VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Në Sundance Festivali fitojnë 'Restrepo' e 'Winter's Bone'
E Djelë, 01.31.2010, 04:41pm (GMT1)

 

 

 

 

 

Voal-online -Nga Park City (Utah, SHBA) merret vesh se "Restrepo", një dokumentar shokues mbi Afganistanin, dhe "Winter's Bone", udhëtim kokëmëvete i një adoleshenteje në kërkim të babait, kanë fituar mbrëmë Çmimin e Madh të jurisë të festivalit të 26-të kinemasë 'Sundance'.

 

"Restrepo", realizuar nga dy gazetarë të luftës, Tim Hetherington e Sebastian Junger (autor i "The Perfect Storm"), është një zhytje e përmasave të rralla në ferrin e luftës, jetuar përditshmërisht bashkë me një njësit prej 15 ushtarësh amerikanë në njërin prej rajoneve më të rrezikshme të Afganistanit.

 

"Ky vend është në një moment vërtetë të dhimbshëm, ne jemi në mes të dy luftërave," tha në skenë, duke marrë trofenë e çmimit, Junger. "Nëse ky film mund ta ndihmojë këtë vend ta kuptojë si të shkojë përpara, ne do të ishim tejet të nderuar për këtë."

 

"Winter's Bone", i amerikanes Debra Granik, përbën një portret të një vajze e cila nëpërmjet rajonit të egër të Ozarkut, në zemër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ta gjetur babain e saj, një trafikant droge.

 

Sundance, mbështetur nga  Instituti Sundance për Filma i Robert Redford-it, zhvillohet çdo vit dhe përbëhet nga filma që janë prodhuar jashtë studiove të Hollywood'-it. Filmet hite të këtij festivali janë nga më të shikuarit, kryesisht me buxhet të vogël dhe filma të huaj.

 

"Precious" ishte fitues vitin e kaluar dhe pati vlerësimin e kritikës e sukses fitimprurës në kinematë.

 

Sundance ka ndihmuar regjisorë si Steven Soderbergh dhe Quentin Tarantino të afirmohen në kinematografi

 

Ndërkohë shikuesit votuan si filmin dramë të tyre më të parapëlqyer "happythankyoumoreplease". Regjisori dhe aktor kryesor, për herë të parë në ekranin e madh, ishte Josh Radnor, që ka rol kryesor në komedinë televizive amerikane "How I Met Your Mother".

 

Shikuesit votuan si më parapëlqyerin film joartitsitk dokumentarin e Davis Guggenheim', "Waiting for Superman", tema e të cilit është sistemi arsimor në SHBA.

 

Po ashtu çmime të shikuesve morën edhe filma të pavarur amerikanë të kategorive të tjera dhe filma të kinematografive të huaja./Elida Buçpapaj

(http://www.ansa.it) (http://www.reuters.com)

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.