E Enjte, 04.18.2024, 01:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Uesli Klark: Ndërhyrja në Kosovë - çështje e drejtë
E Hënë, 04.12.2010, 02:56pm

”Nga perspektiva njëmbëdhjetëvjeçare, fuqishëm mbështes operacionin e NATO-s dhe them se kemi bërë atë që ishte e drejtë”, thotë gjenerali Uesli Kllark, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.



RADIO EVROPA E LIRË: Operacioni ushtarak i NATO-s, në vitin 1999, ishte ndërmarrë me synimin e shpëtimit të një grupi etnik nga kërcënimi i zhdukjes. Por, ky operacion ishte kritikuar më shumë se ato të tjerat. Si e shpjegoni këtë?

UESLI KLLARK: Aksioni në vitin 1999 ishte ndërmarrë për shkak se ne mund të shihnim fillimin e përsëritjes së modelit të pastrimit etnik në Ballkan. Prandaj, ishte kjo çështje që e nxiti NATO-n të veprojë.

Nuk është se ky ishte vetëm aksion humanitar; ky ishte një aksion për parandalimin e katastrofës humanitare, që po zhvillohej para nesh.

RADIO EVROPA E LIRË: Kosova sot është një vend, që ballafaqohet me korrupsion, me varfëri, krim të organizuar, trafikim të drogës, tensione etnike. Nisur nga kjo, a mendoni se aksioni i vitit 1999 ishte i arsyeshëm?

UESLI KLLARK: Ajo që është bërë në vitin 1999, është ndërmarrë për ta parandaluar një raund të pastrimit etnik nga Serbia, që do ta ndizte Ballkanin dhe do të shkaktonte dështim në misionet në Bosnjë dhe në Maqedoni.

Prandaj, unë fuqishëm e mbështes operacionin nga kjo perspektivë 11-vjeçare e shikimit prapa dhe them: “Po, e bëmë atë që ishte e drejtë ato ditë”.

KATIN: 70 VJET MË PARË MASAKRIMI I 22 MIJË POLAKËVE

E Shtunë, 04.10.2010, 03:17pm
Oficerë, ushtarë dhe qytetarë të thjeshtë u vranë me gjakftohtësi të plotë me urdhër të Stalinit
Vrasja shfarosëse e Katinit, një nga faqet më të trishta dhe më pak të njohura të tmerreve të Luftës së Dytë Botërore


Voal-online -Ka qenë një nga varrezat masive më makabre të krejt Evropës, teatri i një vrasjeje shfarosëse të përpjesëtimeve kolosale që ka parë vdekjen e pothuaj 22 mijë oficerëve, ushtarëve dhe qytetarëve të thjeshtë polakë vrarë me gjak të ftohtë nga ushtarët e Ushtrisë së Kuqe në vitin 1940. Pylli i Katinit - ku presidenti polak Kaczynski po shkonte për një përkujtim - është bërë një vend  pelegrinazhi nga më të dhimbshmit të njohur të kontinentit, një prej simboleve të tmerreve të Luftës së Dytë Botërore.

Për herë të parë përgjegjësinë sovjetike për faktet e Katinit do ta njihte Boris Jelcinit më 1990, pesëdhjetë vjet pas eçidit. Edhe sot, gjithsese,  Polonia ia kërkon Moskës krejt dokumentacionin që lidhet me urdhërin e dhënë, sa duket firmosur nga Stalini dora vet, për të ndërmarrë ekzekutimin në masë. Ceremonia e së enjtes në praninë e autoriteteve më të larta polake do të shërbente për të nxitur afrimin midis dy vendeve, midis të cilëve edhe në kohët fare më të vona (për shembull, raketa antimisile që George W. Bush donte ta ndërtonte në Poloni) janë rishfaqur tensionet e vjetra. Putin është zyrtari më i lartë rus që ka marrë pjesë në përkujtimin e Katinit.
PËR IZRAELIN ËSHTË SPIUNE E HAARETZ - ISH USHTARJA RREZIKON BURG TË PËRJETSHËM
E Enjte, 04.08.2010, 06:07pm



