E Enjte, 04.25.2024, 02:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BBC: Kërkesa e Shqipërisë për në BE është hap simbolik
E Enjte, 03.19.2009, 03:47pm (GMT+1)

 

 

Analistë të çështjeve të BE-së mendojnë se klima aktuale në Bruksel kundër zgjerimit pritet t'i shtyjë ambiciet e vendeve ballkanike për një afrim të shpejtë në Bashkimin Europian.

Gjatë një konference shtypi në Bruksel, ministri i jashtem çek, Karel Shvarzenberg tha se e mirëpriste një aplikim të Tiranës zyrtare për statusin e vendit kandidat, por la të kuptohej se shqyrtimi i kërkesës mund të bëhet pas qershorit, kohë deri kur vendi i tij ka presidencën e radhës së BE-së.

Në fillimjavë, kancelarja gjermane, Angela Merkel tha në një takim të partisë së saj Kristian-Demokrate se "Bashkimi Europian ka nevojë për një fazë konsolidimi, para se të shtohet me anëtarë të rinj".

Në Qendrën për Reforma Europiane, një institucion me qendër në Londër që punon për përmirësimin e cilësisë së debatit për të ardhmen e BE-së, e shohin kërkesën e pritshme të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat si një hap simbolik të këmbënguljes së Tiranës për anëtarësim në BE.

 

Sokol Gruda bisedoi me Tomas Valasek, drejtor për çështjet e politikës së jashtme dhe mbrojtjes në Qendrën për Reforma Europiane dhe fillimisht e pyeti se cilat janë gjasat për një zgjerim të shpejtë të BE-së në Ballkan?

Valasek: Sigurisht që zgjerimi i BE-së po bëhet përherë e më i vështirë. Vala tjetër e zgjerimit është edhe më larg nga sa pritej. Arsyet janë të shumëfishta. Vendet brenda BE-së që gjithmonë e kanë parë zgjerimin si pjesë e një procesi simultan të thellimit të integrimit të BE-së, vende si Franca e Gjermania, janë të zhgënjyera, ngase BE-ja është zgjeruar, por nuk është integruar më shumë. Traktati i Lisbonës që ishte menduar të krijonte një bashkim më koherent e më të ngjeshur ka dështuar dhe nuk është e sigurtë nëse mund të rigjallërohet ne Tetor. Nëse një përpjekje e tillë dështon, kjo do të ketë ndikim edhe në kursin e zgjerimit.

 

BBC: Qeveria shqiptare e ka bërë të qartë se dëshiron të aplikojë për statusin e vendit kandidat për në BE, brenda kohës që Republika Çeke mban presidencën e radhës. Cila mendoni se mund të jetë përgjigjja nga Brukseli për një kërkesë të tillë?

Valasek: Ma merr mendja se diplomatët europianë do të përpiqen t'i shkurajojnë diplomatët shqiptarë nga paraqitja e një kërkese të tillë. Kjo, thjesht sepse sikurse e thashë, aktualisht nuk ekziston vullneti i duhur për zgjerimin e BE-së. Kërkesa do të ishte një hap simbolik nga ana e Shqipërisë, në kuptimin se ua kujton vendeve të BE-së se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga përpjekjet për anëtarësim. Por, realisht, as vetë qeveria shqiptare nuk e pret që Bashkimi Europian të përgjigjet: "Mirë, jeni të mirëpritur të na bashkoheni pas pak vitesh". Sikurse e thashë, politikat e zgjerimit të BE-së dhe atmosfera brenda bashkimit, momentalisht nuk janë në favor të vendeve kandidate.

 

BBC: Pra, është atmosfera brenda BE-së dhe jo plotësimi nga vendet aspirante i kritereve të caktuara, ajo që i pengon ata nga afrimi me Bashkimin Europian?

Valasek: Është një ndërthurje e të dyjave. Atmosfera brenda BE-së është negative, pjesërisht, sikurse thashë nga mosarritja e një integrimi më të plotë, pjesërisht për shkak të krizës ekonomike. Por arsyeja përse po ecet me ngadalë në drejtim të zgjerimit ka të bëjë edhe me vetë vendet kandidate, në kuptimin se "vendet e thjeshta" për t'u përfshirë në BE, vendet që janë më të përputhshëm apo kompatibilë me BE-në, në kuptimin gjeografik, historik apo zhvillimor, tashmë janë në BE. Këtu mund të përmend Poloninë, Slloveninë. Parë nga përceptimi që ekziston brenda BE-së, të gjitha vendet që kanë mbetur jashtë Bashkimit Europian, janë më të ndërlikuar, më të vështirë, më pak të zhvilluar, më të varfër e ndoshta me stabilitet më të dobët politik. Vala e zgjerimit në vitin 2007, kur në Bashkimin Europian u pranuan Rumania dhe Bullgaria, ndikon negativisht ndaj kërkesës së tanishme për status kandidati të vendeve të tjera, ngaqë Rumania e Bullgaria ndoshta u anëtarësuan më shpejt se duhej. Ato kishin probleme serioze me krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke e shkurajuar kështu BE-në nga një zgjerim tjetër i shpejtë.

