VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJË VIT MË PARË MICHAEL JACKSON SHKONTE NË PËRJETËSI
E Mërkurë, 06.23.2010, 09:25pm (GMT1)

Foto, video, news, kujtime, gossipe e studime për mbretin e popit

Voal-online -Saktësisht një vit nga vdekja e Michael Jackson, 25 qershorit 2009, qendra e varrezave Glendale, pranë Los Anxhelosit, në jug të Kalifornisë, përgatitet të jetë e pushtuar nga mijëra fansa të ish mbretit të popit, por nuk dihet mirë nëse mauzoleu që e ruan trupin e tij të pajetë do të jetë i gatshëm për të pritur për herë të parë publikun.

Qindra e qindra fansa priten të arrijnë edhe në afërsi të Neverland, ranch-it të këngëtarit në Kaliforninë Qendrore, ku në të vërtetë asgjë e veçantë nuk është përgatitur, të paktën deri sot. Sipas tam tameve të uebsajteve të gossipeve amerikane, tre bijtë e Jackson - Prince, Paris a Blanket, nuk do të jenë atypari: do të jetë gjyshja Katherine Jackson në Gary, në Indiana, qytetin e lindjes të Jacko-s. Edhe në New York, një qytet që e ka dashur gjithmonë Michael-in, janë parashikuar një varg përkujtimesh.

Veprimtaria më simbolike zhvillohet më 29 qershor në mitikun Apollo Theater të Harlemit, në Manhattan, ku Jacko bëri hapat e parë me The Jackson Five. Është një paraqitje e showt 'Ultimate Thriller Tour', të një ish koreografi të këngëtarit, Mic Thompson. Të gjitha televizionet amerikane, më në fund, kanë në program një varg transmetimesh veçanërisht kushtuar Jackson-it: bie në sy sidomos dokumentari të cilin televizioni kabllor TV Guide Networkmandera' do ta transmetojë të premte 'Gone too Soon (shuar tepër shpejt), të gazetarit Ian Halperin.

Në Glendale, përgatitet një pushtim prej fansave e Radar Online nuk ka më dyshime: një burim ekskluziv ka konfirmuar për uebsajtin e specializuar në thashetheme se një vit saktësisht pas vdekjes së tij, si dhe për gjithë javën, fansat e Michael Jackson-it mund ta vizitojnë mauzoleun e Forrest Lawn MemorialPark, atë të yjeve të Hollywood-i.

Por një tjetër uebsajt gossipesh, Sawf News, shkruan saktësisht të kundërtën: do të ketë homazh në parkun e qendrës së varrezave të mbretit të popit, por mauzoleu do të jetë i mbyllur, siç ka vendosur drejtoria e Forrest Lawn MemorialPark, dh Los Angeles Police Department (LAPD) policia e metropolit jugkalifornian. Do të jetë një homazh i kufizuar: as balonta shumëngjyrëshe, as muzikë, asnjë shitës ambulant me doreza të argjenduara distrass, t-shirt Thriller ose maska zombie./Elida Buçpapaj

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.