E Enjte, 04.25.2024, 01:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

SOT SHQIPËRIA ËSHTË NJË VEND I SIGURTË

Nga MARISA FUMAGALLI, "Corriere della Sera"


E Djelë, 06.27.2010, 10:29am (GMT+1)

Ujëra të kulluara dhe bunkerë në plazh. Nuk është një vend për ata që nuk kënaqen asnjëherë. Të interesohesh për Shqipërinë dhe të vendosësh për të kaluar pushimet atje do të thotë të kesh shpirtin e udhëtarit. Kurioz, përherë i gatshëm dhe joperfeksionist. Me këto të dhëna jemi në rregull. Shkoni dhe zbuloni një tokë që fsheh bukuri të rralla: një det të kulluar, plazhe të pastër, pyje, lumenj, male dhe zona arkeologjike.

Të jemi të qartë, peizazhi urban që të rrethon zhvillohet pa rregulla, me një çimentizim të egër. Kjo përbën kufirin e zhvillimit të demokracive të reja dhe të dobëta. Harrojini edhe fshatrat turistikë (Club Med nuk është ende), por hotele të rehatshëm mund të gjenden. Një paralajmërim tjetër, pozitiv dhe jo me më pak rëndësi: sot Shqipëria është një vend i sigurtë.

Rreziku për të qenë viktimë e grabitjeve, sa për të marrë një shembull, nuk është më i madh se ai që ndodh në Itali. Përkundrazi. Shqiptarët janë mikpritës dhe të gatshëm për të filluar menjëherë bisedën. Shumë prej tyre e kanë mësuar italishten nga televizioni. Të rinjtë e mësojnë me dëshirë së bashku me anglishten.

Një itinerar i mirë veror, që bashkon jetën e detit me eksplorimin, është përgjatë rrugës së Bregut, me nisjen nga Vlora (ish-porti i skafistëve famëkeqë) dhe mbërritja në Sarandë, Rimini i Shqipërisë, përballë Korfuzit. E gjithë kjo rrugë ka plazhe me rërë dhe me gurë, ndërkohë që deti përballë është blu dhe i kthjellët. Tragete për Vlorë dhe për në Durrës nisen nga Brindizi dhe Ankona.

Alternativë është edhe udhëtimi me avion për në Tiranë dhe një makinë e marrë me qera. Është një ide e mirë ajo e kalimit të disa ditëve në kryeqytet, që në pak vite ka ndryshuar pamje. Për atë që zgjedh pushimet në varkë, qëndrimi i detyrueshëm në Shqipëri është në Orikum, i vetmi port turistik i vendit. Ndodhet në një gji të thellë, menjëherë pas Vlorës. Është ndërtuar nga një kompani toskane. Ndërtesa me tulla të kuqe (mund të marrësh me qera apartamente) duket e mbajtur mirë si vendpushim për anijet. Duke filluar nga ky vit, në Orikum është ankoruar edhe një anije luksoze që ofron udhëtime-kroçerë të shkurtra (www.Caiccoresort.com).

 

 

I kthehemi udhëtimit buzë Bregut nga rruga (më në fund e zgjeruar dhe rregulluar) që ngjitet në Llogarà dhe që pastaj zbret gjarpërueshëm deri në nivelin e detit, ku ndeshemi me fshatrat e para. Ndalojmë në Dhërmi. Pesë kilometra më këmbë apo me fuoristradë, gjendet një manastir antik (i trasformuar në repart ushtarak gjatë komunizmit). Dhe prej këtu, përgjatë një rruge të ngushtë, mbërrin në plazhin e Gjipesë, me pamje spektakolare.

Fshatra të tjerë (fatkeqësisht të sulmuar nga ndërtimet e reja) dhe plazhe të tjerë pasqyrohen në det.

Dhe ja Himara, ku ndodhen plazhet më të bukur të Rivierës shqiptare. Kujtojmë Spilenë, një nga më të bukurat e Bregut. Porto Palermo, me kështjellën e Ali Pashait, është zonë ushtarake. Mbi shpinën e malit, vihet re një njollë e dendur me gjëmbaçë. Ishte Enver Hoxha që i mbolli si mbrojtje natyrore kundër uljes së desantëve armiq. Pjesën tjetër të vendit, i njëjti diktator e mbushi me bunkerë. Shumë prej tyre janë shkatërruar, të tjerë kanë mbetur.

Saranda është qyteti më jugor. Fatkeqësisht një xhungël me çimento. Por, rreth 20 kilometra më tej, gjendet Parku i mahnitshëm Arkeologjik i Butrintit, zonë e mbrojtur nga UNESCO, që nuk mund të lihet pa u vizituar.

Një detaj: gërmimet që nxorën në dritë mrekullitë e Antikitetit patën një hov të madh gjatë pushtimit italian të Shqipërisë.

Në fund fare, ia vlen të vizitosh nga brenda (më pak se dy orë nga Saranda) Gjirokastrën, qytetin e gurtë. Është një nga shembujt më domethënës të arkitekturës shqiptare. Ju dominon kështjella-fortesë. Është qyteti i lindjes i diktatorit Hoxha.

