VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VDIQ ALEXANDER HAIG, ISH SHEFI I STAFIT TË NIKSONIT
E Shtunë, 02.20.2010, 07:08pm (GMT1)

 

 

Një nga legjendat e administratave republikane amerikane

 

Voal-online -Alexander Haig (Aleksandër Heig), një ish Gjeneral Armate që u bë shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë gjatë skandalit Watergate (Uotergejt), pastaj ishte Sekretar i Shtetit i SHBA në administratën e Reagan-it, vdiq sot në moshën 85 vjeçare.

 

Haig e synoi presidencën, por përpjekja e tij për të fituar një kandidim nga Partia Republikane dështoi në vitin 1988, në një fushatë të karakterizuar nga sulmet e hidhura në mesin e kandidatëve të tjerë, përfshirë nënpresidentin George Bush.

 

Një zëdhënës i Johns Hopkins Hospital në Baltimore tha se Haig vdiq në orët e para të së shtunës. Ai nuk dha të tjera hollësi.

 

Symbolikisht, Haig ishte më pranë të bëhej president kur ua shpallte mediave se "jam në kontroll këtu" ("I'm in control here") pas një atentati kundër Ronald Reagan në vitin 1981.

 

Kritikët e quajtën deklaratën, ku duket se në mënyrë jokrrekte ai deklaronte se ai do të ishte pasues i presidentit, e thënë në mënyrë pompoze dhe ushtarake, çka u përdor kundër tij më vonë në rrjedhën e fushatës.

 

Haig zuri vend në historinë amerikane duke siguruar funksionimin e presidencës në vitin 1974 gjatë muajve që çuan në dorëheqjen e Richard Nixon-it për shkak të skandalit Watergate.

 

Siç iu thoshte më vonë miqve se "kur ta kërkon presidenti yt, bëjë atë gjë", ai dha dorëheqjen nga detyra e nënshefit të Ushtrisë në maj të vitit 1973 për të qenë në krye të stafit të Shtëpisë së Bardhë, në një periudhë ku administrata e presidentit Nixon po e humbiste kontrollin e pushtetit.

 

Haig shfaqje si një nga të paktët e respektuar dhe të papërlyer në skandal dhe, siç besohet, njeriu që ndikoi më shumë në vendimin e Richard Nixon për të shmangur një betejë të pakutpimtë dhe për t'u bërë presidenti i parë që jepte dorëheqjen.

 

Për shumë vjet emri i Haig ishte përmendur shpesh se ai kishte qenë "Deep Throat" (Fyti i thellë) legjendar, pra burimi i Washington Post që ndihmoi rrëzimin e Nixon-it. Në vitin 2005, ish zyrtari i FBI, Mark Felt, e theu heshjtne dhe konfirmoi se ishte ai burimi misterioz.

 

Haig shërbeu komandant i NATO-s në vitet 1974-1979 dhe u emërua Sekretar i Shtetit nga Reagan më 1981. Periudha 18 mujore e tij si shef i politikës së jashtme u shënua nga beteja të pandërprera me stafin e Shtëpisë së Bardhë dhe ai iku i zemëruar në qershor 1982.

 

Në mënyrën e tij tipik kritikët e quajtën këtë arrogancë Haig nuk deshi të fshihte pakënaqësinë e tij për stafin e Reagan-it.

 

"Mendoj se përvoja ime e fundit në qeveri ma krijoi bindjen se mund ta bëja atë më mireë," tha ai vite më vonë kur fillonte fushatën e pasuksesshme të vitit 1988 për president.

 

Vetëbesimi suprem që manifestonte duket se ia largoi votuesit dhe fushata e tij dështoi. Në këto rrethana ai e kaloi përkrahjen për Senatorin Bob Dole të Kansasit.

 

Lindur më 2 dhjetor 1924 në Filadelfia, Alexander Meigs Haig hyri në Akademinë Ushtarake të SHBA në West Point dhe ishte në Luftën e Dytë Botërore një oficer kadet. Më vonë ai shërbeu në Luftën e Koresë dhe në Luftën e Vietnamit.

 

Kthesa për të erdhi më 1962 kur si nënkolonel u bë ndihmës i Sekretarit të Mbrojtjes Robert McNamara.

 

Ai u ngjit në hierakinë e lartë kombëtare më 1969 kur u zgjodh nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryetar i të cilit ishte Henry Kissinger./Elida Buçpapaj
Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.