VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SCARLETT JOHANNSON ËSHTË VLERËSUAR PËR DEBUTIN NË TEATRIN BROADWAY
E Martë, 06.15.2010, 07:18am (GMT1)

Aktorja ka fituar një Tony për rolin në "A View FromThe Bridge"

Voal-online -Scarlett Johannson (Skarlet Johanson) është vlerësuar për debutin në Broadway: aktorja e 'Match Point' (Pika vendimtare) dhe 'Lost in Translation' (Humbur në përkthim) ka fituar një çmim Tony për rolin e saj në 'A View From The Bridge' (Një shikim nga ura). "Nuk gjej dot fjalë: të jesh e mirseardhur në këtë mjedis është një ëndërr e vërtetë për mua që kur isha fëmijë," ka thënë aktorja. Në ceremoni, transmetuar nga CBS drejtpërdrejt, muzikali 'Memphis' ka fituar në kategorinë e librit më të mirë, orkestrimit më të mirë dhe kolonës zanore më të mirë, një mirënjohje e ndarë mes Joe DiPietro e David Bryan. Një tjetër yll i madh i Hollywood-it, Denzel Washington, ka fituar për 'Fences'.

Dy rivalë të 'Memphis' për muzikalin më të mirë kishin fituar në kategori të tjera: 'Fela? për kostumet dhe efektet zanore, 'American Idiot' për dritat dhe skenografitë. Tony janë çmimet më të larta për teatrin Broadway: votojnë 769 anëtarë jurie, në shumicë producentë, regjisorë, dizajner, aktorë, skenaristë dhe prezantues të show në ture kombëtare. Sivjet ishin në garë 38 prodhime: edhe falë pranisë së aktorëve të mëdhenj të kinemasë (përveç Johannsonit dhe Washingtonit, kanë luajtur në skenat e Manhattanit Hugh Jackman e Daniel cragi në 'Steady Rain' dhe Jude Law në Hamlet) Broadway ka arritur të ardhura rekord për një miliard dollarësh këtë stinor teatror. (http://www.ansa.it)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.