E Martë, 03.19.2024, 09:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Nënshkruhet marrëveshja me OPIC për investimet amerikane në Kosovë
E Martë, 06.30.2009, 09:48pm

Në Washington më 30 qershor Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti i OPIC, Korporatës së Investimeve Private Jashtë shtetit, Dr. Lawrence Spinelli nënshkruan sot në Washington një marrëveshje për garantimin e investimeve. OPIC është një agjenci e Qeverisë amerikane që u ndihmon bizneseve të vogla amerikane duke u ofruar shërbime në investimet e tyre jashtë vendit.

 

Me këtë Presidenti Spinelli tha se ky akt i nënshkrimit hapte një kapitull të ri të marrëdhënieve midis SHBA dhe Kosovës dhe një mundësi të investimeve të bizneseve amerikane në Kosovë, ndërsa kryeministri Thaçi e quajti një moment historik dhe forcim të marrëdhënieve midis SHBA dhe Kosovës. Ai tha se të gjitha investimet dhe investitorët potencialë amerikanë do të kenë mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë së Kosovës.
Në takimin e përbashkët u fol edhe për projekte dhe investime në energji, në infrastrukturën rrugore dhe në fusha të tjera.
International Herald Tribune: Shpresat evropiane të Shqipërisë
E Martë, 06.30.2009, 07:58am
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kandidati i Partisë Demokratike, duket se ka fituar në zgjedhjet parlamentare të së dielës, të cilësuara si një test thelbësor për vlerat demokratike të Shqipërisë dhe gatishmërinë për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian. Zgjedhjet ishin garë midis zotit Berisha, kirurg i dikurshëm i kardiologjisë, qeveria e qendrës së djathtë e të cilit futi Shqipërinë në NATO, kundër zotit Edi Rama, nga Partia Socialiste, ish-piktor, i cili ka ringjallur kryeqytetin nga hija e keqe staliniste. Shqipëria, një vend i varfër në Ballkanin jugor me 3.6 milionë banorë, është ende në betejë për të tejkaluar traditën e korrupsionit dhe mungesës së sundimit të ligjit, pas më shumë se katër dekadash diktature brutale. Gjatë zgjedhjeve, të dy kandidatët u zotuan se do ta sjellin Shqipërinë më afër Bashkimit Evropian dhe do të përmirësojnë prospektet ekonomike.

BARDHYL AJETI NË MEMORIALIN E GAZETARËVE NË ARLINGTON NDËRSA NË KOSOVË MBULOHET ME HESHTJE 

Nga Elida BUÇPAPAJ


E Enjte, 06.25.2009, 07:29am

Politikanët e Kosovës  shkojnë në Washington D.C. dhe nuk kthehen në Parkun e Lirisë në Arlington nga ku Bardhyl Ajeti i shikon nga lartësitë e Memorialit prej nga shihen si në pëllëmbën e dorës Monumentet e baballarëve të Amerikës, buzë Lumit Potomak, të cilit poeti i madh Walt Whitman i ka kushtuar poezinë “Bregut të gjërë të Lumit Potomak” (By Broad Potomac's Shore” ), atje “ku çdo vit shpërthejnë lulet e kuqe të gjakut” dhe “bari është i përjetshëm”.

Arrestimi i Çekut, Prokuroria bullgare: Do të vendosim brenda 72 orësh
E Mërkurë, 06.24.2009, 11:19am

Një gjykatë bullgare do të vendosë brenda 72 orësh nëse ish kryeministri kosovar Agim ceku do të do të ekstradohet në Serbi apo do të lirohet. Kryeprokurori bullgar Velchev: Presim dokumentet nga Interpoli.

Prokurorët bullgarë deklaruan sot se brenda 72 orësh do të vendoset nëse ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku,
do të ekstradohet apo do të lirohet. 

Deri atëherë C
eku i cili u arrestua të martën në mbrëmje, në pikën kufitare Geshevo mes Bullgarisë e Maqedonisë do të
qëndrojë i arrestuar në Kyustendil, në jug  perëndim të Bullgarisë.

Sipas ligjeve bullgare Agim Ceku duhet të dalë para një gjykate- në këtë rast në gjykatën Kyustendil- për të vendosur nëse ai do të dëbohet nga Bullgaria apo do t’i dorëzohet autoriteteve serbe. Ministria e Brendshme bullgare thotë se gjyqi do të zhvillohet brenda këtyre ditëve.

Arrestimi i Cekut është bërë në bazë të një urdhër–arresti të Serbisë, i cili është lëshuar në vitin 2002, pasi akuzohet për krime lufte ndaj serbëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, kur ai ishte komandant I UCK-së.

Rreziku nga getoizimi i Kosovës
E Martë, 06.23.2009, 08:48am

Edhe pse zyrtarisht Republika e Kosovës nuk është e përfshirë në procesin e lehtësimit dhe të liberalizimit të vizave, diplomatë evropianë thonë se Kosova është pjesë e këtij procesi. Megjithatë, kosovarët vazhdojnë të ndjehen të izoluar.


