E Shtunë, 04.20.2024, 12:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BSPK përkujtoi Agim Hajrizin
E Mërkurë, 03.25.2009, 06:54pm (GMT+1)

QIK - Organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të mërkurën është mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar ish kryetarit të Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Agim Hajrizi, me rastin e dhjetë vjetorit të vrasjes së tij. Kryetari i BSPK së Haxhi Arifi me këtë rast tha se dhjetë vjet më parë, Aleanca Veri Atlantike (NATO) nisi fushatën ajrore kundër makinerisë ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, e cila po i vazhdonte me ritëm të lartë krimet sistematike kundër civilëve të pafajshëm shqiptarë në Kosovë. "Të pafuqishëm për t'u përballur me superioritetin luftarak të NATO s, forcat serbe përshkallëzuan aktet çnjerëzore kundër qytetarëve të Kosovës, duke mos i kursyer madje as fëmijët, gratë dhe pleqtë duarthatë. Në mesin e të vrarëve ishte edhe atdhetari Agim Hajrizi, i cili u vra nga forcat paramilitare serbe së bashku me nënën dhe djalin Ilirin", potencoi Arifi, duke shtuar se strategjia e vrasjes së Agim Hajrizit ishte planifikuar shumë më herët për shkak të aktivitetit të tij sindikal dhe politik për pavarësinë e Kosovës, e cila tash është realitet. Akademinë e përshëndeti edhe ish kryetari i parë i BSPK së dhe bashkëveprimtari i Agim Hajrizi, Hajrullah Gorani, i cili me këtë rast tha se çka do që të flitet për Agimin është pak, sepse ai ka qenë një njeri i madh, i guximshëm dhe punëtor. Ai shtoi se BSPK ja në atë kohë nuk kishte për qëllim vetëm organizimin sindikal, por kishte edhe një qëllim tjetër zgjidhja e statusit politik të Kosovës. Ndërkaq, bashkëveprimtari i Agim Hajrizit, Esat Loshaj e lexoi një poezi të cilin ia kishte kushtuar të ndjerit Agim Hajrizi. Në fund të Akademisë, u shfaq një film dokumentar kushtuar atdhetarit Agim Hajrizi. Agim Hajrizi,(1961 1999) ishte kryetar i Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Ai punoi në Industrinë e Akumulatorëve në Mitrovicë deri në vitin 1990, kur policia serbe punëtorët e saj i largoi me dhunë nga vendet e punës. Ishte ndër themeluesit e parë të Sindikatës së Pavarur në fabrikën e Akumulatorëve në Mitrovicë, dhe ishte kryetar i parë i kësaj Sindikate. Ai ishte edhe kryetar i Sindikatës së Pavarur të Metalistëve të Kosovës, pastaj ishte pjesëmarrës në Trupin Koordinues si dhe pjesëmarrës në Kongresin e Parë themelues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Ishte kryetar i Këshillit Qendror të Solidaritetit, kryetar i Qeverisë Komunale të koalicionit në Mitrovicë,anëtar i Këshillit Koordinues të Partive Politike të Kosovës. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ollbrajt: Lufta në emër të Lirisë (03.24.2009)
Biri i JFK me nënë austriake gati për provën e ADNsë (03.23.2009)
Spanja do të tregohet e arsyeshme (fleksibile) për tërheqjen nga Kosova (03.22.2009)
Për ligjin e legalizimeve duhet marrë në konsideratë mendimi i grupeve të interesit (03.21.2009)
Në emër të "kolaboracionistëve" dhe "surretërve" (03.20.2009)
BBC: Kërkesa e Shqipërisë për në BE është hap simbolik (03.19.2009)
Eksperti i sigurisë: Qeveria dhe EULEXi duhet të ndërmarrin masa urgjente për veriun e Kosovës (03.18.2009)
Kongresi ndërkombëtar i ish të përndjekurve politikë, një ngjarje me rëndësi për demokracinë në Shqipëri (03.17.2009)
Lartësia e Gjykatës së Lartë (03.17.2009)
Ne jemi interneti - Vëzhgime me rastin e ditëlindjes së "world-wide-web" (03.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]