E Premte, 03.29.2024, 07:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

KUJTIMI I DËSHMORIT BESNIK HIDRI, RESPEKT PËR HISTORINË

Nga SHEREFEDIN SHEHU


E Premte, 03.05.2010, 11:34am

Homazhet dhe kujtimi i të rënëve për atdhe janë reflektim dhe mësim për brezat e ardhshëm

 

Me kalimin e viteve vepra e dëshmorëve lartësohet. E tillë është edhe vepra e Besnik Hidrit. Ai e dha jetën për atdheun në moshën më të bukur, por vrasësit e tij akoma nuk dihen. Ndoshta janë edhe deputetë. Në mos vrasësit urdhëruesit ndoshta po. Ai u vra me 28 Shkurt 1997 dhe pushteti që erdhi në fuqi me dhunë e la në harresë. Tani kur kanë kaluar 13 vjet nga vrasja e tij, familja dhe sidomos nëna e tij, e cila është rritur në kampet e internimit komunist dhe e edukoi Besnikun me frymën e dashurisë për atdheun dhe kombin shqiptar, ndjehen më të lehtësuar. Me ardhjen përsëri në pushtet te Partia Demokratike, Besnik Hidri dhe shoku i tij Lekë Qoku u shpallën dëshmorë.

Kush ishte Besnik Hidri?

 

Unë e kam njohur si studentin tim të dashur, të sjellshëm, të zgjuar dhe të palodhur. Ishte djalë nga një familje nacionaliste që njohu persekutimin e rëndë të regjimit komunist. Falë rezultateve të shkëlqyera në mësime kishte fituar të drejtën e studimit në Universitetin Bujqësor, por hija e frikës së regjimit e ndiqte nga pas në çdo moment. Kjo e kishte bërë atë të heshtur dhe të matur dhe e kishte pjekur para kohe.

 

Vendosja e pluralizmit në vitin 1991 ishte çlirimi i dytë i Shqipërisë, sidomos për shtresën e dënuar dhe të persekutuar nga regjimi 50-vjeçar komunist. Besniku ishte aktivist i ditëve të para të pluralizmit kur strukturat e shërbimit të fshehtë, Sigurimi i Shtetit famekeq, ishin më kërcënuese se kurdoherë. Egërsia e tyre u shtua, sepse ata po bënin të gjitha përpjekjet për të shpëtuar atë që kishte mbetur nga regjimi komunist. Këto struktura ishin në këtë kohë u bënë si bisha të plagosura, sepse po e shihnin me sytë e tyre se si parajsa e tyre po humbiste dita-ditës.

 

Besniku u bë anëtar i Partisë Demokratike në ditët e para të saj. Ai ishte bashkëthemelues i seksionit të PD-së në Rrashbull dhe u bë aktivist i flaktë i saj. Ai ka dhënë kontribut të veçantë në krijimin e seksioneve të PD-së në të gjitha rrethinat e Durrësit. Kjo bëri që unë të takohesha përsëri me ish-studentin pak kohë mbasi Partia Demokratike erdhi në pushtet. Studenti i urtë dhe i zellshëm tani ishte bërë nëpunës i administratës së re dhe po punonte me përkushtim për reformimin e Shërbimit Informativ të Shqipërisë demokratike. "E ndjeja për detyrë që të kontribuoja për shkuljen e rrënjëve të kësaj strukture famëkeqe", më tha Besniku kur e takova për herë të parë. Gjyshi im, vazhdoi ai, u dergj për 20 vjet në burgjet komuniste dhe më vonë e kaloi gjithë jetën i internuar dhe i survejuar në çdo lëvizje të tij. Kështu u rritën edhe nëna dhe daja im, të cilët mezi mbijetuan nga vuajtjet dhe persekutimet në internime dhe në të ashtuquajturën jetë të lirë.

NJË ZA USHTON EDHE SOT: "A KA SHQIPNI EDHE PËR MUE...?!"

Nga FRITZ RADOVANI, Melbourne


E Enjte, 03.04.2010, 07:22pm

65 VJET MA PARË...

 

Askush nuk ia njohti zanin predikatarit të vet në Tiranë!..

