VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Biri i JFK me nënë austriake gati për provën e ADNsë
E Hënë, 03.23.2009, 03:19pm (GMT1)

Voal-online - Tony Bohler, shpallur bir i John F. Kennedy e i austriakes Lisa Lanett, është gati ta bëjë provën e ADN-së për ta sqaruar të vërtetën lidhur me atësinë e ish presidentit të Shtetit të Bashkuara të Amerikës. "Deri tani nuk i kam dhënë kurrë shumë peshë faktit se Kennedy është babai im apo jo, por tani do të doja vërtetë ta di," deklaroi Tony për të përditshmen "Kurier", e cila dje ka shpalosur love story-n sekrete midis nënës së tij, me prejardhje, në rrugë ilegjitime, nga familja Habsburg, e JFK. Tony Bohler thuhet se është gati ta bëjë provën ADN, por shpresat për ta gjetur të vërtetën janë baras me zero. E përditshmja vjeneze shpjegon se për të bërë një konfrontim të të dhënave të tij gjenetike me të një Kennedy është e domosdoshme që një mashkull nga klani i famshëm të jetë gati për të njëjtat analiza. Gazeta "Kurier" shkruan se ai vëllai i ish presidentit, Edward, as nipat meshkuj të tij nuk kanë asnjë interes për të nxitur një interesim mediatik për këtë rast. Si alternativë për sqarimin e atësisë mbetej një analizë gjyqësore, falë së cilës antropologët arrijnë të gjejnë lidhje prindërore mbi bazën e fotografive. "Kurier" shkruan se ka biseduar me dy ekspertë, të cilët megjithatë kanë dalë në përfundime kundërthënëse, me një studiues që është i bindur se Kennedy është babai i  Tony-t, ndërsa kolegu i tij ka shfaqur dyshime. Lisa Lanett saktësoi sot arsyen pse ajo nuk e pranoi martesën me presidentin e mëvonshëm të SHBA, më 1945, kur ai pranoi të bëhet baba i Tony. Përcaktuese ishim ambiciet politike që Joseph Kennedy kishte në shpirt për të birin John, pasi që më 1944 kishte vdekur në një incident ajror djali i parë i tij Joseph jr. Lisa shpjegon se "me një djalë ilegjitim (John F. Kennedy) nuk do të kishte pasur asnjë shans në politikën amerikane, për këtë arsye nuk është folur kurrë për martesë".



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.