VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Julia nuk ia njeh fitoren kundërshtarit
E Martë, 02.09.2010, 01:48pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Kryeministërja filoperëndimore Julia Timoshenko ka vendosur të mos ia njohë fitoren liderit filorus Viktor Ianukovich në balotazhin e së djelës të zgjedhjeve presidenciale ukrainase. "Nuk do ta njoh kurrë të ligjëruar fitoren e Janukovich me zgjedhje të tilla", ka thënë Timoshenko gjatë një mbledhjeje të partisë saj mbaruar mbrëmë shumë vonë, sipas lajmeve të agjencisë ukrainase Unian e asaj ruse Itar-Tass.

 

Timoshenka iu ka kërkuar avokatëve të saj t'i dërgojnë në gjykatë rezultatet e balotazhit presidencial, duke sugjeruar hipoteza të një raundi të tretë. Siç ndodhte më 2004, kur protestat në sheshe të revolucionit portokalli çonin në anullimin e fitores së liderit filorus Viktor Ianukovich për vjedhje dhe në suksesin e presidentit në largim, Viktor Iushenko.

 

Serghiei Mishcenko, një deputet e bllokut të Timoshenkos, ka deklaruar se partia e kryeministres është gati "të bëjë të pamundurën që të garantojë një raund të dytë" të votimeve të zgjedhjeve presidenciale. "Hendeku midis kandidatëve është më i vogël se falsifikimet në rajonet zgjedhore," ka thënë. Oleg Liashko, një tjetër deputet i të njëjtit bllok, ka theksuar se mund të kundërshtohen rreth 1,5 milionë vota: ndërsa "hendeku midis kandidatëve është me 800 mijë vota." Detyra për të çuar në gjykatë rezultatin e votimeve i është besuar Andre Portnovit.

 

Partia e Julias e ndarë, por ajo e ka shumicën

 

Është ndarë partia e kryeministres ukrainase Iulia Timoshenko në mbledhjen e thirrur natën për të vendosur kundërshtimin e rezultatit të balotazhit presidencial, që tashmë jep fitues liderin filorus Viktor Ianukovich me rreth 3% më shumë kur janë vetëm 0,5% e qendrave të votimeve pa numëruar. Nikolai Tomenko, nënpresident i parlamentit e deputet i bllokut 'Iulia' (BYUT), në fakt është shprehur në favor të njohjes së fitores së Ianukovich e të kalimit në opozitë, siç thotë agjencia Unian. Shumica e partisë, gjithsesi, ka vendosur ta mbështesë Julian dhe vendimin e saj për ta kundërshtuar rezultatin e votimit. Sot pritet një konferencë shtypi e kryeministres.

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.