Voal-online - Jeruzalem - Ish-ushtarja nën proces me arrest shtëpiak prej dhjetorit të vitit të shkuar. 23 vjeçarja  Anat Kamm e rrezikuar të dënohet me burg të përjetshëm pasi ka furnizuar me të dhëna sekrete gazetën  Haaretz

Një ish ushtare e ushtrizë izraelite është nën proces e akuzuar për spiunazh. Vajza 23 vjeçare me emrin Anat Kamm, akuzohet që t’i ketë dhënë kopje të dokumentave top sekretë të përditëshmes izraeliane Haaretz. Anat Kamm është me arresht shtëpiak prej dhjetorit dhe rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm, por lajmi i arrestimit të saj është bërë publik vetëm sot sipas vendimit të autoriteteve. Gjykata vazhdon të insistojë se vajza është burim për furnizimin me informata të një artikulli që është botuar nga  Haaretz, ku ushtria izraeliane akuzohet për vrasjen e militantëve palestinezë në kundërshtim me një vendim të Gjakatës supreme.

Vajza e re sipas akuzës, rezulton të ketë përfituar gjatë periudhës të shërbimit të detyrueshëm midis viteve 2005-2007, kur kishte funksionin e sekretares të gjeneralit Yaïr Naveh, atëhere në drejtim të Komandës qendrore në Bregun Perëndimor, duke vjedhur rreth 2000 dokumenta të klasifikuar si “top sekret”.

Anat Kamm, që pas shërbimit ushtarake ka punuar edhe në websitin gazetaresk Walla, duhet t’ja ketë dhënë pjesën më të madhe të dokumantave gazetarit të  Haaretz Uri Blau, i cili nga ana e tij i ka përdorur duke shkruar një seri shkrimesh rreth metodave të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.


Pajtim i vështirë -Masakra e Katynit rëndon ende sot marrëdhëniet ruso-polake
E Mërkurë, 04.07.2010, 01:57pm

 

1940 Stalini urdhëroi vrajsen në pyjet rreth Katyn-ës të më shumë se 4 000 oficerë polakë. Dekada me radhë sovjetikët u përpoqën t'ua hidhnin fajin për këtë masakër gjermanëve.

 

Më 13 prill polakët përkujtojnë viktimat e masakrës së Katyn-ës. Për herë të parë në vitin 1990 Mihail Gorbaçov pranoi fajin e Rusisë. Por nga pala ruse krimi deri më sot ende nuk është hetuar mjaftueshëm, gjë që rëndon shumë marrëdhënien me Poloninë. Këtë vit megjithatë për herë të parë politikanë rusë dhe polakë do të marrin pjesë së bashku në ceremoninë përkujtimore.

 

 

Lajmi qysh në fillim të vitit kishte zënë vend në faqet e para të të gjitha gazetave polake: kryeministri i Rusisë Vladimir Putin fton homologun e tij polak në Katyn. 70 vjet pas vrasjes së më shumë se 4 000 oficerëve dhe intelektualëve polakë nga sovjetikët, kryeministrat e të dy vendeve për herë të parë dëshirojnë  t'i përkujtojnë së bashku viktimat.

 

Donald Tusk ka marrë ftesën, por paralajmëron ndaj pritjeve të mëdha: „Këndvështrimi ynë për historinë është ende larg nga ai tradicional rus. Ajo që duket si hap i madh përpara për palën ruse, vlerësohet nga ne si një hap mesatar ose pothuajse i vogël. Por këto hapa duhen bërë dhe prandaj unë e kam pranuar me kënaqësi ftesën e kryeministrit Putin”.