Askush nuk e njohti Burrin e cunguem dy kambësh me sharrë druevari, madje, edhe Nana e vet dyshoi, a asht apo, nuk asht djali em Ky, i zhytun në një brrakë pislleku në një qeli të Tiranës...?! I nguli sytë e Saj si Shqipja, në Fëtyrën e qeshun të djalit të vet...e, Burrnisht, kërkoi:

“Ma vritni, ju lutem ma vritni, banje këte mirësi...mos e leni kështu djalin..!”, u tha, Bija e Rozafës, xhullinjve komunistë...dhe, ata, ia plotësuen “dëshirën...”, plot 65 vjet maparë...

Me datën 5 Mars 1945, në orën 5.00 të mengjezit, Don Lazër Shantojën bashkë me një nga Atdhetarët ma të devoçëm të Shkodres Sulçe Beg Bushatin, i pushkatuen në Tiranë, brinjë Lanës.

Ja, kush ishte Ky “armik i popullit” që, “zani i Tij” ushton...edhe sot, që prej vitit 1924:

 

 

 

TEHERANI ARRESTON JAFAR PANAHIN
E Martë, 03.02.2010, 06:35pm

 

Fituesi i Luanit të Artë 2000 në Venecia, ndërsa më 2006 ka marrë Ariun e Argjendë në Berlin. Ai është autor i dy filmave denoncues është arrestuar mbrëmë nga autoritetet e Teheranit bashkë me të shoqen, të bijën dhe 15 veta të tjerë. I biri: “Kishte kërkuar vizë për të shkuar në Gjermani.”

 

Voal-online –Është arrestuar mbrëmë bashkë me të bijën dhe 15 mysafirë të ftuar në shtëpinë e tij në Teheran. Regjisori iranian Jafar Panahi, një nga zërat më kritikë opozitarë kundër presidentit Ahmadinejad, është arrestuar bashkë me të shoqn, të bijën dhe 15 veta të tjerë (midis të cilëve edhe aktorë e regjisorë), nga agjentë të shërbimeve të sigurimit iranian. Panahi, autor i “Qarku” dhe “Floriri i Kuq”, dy filma denoncues mbi Iranin, është sekuestruar pas një kërkese për një vizë daljeje për të marrë pjesë muajin e ardhshëm në një konfrencë mbi kinemanë iraniane në Berlin. Pasi ia kishin mohuar lejën, autoritetet e Teheranit, e kanë rrëmbyer në banesën e tij duke ia konfiskuar edhe kompjuterin personal dhe materialin tjetër.

 

Panahi është 49 vjeç dhe më 2006 kishte marrë Ariun e Argjendë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin për filmin "Offside" (Jashtë loje), historia e disa vajzave iraniane të detyruaa të travestohen në burra që të mund të shkojnë e të shikojnë një ndeshje të kombëtares së futbollit. Më herët, në vitin 2000, regjisori kishte fituar Luanin e Artë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, falë filmit “Qarku”, historia e tetë grave. Denoncimi i arrestimit ka ardhur nga i biri, Panah, i cili e ka dhënë alarmin në uebsajtin e opozitës "Rahesabz". Në momentin e ndalimit nuk ka marrë asnjë konfirmim zyrtar nga ana e shërbimeve sekrete iraniane. I vetmi lajm i sigurtë është se “Panahi është rrëmbye dhe dërguar në një vend të paditur”.

 

Më 30 korrikun e shkuar Panahi, e shoqja dhe e bija u arrestuan ndërsa merrnin pjesë në përkujtimin e Neda Aqa-Soltan, të riun e vrarë nga Pasdaranët në një manifestim të Valës së Blertë në Teheran dhe shndërruar me vdekjen e tij simbol i shtypjes së dhunshme nga ana e regjimit. Pak orë pas arrestimit të tre ishin lëshuar menjëherë. Por regjisorit i ishte ndaluar të largohej nga vendi: kështu që nuk mund të merrte pjesë në festivalet kinematografike të Mumbait, në tetor, dhe të Berlinit, në shkurtin e sivjetëm

SEJDIU: I GATSHËM TË TAKOHEM ME TADIÇIN<
E Shtunë, 02.27.2010, 02:23pm


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se është i gatshëm të bisedojë me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, kudo dhe kurdo, por me kusht që ky takim të jetë në cilësinë e presidentëve të dy shteteve të pavarura.

