VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Psikiatri i akuzuar mbajti një seancë për Anna Nicole Smith
E Mërkurë, 02.10.2010, 02:02pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Një psikiatër, i cili po përballet me akuza kriminaë për vdekjen e Anna Nicole Smith, mbajti kohët e fundit një seancë për artisten, e cila u nda nga jeta tri vjet e dy ditë më parë.

 

Psikiatri Shayne Goldfarb e priu seancën në dyqanin e Pol Atteu në Beverly Hills, sipas partnerit të Atteau, mik i ngushtë i Smith, Patrik Simpson.

Mes pjesëmarrësve ishte fqinji i Smith e psikiatër i saj, Dr. Khristine Eroshevich, i cili udhëtoi me Smith në muajt e fundit të jetës së saj dhe i cili, bashkë me dy të tjerë, do të përballet së shpejti me gjykimin nën akuzat për komplot me anë të barnave.

 

Simpson, bashkautor i librit Anna Nicole Smith, Portrait of an Icon, Signature Edition, (Anë Nikolë Smith, Portreti i një Ikone) thotë se ai i bindi të pranishmit se komunikoi me Smith gjatë seancës dhe se psikiatri iu tregoi atyre që Smith është "e lumtur që është me (djalin e saj) Daniel. Ajo pëlqente të jetonte me të bijën, por ajo donte të ishte me Danielin."

Ishte 8 shkurt 2007 kur Smith vdiq në Seminole Hard Rock Casino në Hollywood, Florida, në moshën 39 vjeçe, pasi trupi i saj ishte sulmuar me barna mjekësore të cilat e dobësuan aq shumë sa nuk lëvizte dot. Smith ua bëri të qartë atyre që kishte pranë se ajo ishte e dëshpëruar dhe zemërthyer pas vdekjes së Danieli në moshën 20 vjeçare pak muaj më parë, kur ai kishte shkuar ta vizitonte nënën e tij në Bahamas me rastin e lindjes së motrës së tij, Dannielynn, e cila mori atësinë e fotografit Larry Birkhead.

"Ne sapo u kthyem nga Bahamas ku vizituam varrin e saj dhe Dannielynn u përul për të puthur fotografinë e nënës së saj dhe të Danielit," tha Birkhead ekskluzivisht për revistën People. "Ka ditë kur unë mund të qesh për të gjitha kujtimet dhe ka kohë kur kujtimet janë tejet shumë. Duket se kur e gjitha ndodhi dje. Nuk më besohet se janë bërë tri vjet."

 

Ai shton se Dannielynn shpesh flet për Anna-n and Danielin. "Muajin e shkuar, kur po udhëtonim me avion dhe Dannielynn qeshte dhe shikonte nga dritarja, tha: "˜Mami im është në ato re të qielli," trgoi Birkhead. "Dannielynn gjithashtu ua tregon me gisht mysafirëve fotografitë në shtëpi dhe iu kërkon të gjithëve ta dëgjojnë: "Ajo është mami im dhe ai është Danieli'."

Gjyqtari i Los Anxhelosit David Wesley ka caktuar një gjyq më 4 gusht për Eroshevich, 62 vjeç, Howard K. Stern, 41 vjeç, i cili ishte avokati dhe i fejuari i Smith, dhe Dr. Sandeep Kapoor, 41 vjeç, mjek i Smith. Seanca tjetër dëgjimore është më 23 prill.

Stern është ngarkuar me 11 akuza. Eroshevich dhe Kapoor përballen me nga gjashtë akuza. Të tre thonë se nuk janë fajtorë./Elida BUÇPAPAJ

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.