 

Për dekada të tëra Moska kishte bërë përgjegjës për këtë krim nacionalsocialistët. Vetëm në vitin 1990 Mihail Gorbaçov pranoi fajin e sovjetikëve. Masakra e Katyn-ës duhej të sqarohej plotësisht, por para gjashtë vjetësh  prokuroria ushtarake e Moskës ndërpreu të gjitha hetimet me argumentimin se afati i dënimit për veprat penale kishte skaduar dhe se një pjesë e dokumenteve historike ishin sekrete shtetërore.

KUVENDI I ISNIQIT I NJË SHEKULLI MË PARË SOLLI BESËLIDHJEN SHQIPTARE

 

Nga FLORI BRUQI


E Djelë, 04.04.2010, 07:57am

 



Në kuadër të kremtimit të njëqind vjetorit të mbajtjes të Kuvendit të Parive shqiptare të udhëhequra nga atdhetarët e devotshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare me në krye gjeneralin shqiptar Isa Boletinin, qëllimi i të cilit ishte organizimi sa më i fuqishëm i një rezistence kundër perandorisë Osmane dhe Lidhjes së Besës te Verrat e Llukës në fshatin e rezistencës të Lëvizjes kombëtare shqiptare- fshatin Isniq, me datën 3 prill 2010 nën patronatin e Institutit të Historisë të Kosovës u kremtua njëqind vjetori i Kuvendit të Isniqit.


Manifestimi i kësaj date me rëndësi historike dhe kombëtare filloi në ora 10 në qendër të fshatit, u bënë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve të kombit, kurse në ora njëmbëdhjetë nën praninë e shumë qytetarëve të komunës së Deçanit, Prishtinës, Tiranës, Shkupit, Shkodrës, Ulqinit dhe vende tjera të trojeve shqiptare u mbajt Akademia solemne ku u fol për rëndësinë historike dhe kombëtare të Kuvendit të Parive të Isniqit- ku u mor vendim historik për fillimin e rezistencës shqiptare, kundër perandorisë osmane dhe Lidhjes së Besës te Verrat e Llukës.

Jeta normale në një vend normal

Nga PATRICK MOORE


E Premte, 04.02.2010, 06:07pm


Më 18 mars, diçka normale ndodhi në Gazimestan, diçka që sërish dëshmoi se Kosova po bëhet një vend gjithnjë e më normal dhe meriton të trajtohet si i tillë nga komuniteti ndërkombëtar, duke mos i marrë parasysh mendimet e klasës politike të Beogradit. Në atë ditë, Policia e Kosovës mori përgjegjësinë nga KFOR-i për të ruajtur lokacionin historik serb në Gazimestan.

Mbrojtja policore e monumenteve të njohura mirë në territorin ku janë, nuk është asgjë e re në botë. Por, t'i lexosh komentet e të përjavshmes serbe NIN dhe të disa mediave të tjera në Beograd, dikush do të mund të mendonte se botës i ka ardhur fundi.

Ministria koloniale e Serbisë për Kosovën gjithashtu ka protestuar, duke thënë se “ruajtja e atyre vendeve nuk mund t’u besohet atyre që i kanë shkatërruar. Përvoja tregon se që nga viti 1999, trashëgimia historike dhe kulturore (e Serbisë) ka qenë vazhdimisht në shënjestër të ekstremistëve shqiptarë, derisa synimi i vetëm i këtij vandalizmi është fshirja e gjurmëve të pranisë së gjatë me shekuj të serbëve”.

Nuk do të përpiqem të komentoj çdo pikë të kësaj deklarate, sepse kjo do të kërkonte një artikull më vete. Është e vërtetë se në gjashtë vjetët e fundit ka pasur disa akte vandalizmi kundër lokacioneve kulturore serbe.

Megjithatë, nuk ka qenë gjithmonë e qartë, se cilët ishin përgjegjësit e atyre sulmeve. Shumë kosovarë dyshojnë se janë provokuar nga forcat serbe të sigurimit, të cilat vazhdojnë të kenë zyra të posaçme për Kosovën në vende të ndryshme të Serbisë.

