VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MEDIAT BOTËRORE - NGJARJET NË KUMANOVË PËR SHKAK TË KRIZËS POLITIKE

E Hënë, 05.11.2015, 09:52am (GMT1)

  
Mediet ndërkombëtare janë përgjithësisht të një linje kur i referohen dhunës së përshkallëzuar në Maqedoni, duke bërë fajtore krizën politike që ka përfshirë vendin.

Ato i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë situatës së krijuar atje, duke e cilësuar si një përleshje ndërmjet një grupi të armatosur dhe policisë e ndërsa disa media të tjera i kanë cilësuar si "˜aktivistë terroristë', ashtu sikurse ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Jankullovska.

Prestigjiozja "Washington Post" shkruan se aktet kriminale të Kumanovës, përveçse kanë alarmuar Maqedoninë, kanë rritur edhe shqetësimin për destabilitet në rajonin e Ballkanit.

Skenari i një krize të madhe në Maqedoni ishte parashikuar deri diku nga "New York Times", e cila i ka dhënë tepër peshë edhe më herët aferës së përgjimeve.

Në një artikull tjetër të saj "New York Times" shkruan se Maqedonia ka bërë hapa prapa, duke iu referuar BE-së, e cila vitin e kaluar ka shprehur shqetësime serioze në lidhje me politizimin në rritje të institucioneve shtetërore dhe kontrollit të qeverisë mbi mediet. Prestigjiozja shkruan se Unioni duhet të ishte treguar më i ashpër me qeverinë e Shkupit, transmeton TCH. Sipas saj, duheshin qartësuar gjërat se Maqedonia nuk ka një demokraci funksionale dhe se autoritetet e bllokut 28 vendesh duhet të bashkëpunojnë më tepër me institucionet shtetërore, me qëllim që të sigurojnë një hetim të pavarur të akuzave mbi çështjen e përgjimeve. "New York Times" e mbyll duke thënë se kriza që ka kapluar vendin është një dështim i Europës që duartrokiti aq shumë nga Maqedonia më herët.

Ndërkohë që buja e dhunës në Maqedoni ka shkuar deri në Australinë e largët, ku një media vendase shkruan se shumë njerëz në Maqedoni, pavarësisht nga përkatësia etnike, janë të mërzitur me ritmin e ngadaltë të integrimit me Perëndimin, duke u përballur kështu edhe me një krizë të madhe ekonomike, si dhe të një papunësie që kap shifrën e 28 %. Po ashtu, liderët perëndimorë janë alarmuar gjithnjë e më shumë për atë që e cilësojnë si një rritje të autoritarizmit në Maqedoni.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.