VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sarah Palin në krye të lëvizjes Tea Party
E Hënë, 02.08.2010, 04:04pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Është mbyllur me himnin kushtuar Sarah Palin-i, "We want Sarah" (Ne duam Sarën), kuvendi i parë i Tea-Party, lëvizjes politike anti-Obama që merr emrin e revoltës së kolonëve amerikanë, të cilët në vitin 1773 zbrazën në det në portin e Bostonit disa bidona me çaj për të protestuar kundër taksave të vëna nga qeveria britanike. "Jeni e ardhmja e politikës amerikane. Jeni duke hapur rrugën, do të keni sukses të madh," ka thënë Palin në mbyllje të fjalës së saj në Nashville.

"Jeni tejet inteligentë - ka shtuar mes duartrokitjeve me vendimin tuaj për të mos mbështetur asnjërën nga dy partitë. Makinat e tyre burokratike janë terrorizuar nga ju. Siç kini fituar në Massachussets, mund të fitoni kudo."

Në moment gjithsesi Sarah Palin nuk po i jep udhë një fushate të re për presidencialet, zgjedhjet janë ende larg. "Planete mia shpjegon janë shumë të thjeshta. T'i ndihmojmë ata që si ju besojnë në vlerat tona të tregut të lirë dhe të lirisë."

 

Ish kandidatja republikane në nënpresidencë ka sulmuar ashpër Barack Obama-n jo vetëm për planet e tij të mirëqenies, por edhe për trajtimin e sigurisë kombëtare nga ana e tij: "Kemi nevojë për një kryekomandant, jo për një profesor drejtësie."

Lëvizja Tea-Party gjithsesi në moment nuk është në kërkim të një lideri, shpreh vetëm një rebelim të fortë ndaj politikës së presidentit Obama. "E duam Sarah se është njëra na ne," ka shpjeguar një militant i veshur si kolon i Shekullit të Tetëmbëdhjetë. "Si ne është para së gjithash amerikane dhe konservatore e i jep rëndësi familjes. Edhe ajo lufton kundër parazitëve të Washington-it, por tani nuk mund të jetë liderja jonë, thjesht ngaqë nuk duam që dikush në emrin tonë të vendosë çfarë të bëjmë. E duam shumë, sepse shtypi i regjimit është duke e masakruar, por tani për tani asgjë më shumë."

 

Ndërkohë që Mark Skoda, kreu i 'patriotëve' të Memphis, ka shpallur se në kuadrin e zgjedhjeve të nëntorit, ka lindur 'Ensuring Liberty Corp', njëfarë komiteti që do ta ndihmojë ekonomikisht zgjedhjen e nja njëzet kandidatëve konservatorë në zgjedhjet e mesmandatit, persona që kanë nënshkruar tashmë dekalogun anti-taksa, anti-abort dhe anti-emigracion.

"Nuk kemi asgjë kundër Obama-s, ka saktësuar Skoda në rrjedhën e takimit të Nashville - Personalisht, besoj se një njeri i zoti, por janë politikat e tij socialiste që po na çojnë në rrënim. Jemi të hapur ndaj të gjithëve, edhe të mbështesim kandidatë demokratë që do të jenë dakord për ta ndryshuar sistemin." Bluzat në shitje shprehnin koncepte më pak të moderuara.


"Në vitet '60 isha kundër luftës së Vietnamit, por tani të gjithë ish miqtë e mir liberalë bëjnë para me qeverinë tregon një tjetër nga oratorët e Kuvendit të Nashville -  Kemi nevojë për njerëz të ndershëm që shkojnë në Washington për të shfuqizuar ligjet e bujqësisë, klimës, arsimit dhe të tjera barrë të padobishme e kushtueshme. Deri në zgjedhje ka shumë kohë. Nuk duhet të vendosim sonte se kush mund t'i ndryshojë gjërat."/Elida BUÇPAPAJ

(http://www.repubblica.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.