidatët e PD, që sipas marrëveshjes, do të ishin në pozicionet nr. 1 në listat e PLL.

Këto vonesa tuajat na kanë shkaktuar dëme serioze, sepse, për shkak të marrëveshjes, të cilën ne legalistët e kemi zbatuar deri në sekondën e fundit duke pritur edhe nga PD të njëjtën gjë, kandidatët tanë më të mirë kanë mbetur edhe jashtë listave tona, ngaqë sipas marrëveshjes ishin parashikuar të ishin brenda listave tuaja dhe ne vend të sigurt, sipas kriterit të shkëmbimit të kandidatëve.

Legalistët e bazës e kanë lexuar shkeljen tuaj të marrëveshjes si veprim të qëllimtë për eliminimin e lidershipit të PLL dhe kontributeve të tij të padiskutueshme në pushtetin e ardhshëm vendor..., pushtet që, pas reformës territoriale, është tejet më i rëndësishëm. Gjithashtu ata e kanë lexuar shkeljen tuaj të marrëveshjes si një synim për dëmtimin e PLL dhe të së Djathtës tradicionale në vendin tonë.


Zotëri Basha!

PLL ka pranuar të bashkohet në koalicionin APPD duke u nisur nga vullneti ynë për të bashkuar forcat dhe energjitë tona për një kauzë që ne legalistët e konsiderojmë të drejtë.

Ne, asnjëherë në historinë tonë politike nuk e kemi konsideruar aksionin tonë në raportin e ngushtë "pushtetarë-opozitarë", dhe anasjelltas. Përkundrazi, besojmë se populli shqiptar ka të drejtën të gëzojë një qeverisje qendrore dhe vendore të bazuar në vlerat që e Djathta dhe elektorati i saj mbartin dhe përfaqësojnë.

Ndonëse shpesh herë elektorati i djathtë ka pranuar të heshtë për hendekun fiktiv që është krijuar pas vitit 1990 midis dy blloqeve politike që e kanë vendosur aksionin e tyre në raportin "pushtetarë-opozitarë", - sot ka ardhur koha që ky elektorat të vlerësohet me respekt dhe dinjitet për kontributin e vet të paçmuar për demokracinë, ligjin dhe shtetin.

Gjithmonë kemi konsideruar se luajaliteti dhe korrektësia në hartimin dhe zbatimin e marrëveshjeve parazgjedhore do të ishte një shtysë e madhe për motivimin e elektoratit të djathtë, sidomos pas humbjes së zgjedhjeve politike të vitit 2013.

Gjithashtu kemi bindjen se, shkelja e marrëveshjeve midis partive opozitare sot, do të përkthehej nga elektorati ynë, ende i traumatizuar pas humbjes së vitit 2013, si një ndërmendje e një përfundimi se, kur arrihet të shkelet brenda pak ditësh deri edhe kontrata midis partnerëve politikë që është e nënshkruar me firmë dhe vulë, atëherë çfarë sigurie mund të ekzistojë se nuk do të shkelet edhe kontrata e pushtetarëve tanë vendorë me zgjedhësit dhe mbarë qytetarët?!

Shkelja brenda pak ditësh e marrëveshjes së sipërcituar, ne legalistëve dhe mbarë kombëtaristëve na kujton Mukjen...
Por për Mukjen do të shkruaj një herë tjetër, ndoshta shumë shpejt.




Sulejman Gjana

Kryetar i PLL

SULEJMAN GJANA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E FORTË - SABRI DHE SAMI HAMITI HUMBIN NË DEGËN 4 TË PRISHTINËS (05.10.2015)
TERRORISTËT NUK MUNDEN TA ÇRRËNJOSIN ASPIRATËN PËR LIRINga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (05.10.2015)
FORCAVE TË TËRBUARA SLLAVOMAQEDOASE KA ARDHUR KOHA T'IU NDALET TURRIKoment nga SKËNDER MULLIQI (05.10.2015)
LILIANA ÇAVOLLI - NJË GJYSMË SHEKULLI ME KËNGËT E SAJ (Dossier)Ka ndërruar jetë sot në mëngjes këngëtarja e njohur shqiptare Liliana Çavolli (05.09.2015)
JAHJAGA SHPREH NGUSHËLLIME PËR KËNGËTAREN LILJANA ÇAVOLLI (05.09.2015)
PROFESOR GJON SINISHTANga FRITZ RADOVANI (05.09.2015)
TMERRI I VËRTETË DHE RRËFIMI TRISHTUES I FAMILJES AJDINI NGA KUMANOVA (05.09.2015)
KRYEFAJTORI: PLANI I MADH I STALINIT PËR TË FILLUAR LUFTËN E DYTË BOTËROREPërgatiti: SAIMIR LOLJA (05.09.2015)
GDANSK - EVROPA KUJTOI DITËN E FITORES MBI NAZIZMIN (05.09.2015)
ELENI LAPERI - ROSE WILDER LANE DHE SHQIPTARËTNga DHURATA HAMZAI (05.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]