E Premte, 04.19.2024, 10:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

SHQIPTARI BEKIM FEHMIU - ARTIST - DHE SHQIPTARËT SI KOMB A ISHIN BASHKË?

Nga XHEVAT REXHAJ


E Djelë, 06.20.2010, 07:17am (GMT+1)

 

 

 

 

Të merresh me tema të ndryshme në ditët e sotme kur jetojmë si shtetas të lirë të Republikës së Kosovës në veçanti, dhe si shqiptarë në përgjithësi nuk është e lehtë. Për këtë duhet ose të jesh realistë dhe i drejtë ose të jesh i varur nga mendësia e jonë ende naive dhe primitive për rrethanat dhe kushtet kur jemi duke jetuar. Kjo vjen nga fakti se ne shqiptarët fatkeqësisht ende jetojmë me stereotipe dhe mentalitete jo vetëm ballkanike por thjesht të ndryshkura nga e kaluara e jonë jo e mirë në të gjitha sferat jetësore që i patëm.

Ne shqiptarët që lindem dhe u rritëm pa dëshirën tonë në një shtet që ishte njerkë për neve, e patëm fatin dhe fatkeqësin që të ishim pjesë e një shoqërie ku një arritje e vogël e ndonjë shqiptari në ndonjë lami të caktuar jetësore, ishte kënaqësia më e madhe e jona. Ne shqiptarët ishim të lumtur kur ndonjë shqiptar përfaqësonte emrin tonë në sport, kulturë apo diç tjetër,ne mburreshim ngase ishim të etur që të njiheshim edhe te të tjerët se çfarë vlerash kemi si komb edhe pse të pushtuar nga jugosllavizmi. Gjendja fatkeqësisht nuk ishte edhe aq më e mirë as në shtetin amë ngase socio-komunizmi enveristë ishte i izoluar total nga bota demokratike, dhe populli vuante nga diktatura e egër.

Të gjitha këto ndoshta luajtën një rol në perceptimet dhe orientimet tona se çdo gjë çka ishte e lidhur me jugosllavizmin ishte jo shqiptare, pra ishte thjeshtë serbe, dhe se edhe ata shqiptarë që korrnin suksese të ndryshme në arenat e atij shteti dhe në arenat nderkombëtare, nuk duhej të përfilleshin, ngase kinse nuk përfaqësonin emrin shqiptarë por diç tjeter?

Ne shqiptarët aso kohe dinim pak ose hiç se një femër me emër dhe mbiemër shqiptare ishte nder gratë më të njohura në botë, Gonxhe Bojaxhiu-Nanë tereza, ne shqiptarët kishim Rifat Gjotën e Madh, ne kishim A. Salihun,Xh. Pecin,N. Gashin,M. Bogujevcin boksier të gjithë me renome nderkombëtare, F. Vokrrin, Xh. Muriqin, Xh. Prekazin, K. Shalën, futbollistë me namë nderkombëtar, kishim profesorë dhe shkencëtarë me referenca nderkombëtare, kishim njerëz të shumtë të artit dhe kulturës e sportit që ngritën emrin e shqiptarit në piadestalin më të madh të mundshëm edhe pse rrethanat politike nuk i favorizonin ata, por ata u tregonin gjeneratve të ardhshme se kombi duhet me vepra e jo me fjalë. Të gjithë këta dhe mijra të tjerë ishin luftëtarë të denjë të çeshtjes kombëtare, këta më shumë se të tjerët luftën e bënë me mjete demokratike dhe me zell të madh për emancipimin dhe ardhmërinë e shqiptarëve. Të tillët edhe nëse ne duam t'i harrojmë nuk i harron historia ngase ishin pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare edhe pse nënë pushtim politik.

Në gjithë këtë vorbull paragjykimesh tona ne ende nuk po mund të krijojmë ndjenjen e të dashurit dhe të respektit tonë ndaj vlerave madhështore që dha kombi ynë në përgjithësi e individët në veçanti. Populli shqiptar kishte artistë të mëdhenj A. Shalën, F. Begollin, Xh. Qenën, H.Shehun e qindra të tjerë të cilët formuan dhe zhvilluan artin, teatrin dhe filmin kosovar-shqiptar, vetëm ata e kanë ditur se si ishte të punohej dhe të mendohej shqip atyre viteve dhe dekadave. Po ato vite kishim doajenet e teatrit dhe filmit me permasa të mëdha edhe nderkombëtare, Enver Petrovcin e madh dhe të papërseriturin, të ndjerin tani më, Bekim Fehmiun. Po, para do ditësh Bekimi ia mori jetën vetes, Bekimi ndërroi jetë dhe shkoi në amshim, po Bekimi jetoi dhe punoi në Beograd, kishte gruan jo shqiptare, ka dy djem Hedonin dhe Uliksin por mbiemrin e kanë shqiptar-Fehmiu. I madh ishte Bekim Fehmiu, më i madh se Jugosllavia e atëhershme, i f ortë ishte Bekim Fehmiu më i fortë se ai shtet, i mençur ishte Bekimi më i mençur se rrethanat politike të pafavorshme për te dhe shqiptarët, artist i madh ishte Bekimi më i madh se të gjithë artistët e atij shteti, shqiptar ishte Bekimi se gjakun dhe emrin e kishte shqiptar, më i madh dhe më i fortë se shumë shqiptarë të tjerë patriotë të vetëquajtur, Bekimi ishte vetë madhështia e të qenit shqiptar.

