VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Gjeniu, Ikona dhe "Huligani i Modës të Lartë" Stilisti i famshëm Alexander McQueen është gjetur sot i vdekur

E Enjte, 02.11.2010, 06:22pm (GMT1)



Voal-online - Sipas THE ASSOCIATED PRESS LONDON, stilisti  i modës Alexander McQueen është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Londër. Këtë gjë e bëri të ditur zëdhënësja e tij. McQueen ishte 40 vjeç.

Zëdhënësja e kompanisë Samantha Garrett tha se trupi i McQueen është zbuluar të enjten në mëngjez, duke shtuar se nuk kishte hollësira për rrethanat.

Policia nga ana e saj nuk ka bërë komente kur është pyetur se si e ka gjetur vdekjen McQueen . I vetmi koment i policisë është se ajo është njoftuar nga shërbimi i ambulancës në orën 10:20 të mëngjezit. Shërbimi i ambulancës kishte thënë se në Green Street, në qendër të Londrës është gjetur një 40 vjeçar i vdekur, pa thënë emrin se kush ishte.

Alexander McQueen njihej në botën e modës nën emrin "Huligani i modës së lartë Angleze". Është ikonë e modës të lartë.

Bota e modës është shokuar nga ky lajm. McQueen gjatë periudhës prej 1996-2003 e ka fituar katër herë titullin dizajneri Britanik i Vitit, ai po ashtu është nderuar edhe nga CBE, me Urdhërin e Perandorisë Britanike.

Alexander McQueen lindi më 17 Mars 1969. Ishte biri i një taksisti. McQueen kishte filluar të krijonte fustane për tre motrat e tij më të vogla dhe që kur ishte tepër i ri e kishte si objektiv për t'u bërë një stilist mode. Ai kujtonte se fustanet e para i kishte bërë që kur ishte tri vjeç.

 Kur ishte vetëm 16 vjeç detyrohet që të braktisë shkollën për të hyrë në punë. Në moshën 20 vjeçe transferohet në Milano për të punuar pranë Romeo Gigli, ndërsa më 1992 kthehet përsëri në Londër për të plotësuar njohuritë e tij pranë shkollës më të famshme të artit dhe dizajnit Saint Martin- Central Saint Martins College of Art and Design. Ai mori Master në Dizajn-Mode. Në paraqitjen e parë të diplomës, ai ishte i ndikuar nga ikona e famshme e modës Isabella Blow, por më vonë McQueen krijoi personalitetin e tij. Do të ishte Blow që e bindi McQueen të ndryshonte emrin nga Lee në Alexander.

Në vitin 1997 këngëtari Björk e zgjodhi McQueen për të dizajnuar kopertinën e albumi Homogenic.

Në 1996 McQueen emërohet drejtor artistik i  Givenchy në vendin e të famshmit John Galliano, ku do të qendrojë deri në 2001, vit ku do largohet nga kompania e famshme e modës për të filluar aktivitetin e tij të pavarur. Në këtë kohë emri i Alexander McQueen u bë tepër i njohur në botën e modës të lartë, me stilin e tij sa transgresiv aq edhe tronditës, shokant, kohë kur edhe mori emrin si "huligani" i modës të lartë angleze.

Prej 2001 stilisti u bë pjesë e grupit të modës Gucci, duke filluar që të përfaqësohet me prodhimet e tij nëpër butike të modës të lartë në Londra, Milano e New York, duke lançuar gjithashtu në treg edhe parfumin e tij njohur me emrin Kingdom. Në 2003 ka bashkëpunuar me Puma për realizimin e një linje të re këpucësh për fiskulturë.

Në vitin 2009 ka fabrikuar këpucët Armadillo, veshur nga Lady Gaga në videon-hit "Bad Romance".

Në një mesazh në faqen e tij Twitter më 3 Shkurt,  McQueen kishte shkruar në  se nëna e tij kishte shkuar në atë botë një ditë më parë, duke shtuar: "RIP umxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx." Rest in peace Mom Pusho në paqe Nënë. Katër ditë më vonë kishte shkruar se kishte kaluar një javë të tmerrshme "awful week" duke shtuar se miqtë e tij kishte qenë të mrekullueshëm me të "friends have been great".

Por duket se java e tmerrëshme kishte marrë fund me një fund të tmerrshëm, ku ai i dha fund jetës duke u varur në moshëm 40 vjeçare, në kulmin e suksesit.

 


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.