VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZBULOHET TESTAMENTI NGA GAZETA BRITANIKE E SË DIELËS "NEWS OF THE WORLD"
E Hënë, 05.31.2010, 05:49pm (GMT1)

Jackson: fëmijët do të trashëgojnë nga 33 milionë secili, por vetëm kur të mbushin moshën 30 vjeç

I ka lënë së jëmës 99 milionë $, ndërsa asnjë centezë të jatit dhe ish-bashkëshorteve të tij

Voal-online - Fëmijët e Michael Jackson do të jenë të pasur, por vetëm kur të bëhen 30 vjeç. Këngëtari nuk ia ka lënë asnjë pjesë të trashëgimisë së tij babait dhe ish-grave. Këto janë të rejat më të fundit, nga testamenti i Mbretit të Pop-it - Kinfgof Pop, të bëra me dije të djelën që shkoi nga britanikja që botohet të dielën «News Of The World».

Në bazë të dokumentit legal, avokatët kanë bërë edhe një shtesë tjetër. Jacko përpara se të vdiste ishte i mbytur në borxhe, por pas vdekjes fitimet kanë qenë tepër të mëdha. Këngëtari, i cili vdiq më 25 qershor prej dozave të mëdha të Propofol-it, i ka lënë të jëmës Katherine 99 milionë $, por asnjë cent dy ish-grave të tij, Rowe e Lisa Marie-Presley, po ashtu asnjë cent, të jatit Joe dhe vëllezerve dhe motrave të veta. Fëmijët, mund t'i drejtohen fondacionit për të pasur një pjesë të vogël të trashëgimisë kur të jenë 21 vjeç, por duhet të jenë 30 për të marrë një të tretën që ua ka lënë, rreth 33 milionëdollarë secili.

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.