Të mos harrojmë se forcat serbe të sigurisë sot janë trashëguesë të UDBA-s jugosllave, e cila dikur shihej si një nga organizatat më efektive në Evropë. Me fjalë të tjera, po të mos ishin “shqiptarët ekstremistë” ata që sulmojnë objektet historike apo kishat, do të ishte e domosdoshme për disa njerëz që t’i shpikin ata ekstremistë, për të “dëshmuar” se propaganda serbe nuk gënjen.

Reagime nga Berlini, Brukselo dhe Sarajeva për rezolutën serbe për Srebrenicën
E Enjte, 04.01.2010, 05:33pm

Reagimet për rezolutën e Beogradit për Srebenicën ndryshojnë nga Sarajeva, në Bruksel dhe në Berlin. Disa e shohin si jo të mjaftueshme, ndërsa disa të tjerë mendojnë se është një hap i parë në drejtimin e duhur. Rezoluta e miratuar në parlamentin e Beogradit për masakrën e Srebenicës, e cila është cilësuar si më e rënda pas Luftës së Dytë Botërore, ka shkaktuar kryesisht reagime pozitive në Bruksel dhe në Berlin. Në atë masakër në pyjet e qytetit boshnjak u vranë atëherë nga forcat serbe rreth 8000 myslimanë meshkuj. Në këtë rezolutë kërkohet falje për këtë krim, por ngjarja nuk trajtohet si gjenocid. Këtë mendim ndajnë edhe  të afërmit e viktimave në Bosnjë.

 

Në Bosnjë-Hercegovinë mendimet për rezolutën e Srebrenicës dhe përmbajtjen e saj të miratuar nga parlamenti në Beograd ndryshojnë sipas përkatësisë etnike.

Kryetarja e shoqatës „Nënat e enklavës së Srebenicës“ Munira Subasic flet për një rast të humbur të deputetëve të parlamentit serb për t'u përballur m,e të kaluarën. Sipas Munira Subasic "është e turpshme që parlamenti serb edhe pas 15 vjetësh nuk mund të flasë për gjenocid, por vetëm për krime“.

Edhe europarlamentarja Doris Pack është e të njëjtit mendim: "Rezoluta nuk e ka arritur qëllimin e saj. Kjo rezolutë ishte për t'i treguar popullit serb se atë çfarë bëri ish-presidenti serb Slobodan Milosevic dhe komandanti i forcave të armatosura të Republikës Serbe Ratko Mlladic, nuk e ka bërë gjithë populli serb. Ata i bënë ato vetëm në emrin e tyre. Nëse rezoluta do të ishte konsekuente, gjërave duhet t'u ishte vënë emri i tyre, domethënë gjenocid. Kjo do të thotë gjithashtu se popullsia është e hapur për ngjarjet e së kaluarës.“

"The Guardian": Serbia dhe Kosova - fqinj të mirë?
E Mërkurë, 03.31.2010, 01:59pm


Bojkoti i samitit të fundit rajonal në Slloveni nga ana e Serbisë pasqyron sfidat e mëdha përballë bashkëpunimit rajonal në Ballkanin perëndimor, pas pavarësimit të Kosovës.

Ndonëse Bashkimi Evropian nuk do t’i kërkojë edhe formalisht Serbisë ta njohë Kosovën – pjesërisht për shkak të mungesës së konsensusit mbi statusin e këtij vendi – kriteri për “marrëdhënie të mira fqinjësore” vlen posaçërisht për Serbinë, për ta detyruar atë që, të paktën, ta njohë de facto pavarësinë e Kosovës.

Meqë çështja e Kosovës duket se do të rikthehet në temën kryesore të politikës në Serbi pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, zgjidhjet pragmatike janë urgjente për të siguruar që bashkëpunimi rajonal t’i shmangë ndarjet e mëtutjeshme dhe paralizën.

Hapësira e Qeverisë së Serbisë për manovrim vazhdon të ngushtohet, ndërkohë që çështja e statusit të Kosovës fillon sërish të ketë ndikim të dukshëm në politikën e brendshme serbe.

