E Enjte, 04.25.2024, 10:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
26 QERSHOR: PRESIDENTI XHON KENEDI VIZITON BERLININ PERËNDIMOR; NËNSHKRUHET KARTA E KOMBEVE TË BASHKUARA
E Shtunë, 06.26.2010, 07:16am (GMT+1)

Presidenti Xhon Kenedi viziton Berlinin Perëndimor

Më 26 qershor 1963, presidenti Xhon Kenedi vizitoi Berlinin Perëndimor për të treguar mbështetjen amerikane për banorët e këtij qyteti të rrethuar nga Gjermania Lindore komuniste. Kenedi vizitoi murin që ndante qytetin dhe që gjatë dy vjetëve të fundit kishte izoluar pak nga pak Berlinin Perëndimor. Ai e quajti murin një fyerje kundër njerëzimit. Më vonë ai mbajti një fjalim para rreth 150 mijë berlinezëve entuziastë që ishin mbledhur para Bashkisë së qytetit.

"Dy mijë vjet më parë shprehja më krenare ishte: Jam qytetar i Romës. Sot në botën e lirë, shprehja më krenare është: Jam qytetar i Berlinit (Ich bin ein Berliner)".

Shumë historianë amerikanë e konsiderojnë vizitën e Xhon Kenedit në Berlin si një nga ngjarjet më interesante të presidencës së tij.

Nënshkruhet Karta e Kombeve të Bashkuara

Më 26 qershor 1945, 50 shtete nënshkruan Kartën e Kombeve të Bashkuara në San Francisko të Kalifornisë. Dokumenti ishte rezultat i 63 ditë bisedimesh ndërmjet delegatëve që përfaqësonin shumicën e vendeve fituese në Luftën e Dytë Botërore.

I pari që e nënshkroi Kartën ishte ambasadori i Kinës në Britani, Dr. V.K. Uellington Ku. Në fjalën e tij ambasadori kinez e krahasoi Kartën e Kombeve të Bashkuara me Magna Kartën (Karta e Madhe) e Anglisë dhe me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

Kryetari i delegacionit francez, Zhozef Pol Bonku, e vlerësoi kartën për parimin e përdorimit të forcës "për të shtypur agresionin".

Ambasadori i Bashkimit Sovjetik në Shtetet e Bashkuara, Andrei Gromiko theksoi se vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara kishin marrë përsipër detyrimin "për të zgjidhur mosmarrëveshjet në rrugë paqësore".

Në fjalën e tij presidenti i Shteteve të Bashkuara, Hari Truman, tha se Karta ishte "hapi i parë drejt një paqeje të qendrueshme".

"Karta e Kombeve të Bashkuara që ju po nënshkruani tani është një strukturë e fortë mbi të cilën ne mund të ndërtojmë një botë më të mirë. Historia do t'ju nderojë për këtë. Mes fitores në Evropë dhe fitores përfundimtare në Japoni, në këtë luftë që ka qënë më shkatërrimtarja ndër të gjitha, ju keni fituar kundër vetë luftës".

Kartae Organizatës së Kombeve të Bashkuara hyri në fuqi më 24 tetor 1945. (http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAFAJËSI E NDËSHKUARPoezi e re nga AGIM GASHI (06.24.2010)
NJË VIT MË PARË MICHAEL JACKSON SHKONTE NË PËRJETËSI (06.23.2010)
JU RRËFEJ TIME BIJË NEDËNNjë vit pas vrasjes së Nedës, në Teheran, në kulmin e protestave antiqeveritare, flet nëna e vajzës që u bë simbol i rezistencës iraniane (06.21.2010)
MILAZIM SALIHU: "BEKIMI U TËRHOQ PËR SHKAK TË KOSOVËS" (06.20.2010)
SHQIPTARI BEKIM FEHMIU - ARTIST - DHE SHQIPTARËT SI KOMB A ISHIN BASHKË?Nga XHEVAT REXHAJ (06.20.2010)
KOLOSI I KINEMAOGRAFISË (06.19.2010)
ODISEU IM - KUSHTUAR BEKIM FEHMIUTPoezi nga ABDULLAH ZENELI (06.18.2010)
ULIKSI DHE HEDONI PËR BEKIMIN - HESHTJA SI PROTESTË (06.17.2010)
BEKIM FEHMIU, NJËRI PREJT SHPIRTËRAVE MË TË MIRË TË ARTIT, DO TË VARROSET NË PRIZRENNga FLORI BRUQI (06.16.2010)
SCARLETT JOHANNSON ËSHTË VLERËSUAR PËR DEBUTIN NË TEATRIN BROADWAY (06.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]