--

Viaggi - Le nuove mete

Albania beach

Acque limpide e bunker sulla spiaggia. Ma non è un Paese per schizzinosi

Viaggi - Le nuove mete

Albania beach

Acque limpide e bunker sulla spiaggia. Ma non è un Paese per schizzinosi

Non è un Paese per schizzinosi. Interessarsi all'Albania e decidere di passarvi una vacanza significa avere lo spirito del viaggiatore. Curioso, disponibile, non perfezionista. Con queste premesse, è ok. Andate a scoprire una terra che nasconde rare bellezze: il mare trasparente, le spiagge incontaminate, le foreste, i fiumi, le montagne, i siti archeologici. Certo, il paesaggio urbano che sta intorno cresce disordinatamente, con cementificazione selvaggia. È il limite dello sviluppo delle giovani e deboli democrazie. Scordatevi anche il villaggio turistico pettinato (il club Med non c'è ancora) ma gli alberghi confortevoli si possono trovare. Un'altra avvertenza, positiva e non di poco conto: oggi, l'Albania è un Paese sicuro. Il rischio di essere scippati, per fare un esempio, non è maggiore di quello che si corre in Italia. Anzi. Gli albanesi sono mediamente ospitali, pronti al dialogo. Molti di loro hanno imparato l'italiano guardando la tv. I giovani lo studiano volentieri, assieme all'inglese.

Un buon itinerario d'estate, che unisce la vita di mare all'esplorazione, corre lungo la strada costiera, con partenza da Valona (l'ex porto dei famigerati scafisti) e arrivo a Saranda, la Rimini d'Albania, dirimpetto a Corfù. È questo il tratto che vanta numerose baie di sabbia e di sassi, lambite da acque azzurre e limpide. Traghetti per Valona (o Durazzo, più a nord), partono da Brindisi e da Ancona. L'alternativa è il volo aereo per Tirana e un'auto in affitto. È una buona idea quella di trascorrere un paio di giorni nella capitale, che, in pochi anni, ha cambiato volto. Chi, invece, sceglie la vacanza in barca, solcando l'Adriatico dell'Est, la sosta obbligatoria in Albania è a Marina di Orikum, l'unico porto turistico del Paese. Si trova in una profonda insenatura, appena sotto Valona. È stato costruito da una società toscana. L'edificio in mattoni rossi (qui si possono affittare appartamenti) è ben tenuto come l'approdo per le imbarcazioni. Da quest'anno, inoltre, a Marina di Orikum è ancorato un sontuoso caicco, che offre brevi crociere (www.Caiccoresort.com).

Torniamo al viaggio costiero e alla strada (finalmente allargata e riassestata) che sale al passo di Llogarà (1.000 metri) e quindi scende tortuosamente fino al livello del mare, dove s'incontrano i primi villaggi. Fermiamoci a Dhermì. A 5 km, percorribili a piedi o in fuoristrada, si trova un antico monastero (trasformato in reparto militare durante il comunismo). E da qui, lungo una stradina stretta, si arriva alla spiaggia di Gjipea, formata dal torrente che scende dalle montagne con un percorso spettacolare. Altri piccoli villaggi (purtroppo, insidiati dalle nuove costruzioni), altre baie che si specchiano nel mare. Ed ecco Himara, dove ci sono le spiagge più ampie della riviera albanese. Ricordiamo Spilea, una della più belle di tutta la costa. Porto Palermo, con il castello di Alì Pascià, è zona militare. Sul dorso della montagna, si nota una folta macchia di spinose agavi. Fu Enver Hoxha a farle piantare come difesa naturale contro improbabili discese di paracadutisti nemici. Del resto, lo stesso dittatore fece punteggiare l'Albania di bunker. Molti sono stati demoliti, altri sono rimasti, visibili sugli speroni di roccia. Saranda è la città più a sud. Una giungla di cemento, purtroppo. Ma, a circa 20 chilometri, si trova lo stupendo parco archeologico di Butrinto, sito Unesco, da non perdere. (Lavori in corso lungo la strada rendono il percorso un po' faticoso). Un dettaglio: gli scavi che portarono alla luce le meraviglie dell'antichità ebbero particolare impulso durante l'occupazione italiana in Albania. Vale la pena, infine, di visitare (all'interno, meno di 2 ore d'auto da Saranda) Gjirokastra, la città di pietra. È uno degli esempi più significativi di architettura albanese. Vi domina il castello/ fortezza. È la città natale del dittatore Hoxha.

Marisa Fumagalli
26 giugno 2010

(http://www.rilindjademokratike.com) (http://www.corriere.it)

Përgatiti Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
26 QERSHOR: PRESIDENTI XHON KENEDI VIZITON BERLININ PERËNDIMOR; NËNSHKRUHET KARTA E KOMBEVE TË BASHKUARA (06.26.2010)
PAFAJËSI E NDËSHKUARPoezi e re nga AGIM GASHI (06.24.2010)
NJË VIT MË PARË MICHAEL JACKSON SHKONTE NË PËRJETËSI (06.23.2010)
JU RRËFEJ TIME BIJË NEDËNNjë vit pas vrasjes së Nedës, në Teheran, në kulmin e protestave antiqeveritare, flet nëna e vajzës që u bë simbol i rezistencës iraniane (06.21.2010)
MILAZIM SALIHU: "BEKIMI U TËRHOQ PËR SHKAK TË KOSOVËS" (06.20.2010)
SHQIPTARI BEKIM FEHMIU - ARTIST - DHE SHQIPTARËT SI KOMB A ISHIN BASHKË?Nga XHEVAT REXHAJ (06.20.2010)
KOLOSI I KINEMAOGRAFISË (06.19.2010)
ODISEU IM - KUSHTUAR BEKIM FEHMIUTPoezi nga ABDULLAH ZENELI (06.18.2010)
ULIKSI DHE HEDONI PËR BEKIMIN - HESHTJA SI PROTESTË (06.17.2010)
BEKIM FEHMIU, NJËRI PREJT SHPIRTËRAVE MË TË MIRË TË ARTIT, DO TË VARROSET NË PRIZRENNga FLORI BRUQI (06.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]