VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJË BJONDE E RE NËN HIJEN E BERLUSKONIT
E Djelë, 06.27.2010, 11:07am (GMT1)

Ka ngjallur kureshtje zonja bjonde misterioze zbritur e fundit nga avioni në Kanada

Voal-online -Bjonde, e pashme dhe për një ditë pa emër. Zonja misterioze në përbërje të delegacionit të ngushtë të Kryeministrit Silvio Berlusconi në G8 të Huntsville, Toronto, ka ngjallur shumë kureshtje kur, e veshur me të bardha e me flokët e shpërndara nga era, është parë tek zbriste nëpër shkallëzën e avionit të Shtetit. Pas 24 orësh, "zonja e bardhë" ("ladama bianca") ka më në fund një emër dhe ka një rol të përcaktuar në përbërje të delegacionit italian: është Federica Gagliardi, tashmë anëtare e komitetit elektoral të Renata Polverinit e kryesekretare e sekretarisë së përgjithshme të Rajonit Lacio (Regione Lazio).

Gagliardi ka shprehur dëshirën të jetë pjesë e një misioni ndërkombëtar. Rasti është paraqitur muaj të shkuar kur bëheshin përgatitjet për takimin e lartë G8-G20 në Kanada: bjondja 28 vjeçare është thirrur të bëjë pjesë në sekretarinë e delegacionit italian. Një prani është vënë re edhe nga delegacionet e tjera, të cilat flasin për praninë e zonjës Gagliardi në welcome dinner (darkën e mirseardhjes) që ka hapur punimet e samitit të Huntsville.

«Jam në Toronto me lejen e presidentes Rita Polverini: jam shumë e lumtur që ndodhem këtu." Federica Gagliardi nuk i fsheh emocionet duke folur në telefon me Francesco Maria Orsin, këshilltar komunal i Listës Qytetare «Amore per Roma» (Dashuria për Romën), e afërt me kryetarin e bashkisë së Romës, Gianni Alemanno.

Po kush është Federica Gagliardi, dama bjonde? Lindur në Romë dhe diplomuar në drejtësi: bjonde, flokë të lëshuar, bukuri fizike, nuk mund të mos vihet re prania e saj kudo që ndodhet. E nuk bie në sy, pra, vetëm pse ndodhet një hap larg prapa Kryeministrit Berlusconi. Nga curriculum vitae e saj del se ajo ka pasur disa detyra shteterore: në vitet 2006 e 2007 ka punuar me kontratë vjetore në sektorin e tregtisë në stafin e Veltronit. Zgjedhjet në Partinë Demokratike të cilën e kishte kryesuar më parë Veltroni, ish kryetar i bashkisë së Romës, kishin sjellë krerë të tjerë në parti dhe Gagliardi nuk kishte përfituar kontratë të re pune.

Për profilin e saj në Facebook, Federica ka shkruar fare qartë: «Dai nemici mi guardo Io, dagli amici mi guardi Dio!!!». (Nga armiqtë e ruaj veten, mga miqtë më ruan Zoti!!!")/Elida Buçpapaj

(http://www.repubblica.it) (http://www.corriere.it)

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.