VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAFAJËSI E NDËSHKUAR

Poezi e re nga AGIM GASHI


E Enjte, 06.24.2010, 02:00pm (GMT1)

PAFAJËSI E NDËSHKUAR

Kushtuar birit tim Ninelit, Diellzës, mbesës së mikut tim Adem Berishës dhe të gjithë atyre që u vranë ose vdiqen pafajsisht në moshat e njoma të jetës së tyre!

Nineli, biri im i vrarë më 21.01.1995 nga polici serb!

Sot sharkia më thirri vet
të ia dridh telat, ta lajë me lotë
nga mërgimi, kjo plagë që vret
për të kujtuar për jetë e mot.

Ninel bir or skifter mali
ty qe të kisha të mirin djal
shtatëmbëdhjetë vjeç shkjau jetën të ndali
që për jetë të jetëve s'ia bëj hallall.

Prehu i qetë bir në përjetësi
bashkë me motra e vëllezër plot
që humbën jetën qysh në fëmijëri
pa asnjë borxh atëherë dhe sot.

 

Diellza Berisha


Merre Diellzen e i shtrëngo dorën
bashkë parajsën ju zbukuroni
babë e gjysh ju vejmë kurorën
nga parajsa ju ne na mbroni.

Ju jeni yje të përjetësisë
që shkëlqeni kurrë pa u ndalë
ndonëse viktima të çmendurisë
të mos ndaheni si pëllumba të bardhë.

Ne për juve shkruajmë poezi
rrahim telat nëpër sharkia
si dallëndyshet ju kem' përmbi
qoftë e juaja pavdekësia.

Edhe motra e vëllezër shumë
poezi që u kanë kushtuar
mallkojnë vrastarët të bëhen shkrumb
për mizoritë që kanë treguar.

16.06. 2010
Düren

Shukrije Obertinca e vrarë në demostraten e pranverës së vitit 1989

AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.