“Këto duhet të jenë bisedime ndërshtetërore, e jo çfarëdo bisedimesh për statusin e Kosovës, për çka edhe flitet vazhdimisht në Beograd. Ne jemi shtet i pavarur”, ka deklaruar Sejdiu në një intervistë për të përditshmen “Jutarnji List”.

Duke thënë se në Beograd për Kosovën flitet si për një problem, Sejdiu ka thënë se ky problem nuk ekziston, por ekzistojnë ato probleme ata që i krijojnë si të tilla në rajon.

”Jemi të gatshëm t’i lëmë mënjanë ato gjërat e tmershme që kanë ndodhur, të gjitha ato krime që na janë bërë dhe të bisedojmë hapur dhe në formë të barabartë. Të gjithë ne duhet që me sjelljen tonë t’i kontribuojmë qetësimit të tensioneve në rajon, sepse të gjithë për synim kemi paqen, bashkëpunimin me të gjithë përreth, zhvillimin dhe anëtarësimin në NATO dhe BE”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka vlerësuar se “Serbia e sotme duhet të çlirohet nga barra dhe mbetjet e politikës së Millosheviqit”. Presidenti i Kosovës gjithashtu ka thënë se i vjen keq që Tadiqi nuk ka ardhur në inaugurimin e presidentit kroat, Ivo Josipoviq, duke thënë se ai për këtë gjë nuk ndihet fajtor. “Ardhjen time nuk e kam kushtëzuar”, ka thënë Sejdiu.

Duke folur, ndërkaq, për jetën e serbëve në Kosovë, të atyre që gjenden jashtë rrjedhave politike dhe shoqërore të Kosovës, presidenti Sejdiu ka thënë se “një numër i caktuar serbësh nuk dëshiron ta njohë realitetin e ri”.
SERBIA NE KONFUZION
E Premte, 02.26.2010, 10:10am

Presidenti i shtetit thotë Evropa, kurse ministri i Jashtëm thotë Kosova. Politika e jashtme e Serbisë sot nuk mund të sillet vetëm rreth një teme - statusit të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë Vladimir Paviçeviq, anëtar i Forumit për Marrëdhënie të Jashtme.



Një intervistë e presidentit të ri të Kroacisë, Ivo Josipoviq, shkaktoi reagimin e ambasadës serbe në Zagreb.

“Konsiderojmë se fyerjet nuk janë model i zakonshëm për komunikimin ndërmjet shteteve”, thuhej mes tjerash në reagimin e ambasadës së Serbisë.

Po, çfarë kishte thënë Josipoviqi? Në një intervistë për të përditshmen “Jutarnji List”, më 20 shkurt, presidenti kroat e kishte quajtur iracionale arsyen për të cilën presidenti serb, Boris Tadiq, nuk kishte ardhur në inaugurimin e tij. Tadiq nuk mori pjesë për shkak të pranisë së presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

FP: "PREMTIMET BOSHE TE EVROPES"
E Enjte, 02.25.2010, 06:38pm

Hezitimi për veprime ushtarake nga ana e forcave evropiane ka rritur dyshimet tek amerikanët.

Sipas sekretarit amerikan të mbrojtjes, Robert Gejts, ky pakësim krijon vështirësi në arritjen e sigurisë dhe të një paqeje të qëndrueshme në shekullin 21, thuhet në “Foreign Policy”.

Por, udhëheqësit evropianë, kundrejt kësaj frike, japin argumentin se duhet kontributi i ekspertëve civilë në sfidat e sigurisë dhe të luftës.

Sipas Gejtsit, rritja e numrit të specialistëve në ndihmë të çështjeve të qeverisjes apo trajnimit të policëve, mund të jetë më e lehtë për evropianët, sesa rritja e numrit të trupave ushtarake.

