VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TIFOZËT SERBË - THERINI, VRITINI SHQIPTARËT

E Hënë, 05.11.2015, 12:44pm (GMT1)

  
Vazhdojnë fyerjet dhe thirrjet raciste të tifozëve serbë gjatë veprimtarive të ndryshme sportive. Në ndeshjen e kampionatit serb, Çukariçki-Creva Zvezda, tifozët e këtyre të fundit, të quajtur "Delije", kanë kënduar këngë fyese kundër shqiptarëve.

"Therini, therini, shqiptarët, vritini, vritini shqiptarët", ishin thirrjet e tifogrupit famëkeq serb sipas shtypit kosovar transmeton Shqip.

Thirrjet nuk ndaluan thuajse për një kohë të gjatë dhe gjyqtari, ashtu siç e parashikon rregullorja e UEFA-s në raste të tilla nuk e ndërpreu lojën.

Ndeshja është luajtur ditën e djeshme dhe situata e fundit në Maqedoni ka ndikuar edhe më shumë për të shtuar tensionin mes shqiptarëve dhe serbëve.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.