Nëse Komisioni Evropian vendos regjim të lirë të vizave me Maqedoninë, Serbinë e Malin e Zi deri në fund të këtij viti, për ç’gjë gjasat duket të jenë shumë të mëdha, mbesin vetëm edhe tri shtete në Ballkan, të privuara nga lëvizja e lirë në BE.

Por, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja tashmë kanë të qartë se çfarë kriteresh duhet të plotësojnë për të mundësuar lëvizjen e lirë, Kosova mbetet e izoluar tërësisht.

Ajo nuk u përmend fare në konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, ku vendeve tjera fqinje iu dhanë rekomandime se çfarë duhet bërë.

Por, ambasadorja çeke në Prishtinë, Janina Hrebickova, që njëherësh përfaqëson edhe presidencën e radhës së BE-së, flet me tone optimizmi.

“Kosova nuk ka mundur t’u bashkohet ende të gjitha këtyre proceseve me potencial të plotë. Megjithatë, është bërë e qartë dhe kemi të dhëna se Kosova është pjesë e procesit dhe se të gjithë po punojmë shumë që ta gjejmë mënyrën se si ta ndihmojmë Kosovën”.

Si duhet të reagojë Presidenti Obama ndaj ngjarjeve në Iran?
E Hënë, 06.22.2009, 07:19am

Në Uashington është hapur një debat politik se si duhet të reagojnë Shtetet e Bashkuara ndaj zhvillimeve të fundit në Iran ku protestat për çështjen e zgjedhjeve kanë çuar në gjakderdhje. Disa anëtarë të Kongresit po i bëjnë thirrje Presidentit Obama të mbajë një pozicion më të ashpër ndërsa të tjerë kërkojnë një qendrim të matur.

Presidenti i ka zgjedhur fjalët me kujdes duke e kalibruar reagimin e tij sipas zhvillimeve në Iran. 

Komentet e tij mbi të drejtën për të shprehur mendime të kundërta dhe mbi protestat paqësore janë forcuar gjatë ditëve të fundit. Por nuk ka patur ndryshimk në pikpamjen e tij se populli iranian duhet t’i zgjedhë vetë udhëheqësit pa ndërhyrje nga jashtë.

Në deklaratën e tij të fundit të bërë të shtunën, zoti Obama e quajti shtypjen e protestuesve nga qeveria iraniane të dhunshme dhe të padrejtë. Ai paralajmëroi edhe një herë se bota është duke vëzhguar atë që po ndodh në Teheran.

Disa republikanë me pozitë në Kongresin amerikan po kërkojnë që presidenti të bëjë më shumë.  

Senatori Xhon Mekejn, rivali i zotit Obama gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008, i tha televizionit CBS se Shtëpia e Bardhë duhet të luajë një rol udhëheqës moral.
Demonstratat në Iran dhe roli i rrjeteve shoqërore të informimit
E Djelë, 06.21.2009, 08:37pm

Ndërsa në Iran vazhdojnë demonstratat pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të 12 qershorit, demonstruesit me aftësitë e tyre po i anashkalojnë përpjekjet e qeverisë për të ndaluar njoftimet rreth demonstratave. Iranianët kanë mbajtur kontakte me njeri tjetrin si dhe me komunitetin ndërkombëtar. Në materialin në vazhdim bëhet fjalë për ndikimin e rrjeteve shoqërore në internet tek konflikti pas zgjedhjeve dhe se si iranianët e arsimuar po ndryshojnë atmosferën politike në Iran.

 

Protestuesit hipin në ambulancë një koleg të plagosur dhe kjo video duket se është marrë nga një iranian.

Një person tjetër filmoi me kamerën e telefonit celular protestuesit që me sa duket qëllojnë me gurë policinë.

Dhe në YouTube, oficerët e policisë shikohen duke rrahur protestuesit. Ndërsa qeveria iraniane nuk lejon mbulimin tradicional nga media të protestave masive, shkëmbimi i informacionit mes qytetarëve në Teheran ka tërhequr vemendjen e botës. Për shërbimet kryesore të lajmeve, qytetarët gazetarë të Iranit janë bërë një burim i rëndësishëm informacioni.

Copëtimi i Kosovës dhe i Bosnjës prioritet i diplomacisë serbe
E Djelë, 06.21.2009, 05:03pm

Këshilli i Helsnikit, në një raport për politikën e jashtme të Serbisë thotë se kjo ministri për synimi bazik e ka idenë e “rikomponimit të Ballkanit”, që përfshin ndarjen e Biosnjës dhe të Kosovës.

