VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PYETJA E VOGËLUSHES ZAMIRA JASHARI NGA KUMANOVA - NËNË, A VRASIN FËMIJË?

E Mërkurë, 05.13.2015, 08:51am (GMT1)


Zamira Jashari ishte vetëm një nga vogëlushët që përjetoi tmerrin e mëngjesit të 9 majit. 6-vjeçarja nga fshati Ropalcë, e cila ditën e përleshjeve mes grupeve të armatosura dhe policisë, ndodhej tek dajat e saj në Kumanovë, rrëfen përjetimin e saj për mëngjesin e së shtunës.

Në një intervistë për Radio Pendimi vogëlushja nga Kumanova ka një porosi për politikanët: Kurrë s'do merrni votat tona. Fotografia e saj preku thellë zemrat e opinionit, ndërkohë që të njëjtën tronditje pësuan të gjithë fëmijët e Kumanovës.

Zamira Jashari tregon se ka pasur frikë se mos vritej bashkë me familjen e saj. Ndërkohë që si një fëmijë i çiltër pyetja e saj për nënë ishte: "Ma', a vrasin fëmijë?".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.