E Enjte, 04.25.2024, 09:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
FRIKA NGA ATDHEU
Esé nga ARBËR AHMETAJ

E Djelë, 12.22.2013, 09:55am (GMT+1)


Skender Buçpapaj ka një gjysmë shekulli që shkruan poezi. Para 40 vitesh, ai hyri vrullshëm dhe pa ftesë në botën letrare të shkrimit shqip me librin e tij të parë "Zogu i bjeshkës". Pak muaj pas botimit të librit të tij në Tiranë, shtëpia botuese "Rilindja" në Prishtinë e përfshiu autorin në një antologji me katër poetë nga Shqipëria, si shenjë e modernitetit në poezinë shqipe. Pastaj ra një heshtje e gjatë. Poetit iu desh të përballej me gjithçka, por solid nga trupi siç e kish linbdur nëna-së cilës i kushton në librin e "Frika nga atdheu" një ndër baladat më prekëse të letërsisë shqipe, ashtu me talent siç e kishte falur Zoti, Skender Buçpapaj u bëri ballë të gjithave. Tashmë ai po përballet me heshtjen, me përpjekjen më meskine për ta mënjanuar e harruar si poet, si krijues i klasit të parë. Por libri i tij, ka dhuntinë dhe epërsinë e vetvetishme të bëjë të kundërtën. Lexuesit e kerkojnë, e lexojnë dhe nuk e harrojnë kurrë emrin e autorit. Kjo vjen bash në kundërshti të plotë, me ata qindra emra që dëgjojmë e i harrojmë brenda sekondës, sepse brenda sekondës, në mos më pak digjet flaka e tyre e vobektë, apo imitimi i zbehtë i flakës që sjellin me librat e tyre. "Frika nga Atdheu" është një përmbledhje poetike që lexuesi shqiptar i emancipuar e mban afër vetes, sepse është një libër shumë i rëndësishëm poetik në gjuhën shqipe.

Ka në përmbledhje një poezi me titull "Ndërkoha e ketrit" që shpjegon veçanësinë e librit, natyrën e tij të rrallë. Ketri/nuk e ndjen rënien e boçës së pishës. /Në ato çaste, /boçja që bie, pasqyrohet në ngjitje /në retinën e syve të ketrit". Në këtë libër gjithçka që i ka rënë dhe i bie atdheut, në radarin e poetit ngjitet, del në krye, i tregohet gjindjes, lexuesit me një ndërkohë e emocion poetik të lartë. Aftësia me dhanë botën në tre dimensione, por edhe me ngjyrat, zhurmat, tingujt, erërat e aromat e saj, me e krijue atë nga një imazh i papërceptueshëm për kalimtarët, është aftësi poetike që nuk takohet shpesh. Në poezinë, "Rruga në pyll, rruga që ka humbur në pyll, rruga që u ka humbur njerëzve në pyll-titulli i së cilës është një poezi në vetvete, shkruhet ...rruga në pyll/ ka humbur/si fëmijët/në lojën symbyllazi/e pafajshme si fëmijët". Është në thelb shikimi i pafajshëm i botës, cilësi që e humbim fill pas fëmijërisë, pastaj fuqia abstraguese e poetit të pjekur, që arrin ta risjellë botën përmes imazhesh po aq të pafajshme, po aq prekëse, po aq të qashtra e të kthjellta, si ëndrrat e fëmijëve. Kjo ruhet në libër në shumicën e poezive, veç në rastet kur nxjerr krye revolta ndaj lëndimit të pamerituar. Kur është i pranishëm, zemërimi është i furishme, e pamëshirshme, si zëmrimi i përflakur paksekondësh i fëmijëve. Poeti kujdeset ta bëjë atë sa më të ndjeshme, sa më të sinqertë. Pasi, ai është edhe bari i ujqërve, madje një natë ata, ujqërit nuk më janë kthyer nga kullota! Natyra, në gjirin e së cilës na ka falur Zoti, përbën për poetin një burim frymëzimi primar. Ai shkruan për gurin, për barin, për lulen, për shiun, për diellin, për hënën, për muzgun, për natën, për plepat, për gështënjët, për ahat, për të gjitha llojet e zogjve, madje edhe të insekteve, për ariun e për ujkun po se po, shkruan për malin, bjeshkën, vrrinin, fshatin, qytetin, detin, liqenin, shkruan për lumin, për rërën dhe ja se si shkruan: Lumenjtë/ e krijojnë rërën/ me zell e mundim/ për një ditë zori/ që të fshihen/atje prej armiqve/të lumenjëve. Ky "hall" i lumit, ky shqetësim i tij, ky shpirtëzim gjendet në shumicën e poezive duke na befasuar me dhimbjen dhe seriozitetin me të cilën poeti e ndan këtë dhimbje me sende, me florën, me faunën me yjet, diellin, hënën e galaktikat. Bota pa fund, prej syrit e gugatjes së bretkocave të kënetave të Tplanit, deri tek Reja e tharë, Saharaja, pista botërore e erërave, apo Kujtesa e lumit, Astronautët, Pylli nuk duron prishje qetësie, Detet, oqeanet kanë frikë se mos shkon lumi t'i përpijë, për të përmendur veç disa tituj poezish, sjellin gjithë kozmogonine e interesimeve, dhimbjeve e dashurive të autorit.