A e njifshim ne Bekimin, po, a e donim ne Bekimin, po, a e çmonim ne Bekimin jo?! Nuk e çmonim sa duhet ngase ai jetonte në Beograd, kishte tjeter grua dhe për ne ishte i huaj? Koha e han kashtën thotë populli, zhvillimet politike të atëhershme sollën ndarje edhe më të mëdha ndaj nesh e Bekimit, ne mundoheshim me mjetet tona të çliroheshim nga okupimi ndersa Bekimi tani më i ndjerë kishte metodën e vetë të ndihmës për çlirimin e Kosovës, ai qysh me 1987 pas Kongresit të Shkrimtarëve të ish Jugosllavisë në Novi Sad kur i Madhi i kombit Dr. Ibrahim Rugova iu tha mjaftë më serbëve, dhe shkatërroi shoqatën e atëhershme duke u thënë serbëve se Kosova do pavarësi, Bekim Fehmiu nderpreu aktivitetin e tij artistik në shenjë proteste të shovenizmit serb kundër shqiptarëve, a nuk është kjo madhështi kur një njeri i tillë si Bekimi ndermerr kësi hapi, po ishte. Po çfarë bëmë ne shqiptarët për Bekimin, asgjë, e harruam e lamë të vetëm në greminë, e hudhëm si dimë vetëm ne shqiptarët t'i hudhim vlerat, mbaroi lufta dhe ne Bekimin e harruam krejtësisht, ne i duheshim atij ngase edhe ai na duhej neve më shumë. Bekim Fehmiu nuk ishte patriot me bateri, nuk ishte populist, nuk ishte fjalaman, ai ishte artist dhe ishte me gjak e me zemër shqiptar, ai nuk ishte as Ali Shukri e as Sinan Hasan pro serb, jo ai ishte vetë shqiptari që jetoi dhe punoi si shqiptar duke ia rritur emrin kombit.

Vdiq Bekim Fehmiu, mjetet tona të informimit e jepnin lajmin diku nga fundi, politikajt pritnin se kush i pari do thotë diçka nga frika e njëri tjetrit, u treguan të vegjël dhe të dobët këta politikanuca kosovarë, ngase e dinin se Bekimi ishte më i madh se ata, dhe se ishte më kombëtar se ata, Bekimi nuk vjedhi dhe nuk vrau shqiptarët, Bekimi nuk bëri korrupcion dhe kriminalitet në kurriz të popullit, Bekimi nuk iu nënshtrua diktatit politik të politikuajve tanë por mbeti ai që ishte, i Madh si artist dhe i Madh si shqiptar. Ku mbeti Ministria e Kulturës e kulturashit politikan L. Haziri, mbeti aty ku e ka vendin në marrinë e strofullit të vetë, se çka din dhija çka tagjija, thotë prap populli, aq din edhe mozomakeqi, Luta i kulturës.

Rrallë lindin njerëz të mëdhenj, ata meritojnë kujtesen tonë të përhershme, i tillë ishte Bekim Fehmiu, artisti më i famshëm shqiptar i të gjitha kohrave, të vegjël jemi ne karshi veprës së tij ngase ma shumë e çmoi bota artdashëse sesa ne shqiptarët, bashkëkombësit e tij, ndoshta do e respektojmë më shumë pas vdekjesë së tij se kështu e kemi adet ne shqiptarët. Ishte shumë me rëndësi të lexohej intervista e djalit të tij Hedonit, ku ai tregoi prejardhjen prej gjyshit e sot, Familje e shkolluar dhe familje me veti vërtet shqiptare, ai tregoi konkretisht se çfarë domëthenie kishin emrat e fëmijëve të familjesë Fehmiu, andaj edhe fëmijët e tij kanë gjak shqiptari, se baba është trungu i familjesë themi ne shqiptarët, e kemi detyrim që edhe fëmijët e tij të i nderojmë, së paku.

Shpirti i Bekim Fehmiut do të jetë në Prizren, në kryeqytetin e shqiptarëve ngase Bekimi ishte kryevepra e artit shqiptar.

 

 

XHEVAT REXHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOLOSI I KINEMAOGRAFISË (06.19.2010)
ODISEU IM - KUSHTUAR BEKIM FEHMIUTPoezi nga ABDULLAH ZENELI (06.18.2010)
ULIKSI DHE HEDONI PËR BEKIMIN - HESHTJA SI PROTESTË (06.17.2010)
BEKIM FEHMIU, NJËRI PREJT SHPIRTËRAVE MË TË MIRË TË ARTIT, DO TË VARROSET NË PRIZRENNga FLORI BRUQI (06.16.2010)
SCARLETT JOHANNSON ËSHTË VLERËSUAR PËR DEBUTIN NË TEATRIN BROADWAY (06.15.2010)
QINDRA SHQIPTARË TË ANËS SË MALIT NË PARKUN ROOSEVELT NË NEW YORKFotoreportazh nga KËZE KOZETA ZYLO (06.13.2010)
JETA VAZHDON...Nga PATRICK MOORE (06.08.2010)
KUR VRITET GAZETARI VRITET DHE LIRIA(Pesë vjet pa Bardhyl Ajetin)Nga AGIM GASHI (06.06.2010)
MOS E PUSHKATONI FJALËN E LIRË ! Nga KËZE (KOZETA) ZYLO  (06.05.2010)
A MJAFTON NJË E-MAIL QË AL GORE DHE GRUAJA E TIJ T'U SHPJEGOJNË MIQVE FUNDIN E MARTESËS SË TYRE (06.03.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]