E Enjte, 04.25.2024, 08:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KOLOSI I KINEMAOGRAFISË
E Shtunë, 06.19.2010, 06:40am (GMT+1)

Prishtinë

Një fotografi e madhe e aktorit Bekim Fehmiu, e futur në një kornizë që simbolizon shiritin e filmit, afër saj një buqetë lulesh dhe qirinjtë e ndezur, tash e dy ditë po qëndrojnë në hollin e kinemasë ABC në Prishtinë, në shenjë nderimi për aktorin shqiptar Bekim Fehmiu, i cili ndërroi jetë të martën.

Në një tavolinë të hollit qëndron libri i zisë me dhjetëra nënshkrime të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjen Fehmiu, si dhe për komunitetin e artistëve të Kosovës.

Në të njëjtën tavolinë ishin të vendosura një filxhan kafeje dhe një gotë me ujë, të zbrazura përgjysmë, si dhe një cigare e pandezur, në shenjë respekti dhe përkujtimi për aktorin Fehmiu, i cili gjatë dy viteve të fundit jo rrallë ka vizituar këtë kinema ku është takuar me miqtë e tij dhe kolegët nga Kosova.

Vdekja e aktorit Fehmiu i ka tronditur të gjithë në Kosovë, thonë artistët, por edhe qytetarët. Dramaturgu Arian Krasniqi, i cili i takon brezit të ri të artistëve kosovarë, e vlerëson si kolosale figurën e aktorit të ndjerë Bekim Fehmiu.

... ne nuk e kemi jetuar vetëdijshëm kohën e famës së tij, por filmat e tij mbesin dëshmia më e mirë për përmasat kolosale që ka pasur ky aktor..

"Ne jemi gjeneratë e re. Ne nuk e kemi jetuar vetëdijshëm kohën e famës së tij, por filmat e tij mbesin dëshmia më e mirë për përmasat kolosale që ka pasur ky aktor. Mua më ka rastisur që t'i kem nja 2-3 takime-kafe me të dhe në shoqëri edhe të artistëve tjerë, gjatë kohës kur ai verës ka qëndruar në Prishtinë".

"Tash na takon neve që këtë nderim ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme, më dinjitoze, si shoqëri, si shtet, sepse ka qenë dhe mbetet krenaria jonë kombëtare në fushën e kinematografisë",
vlerëson Krasniqi.

Në anën tjetër, shiriti i zi në ballinën e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe dy fotografi të Bekim Fehmiut, të rrethuara me lule, në hyrje të teatrit, shënonin zinë që artistët po mbanin për humbjen e këtij aktori.

Qirinjtë e ndezur nga disa qytetarë të Prishtinës në shkallët e teatrit, kishin formuar numrin 74, për të simbolizuar moshën kur aktori Fehmiu u nda nga jeta.

Prishtinasit thonë se janë të shokuar nga vdekja e tij. Iliriana Dobroshi thotë se përfundimi tragjik i aktorit Fehmiu ka prekur të gjithë kosovarët.

"Me të vërtetë të gjithë jemi të prekur. Është një humbje e madhe. Për mua, konkretisht, është fatkeqësi që ai e ka ndërprerë karrierën e tij, e ka ndërprerë shumë herët dhe ky popull nuk ka mundur ta ketë vazhdimin e karrierës së tij, ndoshta edhe një kontribut më të madh për rininë tonë".

"Përndryshe, karriera e tij është e padiskutueshme. Ka karrierën më me renome botërore, të cilën, unë mendoj se asnjë shqiptarë nuk e ka arritur",
shprehet Iliriana Dobroshi.

Ngjashëm thotë edhe Rafet Llapashtica:

"Bekim Fehmiu ka qenë një artist i madh për kohën e tij. Jeta e tij përfundoi tragjikisht. Qytetarët e Kosovës janë ndier keq për përfundimin e tij. Si qytetar, mund ta falënderojmë për lobimin e tij, si shqiptar, në botën e artit. Ai ka qenë artist dhe ka pasur një vlerë të madhe".

Por, Xhevat Meha, duke kujtuar aktorin Bekim Fehmiu, nuk kursen kritikat për, siç thotë ai, shoqërinë kosovare në përgjithësi.

"Bekim Fehmiu ka qenë dhe është prej shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë artisti më i madh, me vlerën më të madhe artistike. Tash, fakti që ai ka jetuar në Beograd, është një fatkeqësi e jona që ka qenë edhe në të kaluarën dhe vazhdon të jetë edhe sot".

"Ne nuk po jemi në gjendje të krijojmë kushte që njerëzit tanë krijojnë këtu, të jetojnë këtu ose të paktën, të jetojnë dhe të krijojnë edhe këtu edhe diku tjetër. Personalisht, e ndjej një zbrazëtirë pse nuk është shfrytëzuar derisa ka qenë i gjallë",
thotë Xhevat Meha.

Ndërkaq, Behlul Syla, me moshë rreth 60 vjeç, thotë se vdekja e Bekim Fehmiut i ka pikëlluar të gjithë në Kosovë.

"Me shumë pikëllim e kemi pritur lajmin e papritur për të. Ka qenë një njeri shumë i famshëm, shumë i zoti, shumë i mençur, aktor i mirë..."

"Por, ja... shkoi, na la. Na është dhimbsur... Sepse, kur shkojnë këso njerëz të mëdhenj, varfërohet Kosova. Ngushëllime, familjes së tij dhe gjithë Kosovës",
përfundoi Syla.

(http://www.evropaelire.org)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ODISEU IM - KUSHTUAR BEKIM FEHMIUTPoezi nga ABDULLAH ZENELI (06.18.2010)
ULIKSI DHE HEDONI PËR BEKIMIN - HESHTJA SI PROTESTË (06.17.2010)
BEKIM FEHMIU, NJËRI PREJT SHPIRTËRAVE MË TË MIRË TË ARTIT, DO TË VARROSET NË PRIZRENNga FLORI BRUQI (06.16.2010)
SCARLETT JOHANNSON ËSHTË VLERËSUAR PËR DEBUTIN NË TEATRIN BROADWAY (06.15.2010)
QINDRA SHQIPTARË TË ANËS SË MALIT NË PARKUN ROOSEVELT NË NEW YORKFotoreportazh nga KËZE KOZETA ZYLO (06.13.2010)
JETA VAZHDON...Nga PATRICK MOORE (06.08.2010)
KUR VRITET GAZETARI VRITET DHE LIRIA(Pesë vjet pa Bardhyl Ajetin)Nga AGIM GASHI (06.06.2010)
MOS E PUSHKATONI FJALËN E LIRË ! Nga KËZE (KOZETA) ZYLO  (06.05.2010)
A MJAFTON NJË E-MAIL QË AL GORE DHE GRUAJA E TIJ T'U SHPJEGOJNË MIQVE FUNDIN E MARTESËS SË TYRE (06.03.2010)
ZBULOHET TESTAMENTI NGA GAZETA BRITANIKE E SË DIELËS "NEWS OF THE WORLD" (05.31.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]