Ndihma e punonjësve civilë është e njohur kudo në botë, për sa u përket çështjeve të sigurisë apo krijimit të shtetit në një vend të sapodalë nga lufta, ku kaosi është i pranishëm. Dhe, evropianët duken më se të përshtatshëm për ta bërë këtë lloj pune.

Por, fatkeqësisht, Bashkimi Evropian është i dështuar në potencialin e tij, thuhet në “Foreign Policy”.

NË DYVJETORIN E PAVARËSISË AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË UASHINGTON DHA NJË PRITJE

Nga WASHINGTON D.C. BEQIR SINA


E Djelë, 02.21.2010, 06:43pm

 

 

 Zevendes-ndihmesekretari amerikan i Shtetit, Stjuart Xhons â€œShtetet e Bashkuara te Amerikes mbeten partner i palekundur i popullit dhe i qeverise se Kosoves”

 

 

 WASHINGTON D.C: Me 17 shkurt Kosova shenoi pervjetorin e dyte te pavaresise se saj, e cila u shpall  me nje deklarate ne parlament. 65 shtete kane njohur deri tani pavaresine e Republikes se Kosoves, duke perfshire SHBA dhe shumica e vendeve anetare te BE-se. Dita e pavaresise se Republikes se Kosoves u shenua me solemnitete dhe manifestime te shumta, si ne Kosove, Shqiperi, trojet etnike shqiptare, si edhe ne diaspore.

 

Me 19 shkurt, me rastin e Dyvjetorit te shpalljes se Pavaresise se Republikes se Kosoves, Ambasada e Kosoves ne Uashington, dha nje pritje ne nje nga mjediset e "University Club". Ishin te ftuar dhe moren pjese miq amerikan dhe te huaj, shqiptare me banim ne SHBA-se, politikane te njohur, zyrtare te larte te qeverise dhe institucionve amerikane, ambasadore dhe perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Uashington dhe perfaqesues te organizatave e shoqatave te komunitetit shqiptare, intelektuale, artiste, studente, afariste dhe ateshe ushtarake.

 

 

Ne pritjen e dhene nga  Ambasada e Kosoves ne Washington, moren pjese rreth 200 vete, perfshire ambasadoret e rajonit, Shqiperise, Malit te Zit, Maqedonise, Kroacise, Sllovenise, Greqise, por edhe ambasadore te shteteve qe ende nuk e kane njohur Republiken e Kosoves, si ai i Libise Ali S. Aujali.

VDEKJA E HESHTUR E GJUHËVE

nga Radio Evropa e Lirë


E Djelë, 02.21.2010, 05:14pm

 

UNESKO-ja e ka shpallur 21 shkurtin Ditë Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, për të promovuar diversitetin gjuhësor. Nevoja për këtë ndoshta kurrë nuk ka qenë më e madhe. Nga më shumë se 6.700 gjuhët që fliten në botë, gjysma rrezikojnë të zhduken para përfundimit të këtij shekulli.


Një gjuhë që ndoshta asnjëherë nuk është dëgjuar është gjuha kete.

Tingujt janë të huaj dhe të panjohur për shumicën e njerëzve. Kjo gjuhë që po vdes, flitet vetëm nga 200 folës.

Sot gjuha kete mund të dëgjohet vetëm nga një grusht fshatarësh në luginën e epërme të lumit Jenisej në Siberinë qendrore. Ajo flitet nga aq pak njerëz, sa që zhdukja e saj mund të duket e papërfillshme.

Por, si çdo gjuhë tjetër, edhe gjuha kete është e veçantë.

 

Gramatika e saj është ndër më komplekset që ndonjëherë e kanë hasur gjuhëtarët. Ndërkaq, sa u përket folësve të kësaj gjuhe, ajo është e mbushur me lidhjet e gjalla me paraardhësit e tyre, me të kaluarën dhe traditat e tyre.

Kësisoj, humbja e kësaj gjuhe do të kalonte në heshtje të thellë.

 

Por, si e sheh këtë heshtje Gregori Anderson, gjuhëtar nga Harvardi dhe drejtor i Institutit për Gjuhët Amtare të Gjalla dhe Gjuhët e Rrezikuara?