Vizita e Obamës në Kabul, politikisht e nevojshme
E Martë, 03.30.2010, 05:59pm

Vizita surprizë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, këtë fundjavë, në Afganistan, zgjati vetëm 6 orë, por debati pse ai shkoi atje, çfarë ai tha dhe çfarë ndikimi pati, do të vijojë. Korrespondentja e Radios Evropa e Lirë, Heather Maher, pyeti Raimond Duboisin, një këshilltar në Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike.



RADIO EVROPA E LIRË: Pse Obama zgjodhi që të shkojë në Kabul tani? Ishte thjesht për shkak të mundësisë së krijuar në agjendën e tij, pasi udhëtimi drejt Indonezisë u shty, apo janë faktorë të tjerë në lojë?

RAIMOND DUBOIS:
Thjesht fare, u bënë pesë muaj që kur ai mori vendimin për t’i rritur trupat në Afganistan, duke dërguar 30 mijë më shumë dhe ai nuk ka qenë atje. Dhe, varej nga momenti për të qenë atje, megjithëse për një kohë të shkurtër.

Është simbolike dhe simbolizmi është tmerrësisht i rëndësishëm. Është shumë e rëndësishme për trupat që janë në terren, nga mikpritja që ai e mori. Ai është popullor për trupat dhe ishte koha që të ishte atje me ta.

E dyta, takimi me presidentin Hamid Karzai është simbolik. Karzai ka qenë në Kinë, Karzai ka mirëpritur udhëheqësin iranian dhe ky takim nuk ishte vetëm për Karzain, por për popullin afgan.

DENNIS HOPPER I SËMURË MERR YLLIN NË SHETITOREN E HOLLIVUDIT
E Djelë, 03.28.2010, 12:17pm

Voal-online Dennis Hopper, i dobët por duke buzëqeshur, u nderua me një yll në Shetitoren e Famës të Hollivudit, duke i zhgënjyer zërat që thoshin se aktori i "Easy Rider" është në shtratin e vdekjes.

 

Hopper, 73 vjeç, ka një kancer prostati të avancuar dhe thuhet se ka rënë në 45 kilogramë peshë trupore, duke qenë kështu i dobët për të përballuar vazhdimin e mëtejshëm të kimioterapisë.

 

Hopper kishte një fashë në dorën e djathtë gjatë ceremonisë. Ai tha se i mban për shkak të plagosjeve kur pi përpiqej t’iu shmangej paparacëve të cilët i kishin dalë befas në rrugë dhe e kishin thirrur emrin e tij.

 

“M’u duk si zë i njohur, prandaj desha të kthehem nga vinte zëri, por mora në thua dhe pësova një rrëzim të tmerrshëm, sepse nuk kam më muskuj,” iu tha ai reporterëve. “Kështu rashë me fytyrë dhe pësova dëmtime edhe në dorën që mbaja shishe,” shpjegoi ai.

  » SARAH PALIN NË QENDËR TË NJË SERIALI TELEVIZIV PËR ALASKËN
  » AUTOGOLI I SERBISËNga PATRICK MOORE
  » SHTYPI KINEZ FUSHATË SULMESH KUNDËR GOOGLE
  » TRASHËGIMTARJA E ANNA NICOLE SMITH NUK MERR GJË NGA PASURIA E INDUSTRIALISTIT MILIARDIER TË NAFTËS
  » SPIUNI "VICTOR" DHE DETYRAT E TJERA TË CROMES
  » LETRAT E JEROME DAVID SALINGER: "JA PSE UNË E URREJ BOTËN"
  » CARLOS SLIM, FYTYRA NJERËZORE E MË TË PASURIT TË BOTËS
  » COREY HAIM VDES NGA MBIDOZA
  » "Washington Post": SHISNI ISHUJT DHE AKROPOLIN
  » RIKTHEHEN FANTAZMAT E LUFTËS SË BOSNJËSNga Ron Synovitz



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]