VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Oscar: Avatar dhe The Hurt Locker mbizotërojnë kandidimet
E Martë, 02.02.2010, 07:24pm (GMT1)

 

Nga nëntë kandidatura secilit

 

Voal-online -Përplasje në familje në garën Oskar: beteja midis gjigantit 'Avatar' e trillerit të luftës 'The Hurt Locker', që kanë marrë të dy nga nëntë kandidatura sot nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences, do të jetë në betejë bashkëshortore, sepse dy regjisorët, James Cameron e Kathryn Bigelow, kanë qenë të martuar dhe janë ndarë. Të dy ish bashkëshortët kanë duleuar në gjithë stinorin e çmimeve hollivudiane.

 

Vendimi i Academy për të rritur në dhjetë filmat që kandidohen për kategorinë e filmit më të mirë ka zgjeruar shumë larushinë e garuesve për shtatoren. Lista e filmave garues vazhdon me filmin e Quentin Tarantinos "Inglourious Basterds," me tetë kandidime. Pastaj vjen "Up in the Air", "Precious: Based on the Novel 'Push' by Sapphire," me gjashtë kandidatura secili. Një befasi është kandidatura e filmit jugafrikan fantastikoshkencor "District 9". Pastaj vijnë filmat "An Education" dhe "The Blind Side," i cili ia jep edhe aktores Sandra Bullock një kandidaturë për rolin kryesor.

 

Analistët e konsideruan garën një betejë midis dy studiove më të mëdha të Hollywood-it, garë midis filmit me buxhet të jashtëzakonshëm "Avatar" dhe atij me buxhetin më të ulët, "The Hurt Locker". "Kemi një luftë klasike midis Davidit e Goliath-it," thanë ata.

 

Sa iu përket aktorëve meshkuj superfavorit është Jeff Bridges (Crazy Heart), pastaj George Clooney për të pestën herë I kandiduar (Up in the Air) e Morgan Freeman (Jeremy Renner). Pastaj  Colin Firth (A Single Man) e Jeremy Renner (The Hurt Locker). Femrat: Meryl Streep (kandidatura e gjashtëmbëdhjetë, një rekord) e Sandra Bullock (The Blind Side) me kandidimin e parë. Pastaj Helen Mirren (The Last Station), Carey Mulligan (An Education) e Gabourey Sidibe (Precious).

 

Regjisorë përveç Cameron e Bigelow janë Quentin Tarantino, afro-amerikani Lee Daniels e Jason Reitman.

 

Në garën e aktorëve jokryesorë janë Christoph Waltz ('Inglorious Basterds') pastaj Matt Damon, Woody Harrelson, Christopher Plummer e Stanley Tucci. Femra: Penelope Cruz (Nine) e Maggie Gyllenhaal (Crazy Heart). Pastaj Anna Kendrick e MòNique.

 

Ceremonia e çmimeve  Oscar bëhet më 7 mars në Los Anxhelos. Mjeshtra të ceremomisë janë aktorët

Steve Martin e Alec Baldwin. Hera e fundit që ceremonia pati një shikim rekord në televizion drejtpërdrejt ishte para dymbëdhjetë vjetësh, kur i njëzëshmi Titanic i Camerontriumfonte me njëmbëdhjetë shtatore. Academy shpreson, falë Avatar, të risjellë paksa magji në natën më të gjatë të Hollywood-it./Elida Buçpapaj

(http://www.ansa.it) (http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.