 

BBC: Kroacia dhe Shqipëria presin të bëhen anëtare me të drejta të plota në NATO muajin e ardhshëm. Po nga pikëpamja e shpejtesisë së anëtarësimit të ketyre dy vendeve në BE, mendoni se shanset e Kroacisë janë më të mëdha?

Valasek: Mendoj se po, thjesht ngaqë ka më shumë kohë që pret, është kandidat zyrtar dhe është shumë më përpara në procesin e negocijatave. Logjika ta do që Kroacia ka më shumë gjasa në këtë drejtim. Është më përpara në proces dhe e ka kryer tashmë punën më të madhe.

 

BBC: Sipas një vrojtimi të Qendrës suaj, që prej vitit 1973, kur Britania u bë pjesë e Komunitetit Europian, BE-ja është zgjeruar me anëtarë të rinj një herë në tetë vjet. Zgjerimi i fundit ishte në 2007-ën. Mendoni se vendeve aspirante u duhet të presin së paku deri në 2015 për t'u bërë pjesë e BE-së?

Valasek: Nuk mendoj se shifrat marrin ndonjë kuptim të veçantë në këtë rast. Rëndësi ka klima politike në BE, nëse mund ta përdor këtë term. Klima e tanishme nuk e favorizon zgjerimin. Mendoj se duhet të presim të kalojë kriza ekonomike. Ndoshta duhet të presim që edhe vendet e reja anetare, ato që u anëtarësuan në vitin 2007, të stabilizohen dhe të zhvillohen më tej. Mund të na duhet të presim edhe që
BE-ja të miratojë një Traktat tjetër, që do ta transformonte mënyrën se si vendet anëtare hyjnë në marrëdhënie me njëri-tjetrin dhe forcojnë institucionet qendrore.

 

BBC: Dhe ndërkohë, çfarë mendoni se duhet të bëjnë vende si Shqipëria dhe Kosova që kërkojnë të jenë pjesë e BE-së?

Valasek: E di se vendet që duan të anëtarësohen në BE nuk ndjehen mirë kur, pasi bëjnë kërkesë anëtarësimi, u thuhet nga vendet anëtare se duhet të presin. Sigurisht, kjo u ka ndodhur më parë edhe vendeve të tjera. Vendet e reja të BE-së, si Polonia, Çekia e Sllovakia, dëshironin të anëtarësohen në BE që në fillimin e viteve 90-të, por u desh të prisen deri në vitin 2004. Gjatë asaj kohe ato përshtatën një filozofi të thjeshtë: Do të silleshin si vende anëtare të BE-së, pavarësisht se BE-ja nuk po u jepte anëtarësinë. Ata përshtatën gjithë legjislacionin, thanë se do të konsultoheshin nga afër për çështjet e politikës së jashtme. U përpoqën t'i orientojnë politikat ekonomike, sociale, e lokale sipas atyre të BE-së. Duke bërë kështu, ato vende menduan se do ta bënin të pashmangshëm zgjerimin e BE-së . Kjo më duket si strategji e mirë. Sigurisht, ishte një strategji që pati rezultat për vendet që tani janë anëtarë të rinj të BE-së. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Eksperti i sigurisë: Qeveria dhe EULEXi duhet të ndërmarrin masa urgjente për veriun e Kosovës (03.18.2009)
Kongresi ndërkombëtar i ish të përndjekurve politikë, një ngjarje me rëndësi për demokracinë në Shqipëri (03.17.2009)
Lartësia e Gjykatës së Lartë (03.17.2009)
Ne jemi interneti - Vëzhgime me rastin e ditëlindjes së "world-wide-web" (03.15.2009)
Shërli DioGuardi: Beogradi të respektojë të drejtat në Preshevë (03.14.2009)
Jane's Foreign Report: Viti i qetësisë në Kosovë (03.13.2009)
Enveri kuisling i Titos (03.13.2009)
"Die Welt": Gazetat duhet të vetëshpëtohen (03.12.2009)
FMN: Në Shqipëri ngadalësim ekonomik jo krizë (03.11.2009)
Gratë dhe sfidat e tyre.. (03.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]