VDIQ ALEXANDER HAIG, ISH SHEFI I STAFIT TË NIKSONIT
E Shtunë, 02.20.2010, 07:08pm

 

Një nga legjendat e administratave republikane amerikane

 

Voal-online -Alexander Haig (Aleksandër Heig), një ish Gjeneral Armate që u bë shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë gjatë skandalit Watergate (Uotergejt), pastaj ishte Sekretar i Shtetit i SHBA në administratën e Reagan-it, vdiq sot në moshën 85 vjeçare.

 

Haig e synoi presidencën, por përpjekja e tij për të fituar një kandidim nga Partia Republikane dështoi në vitin 1988, në një fushatë të karakterizuar nga sulmet e hidhura në mesin e kandidatëve të tjerë, përfshirë nënpresidentin George Bush.

 

Një zëdhënës i Johns Hopkins Hospital në Baltimore tha se Haig vdiq në orët e para të së shtunës. Ai nuk dha të tjera hollësi.

 

Symbolikisht, Haig ishte më pranë të bëhej president kur ua shpallte mediave se “jam në kontroll këtu” ("I'm in control here") pas një atentati kundër Ronald Reagan në vitin 1981.

 

Kritikët e quajtën deklaratën, ku duket se në mënyrë jokrrekte ai deklaronte se ai do të ishte pasues i presidentit, e thënë në mënyrë pompoze dhe ushtarake, çka u përdor kundër tij më vonë në rrjedhën e fushatës.

 

Haig zuri vend në historinë amerikane duke siguruar funksionimin e presidencës në vitin 1974 gjatë muajve që çuan në dorëheqjen e Richard Nixon-it për shkak të skandalit Watergate.

BILL CLINTON: STRESI I HAITIT MA PËRSHPEJTOI PROBLEMIN E ZEMRËS
E Enjte, 02.18.2010, 04:09pm

 

Voal-online –Ish Presidenti i Bill Clinton fajësoi stresin dhe mungesën e gjumit që nga tërmeti shkatërrues i Haitit për përshpejtimin e gjendjes së zemrës që shkaktoi shtrimin e tij në spital.

 

 Clinton, i cili është i dërguar special i OKB-së në Haiti, iu nënshtrua një ndërhyrjeje të suksesshme në zemër në një spital të Nju Jorkut të enjtne, për të hapur një arterie të bllokuar që i solli atij dhimbje gjoksi.

 

63 vjeçari, i cili ishte president nga 1993 deri më 2001, kishte udhëtuar kohët e fundit në Haiti, ku tërmeti i 12 janarit vrau më shumë se 200 000 veta dhe la më shumë se 1 milion pa strehë në vendin e varfër të Karaibeve.

 

"Sapo ndodhi tërmeti i Haitit unë nuk fjeta mjaft për një muaj dhe kjo me sa duket e përshpejtoi atë të po ndodh tani me këtë arter që nuk po punon si duhet,” iu tha Clinton reporterëve në një veprimtari për të përkrahur përpjekjen e Aleancës për një Brezni më të Shëndoshë kundër mbipeshës së fëmijëve.

  » TIMES: RAPORTET AMERIKANO-KINEZE NË PIKËPYETJE
  » KRIZA E ATHINËS RISKICON BASHKIMIN EVROPIANNga TOMASO PADOA-SCIOPPA, Corriere della Sera
  » Gjeniu, Ikona dhe "Huligani i Modës të Lartë" Stilisti i famshëm Alexander McQueen është gjetur sot i vdekur
  » Psikiatri i akuzuar mbajti një seancë për Anna Nicole Smith
  » Julia nuk ia njeh fitoren kundërshtarit
  » Sarah Palin në krye të lëvizjes Tea Party
  » Kate Moss: Çanta me stil
  » Fotografi të papara të Marilyn Monroes nxirren në shitje
  » Oscar: Avatar dhe The Hurt Locker mbizotërojnë kandidimet
  » Beyoncé triumfon në Grammy Awards



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]