Politika e jashtme e Serbisë është e fokusuar në pengimin e njohjeve të Kosovës, ndërsa janë lënë anash integrimet evopiane, vlerësohet në raportin e Këshillit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi. Në dokumentin “Politika e jashtme: Pa koncept”, thuhet se mungesa e konceptit strartegjik të zhvillimit të vendit, karkaterizon dinamikën e brendshme të Seerbisë që nga vrasja e kryeministrit Gjingjiq më 2003, dhe se kjo shquhet në mënyrë më të qartë në fushën e politikës së jashtme.

Raporti thotë se Serbia kërkon aleatë në regjimet më autoritare në Afrikë dhe në Azi , të cilat nuk kanë ndonjë interes as për Kosovën, as për Serbinë , por se u konvenon që të kenë mbështetje në mbrojtjen e interesave të tyre në OKB dhe në ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar.

Lobimi nëpër vende të tilla është preokupim themelor i ministrit të jashtëm, Jeremiq, thotë raporti.
Kthimi i butë drejt Perëndimit, i cili konstatohet në raport, e që mund të shënohet me vizitën e Bajdenit në Beograd dhe të Tadiqit në Francë, ka ndodhur në rend të parë me nismën e SHBA dhe BE-së. RTK

Gazetari amerikan iu iku nga duart rrëmbyesve talibanë
E Djelë, 06.21.2009, 08:40am

 

Voal-online – Një gazetar i New York Times, David Rhode, i burgosur në Pakistan prej më shumë se shtatë muajsh, ia ka arritur të ikë nga vendi i vuajtjes në të cilin një grup militantësh talibanë e mbanin të burgosur.

Këtë e ka bërë të ditur gazeta amerikane në botimin e saj online, duke saktësuar se David Rhode ia ka arritur të ikë me një gazetar tjetër afgan, edhe ai i sekuestruar, Tahir Ludin. Të dy janë kapur nëpër muret e burgut ku po mbaheshin, nëa Waziristan, në Pakistanin verior. Gazeta New York Times saktëson – duke iu referuar së shoqes së Rhode, Kristen Mulvihill – se dy të arratisurit janë ndihmuar për ikjen nga një zbulues i ushtrisë, i cili iu ka prirë atyre deri në bazën ushtarake më të afërt. Ata janë transferuar pastaj në bazën ushtarake amerikane të Bagramit, Afganistan.

Rhode, 41 vjeç, ishte sekuestruar më 10 nëntor në hyrje të Kabulit, në rrugicën Logar, në Afganistan, bashkë me Ludin e shoferin afgan, Asadullah Mangal, të cilit i kanë humbur gjurmët. Të burgosurit pastaj janë trnasferuar në Pakistan.
Drejtori i New York Times, Bill Keller, ka thënë se kishte mbajtur heshtje për rrëmbimin që të mos vinte në rrezik jetën e pengjeve. Ka saktësuar edhe se nuk ka paguar asgjë.

Rrezikimi i lirisë së shprehjes
E Shtunë, 06.20.2009, 05:57pm
Ndërsa reagimet nga organizata ndërkombëtare mbi kërcënimet që iu bënë Jeta Xharrës dhe ekipit të BIRN-it s’kanë të ndalur, qeveria konsideron se ka qenë një incident i izoluar. Kërcënimet ndaj Xharrës priten të shqyrtohen nga Këshilli i Shtypit dhe Prokuroria.

Qeveria e Kosovës vazhdon ta konsiderojë incident të izoluar atë që tashmë ka nxitur reagime nga organizata të shumta botërore për lirinë e shtypit - kërcënimet që u bënë në gazetën Infopress ndaj gazetares Jeta Xharra dhe stafit të Rrjetit Ballkanik për Raportim Hulumtues - BIRN.

Së fundi, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, që publikisht ta dënojë “valën aktuale të kërcënimeve kundër gazetares Jeta Xharra dhe kolegëve të saj”.

A e ka bërë këtë deri më sot qeveria? Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi shpjegon:

“Ka ndodhur një incident dhe Qeverisë së Kosovës i vie keq për atë incident, dhe për këtë jo vetëm që jemi garancë e tyre, por edhe krijojmë kushte dhe bazë legale dhe siguri në kuptimin juridik. Ajo që dua të them, është se kryeministri e ka shprehur qëndrimin e vet hapur".

  » CPJ dënon kërcënimet kundër gazetares Jeta Xharra në Kosovë
  » Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI
  » Kristofer Dell: Administrata amerikane e ka treguar qartë mbështetjen për Kosovën
  » Washington Post: Drama e Teheranit
  » Qytetarët e Kosovës bojkotojnë në heshtje mallrat maqedonase
  » Solidariteti i Havelit me protestuesit iranianë
  » Washitngton Post: Çfarë duan iranianët?Shkruan: Jeffry Gedmin
  » Ahtisari: Plani është i paprekshëm
  » Washington Post: Zgjedhjet në Iran as të lira e as të drejta
  » Wall Street Journal: Rizgjedhja e Ahmadinexhadit - goditje për aleatët arabë amerikanë



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]