Aq sa i druajtur, i dhëmshëm e delikat është me natyren, nga fija e barit deri tek dielli, po aq i pamëshirshëm e gjëmimtar është me baltën që i është ngjitur atdheut. Flora e fauna, toka e planetet, fshatrat e qytetet, shtetet e hapsirat e pamata te shkretinave, ndjehen mirë e të përkedhelura në poezine e tij, po aq sa ndjehet e vënë në zgrip të fjalës e të zemrimit të poetit, ajo që ai e quan fauna njerzore, një denatyrim i kafshës, një dështim i njeriut. Poezitë e ciklit Frika nga atdheu, që i jep titullin përmbledhjes janë operacione kirurgjikale të së keqes. Duke mos qenë poezi që recitohen përvjetoreve, ato janë poezi si plagët e hapura në shtatin e atdheut. Shkëlqejnë me një dritë të errët, të frikshme. Fuqia e tyre, metaforat e platinta, dhimbja e kondensuar brenda tyre bën që lexuesit t'i kalojnë drithma në shtat, ti rrënqethet trupi e shpirti. Në poezinë "Po ju lë këtë porosi" lexuesit e këtij shkrimi mund të imagjinojnë dramën e thellë që vuan dhe transmeton poeti, aftësinë tij për të bërë të prekshme, të lexueshme emocione me densitet shumë të lartë. Vesa/që do bjerë sivjet/do të jetë e thatë/ajo do ketë kiminë/ e dënesjeve të mia. Mos/t'ju lëshojnë/ zemrat. Bryma/ që do bjerë sivjet/do të jetë/prej shkrumbit të luleve. Do të ketë/kiminë e shpirtit tim. Mos t'ju mëjë/ fryma. Bora/ që do të bjerë sivjet/do të jetë/ prej thëngjijve të ndezur. Do të ketë/kiminë e dhimbjeve të mia/ Nuk ështëapokalipsi. Tronditëse janë edhe poezitë "Korbat që lash atje, korbat që gjeta këtu", "Faunë tiranase", "Art naiv", "Kurrë më në Trojë", "Ish atdheu" etj. Në libër gjenden edhe eskperimentime poetike post-moderne, ku luhet me fjalën e me ritmin, me rimën e me simbolizmin, më thyerjen e vargut e kërcitjet e rrokjeve. Ka gjithashtu një rimarrje të motiveve të këngëve të vjetra, të sjella në modernitet, duke ruajtur vetëm ekon, një lloj kënaqesie e kujtesës, një lojë me motive të njohura dhe plot e përplot poezi dashurie. Gjuha shqipe në këtë libër eshtë në festë të plotë, përbën një pasuri më vete. Ka më shumë fjalë shqipe në këtë libër se në të gjitha revistate gazetat të marra së bashku që botohen sot në atdhe. "Frika nga atdheu" është nga ato përmbledhje me poezi, që njeriu ka qejf ta ketë pranë për kohë shumë të gjata. Lexojeni këtë libër dhe më qortoni nëse nuk kam të drejtë!


ARBËR AHMETAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUAN HIJA IME NË DRITË TË HËNËSCikël poetik nga ARTUR VREKAJ, SHBA (12.21.2013)
AH, I NJOH KËTO SHTEGËTIMECikël poetik nga PËRPARIM HYSI (12.21.2013)
SE DASHURIA PA MËKAT NUK KUPTOHETCikël poetik nga QAZIM SHEHU (12.21.2013)
PËRZGJEDHJE NGA POEZIA BOTËROREPërktheu: FASLLI HALITI (12.20.2013)
BIJ NËNASH JANË EDHE ATATregim nga FASLLI HALITI (12.20.2013)
TOKA IME RRËNJË E PASHKULUR,  PLAKU IM MJEKËRRBARDHË,  ARDHACAKËTTri tregime poetike nga ADEM ZAPLLUZHA , nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (12.19.2013)
BACË, NA TREGO RRUGËN QË DO TË BËJMË NESËR!Ibrahim RugovësPoezi nga NAMIK SELMANI (12.18.2013)
MJEKRA  DHE  SHKREPTIMA, MUSHKONJA, SHKURRISHTA  E  NJERËZVE, VETMI dhe EUREKAPesë proza nga SAZAN GOLIKU (12.18.2013)
Vlen të veçohet si statistikë dhe kuriozitetKATËR SHKRIMTARË SHOKË TË NJË KLASE - KATËR SHKRIMTARË, KATËR SHOKË KLASE, KATËR MIQ TË ZSH-së… NË KATËR LIBRANga KUJTIM RUDINA (12.17.2013)
PO SHTRIHEM MBI TY BLERIM I RI I ATDHEUT TIMCikë poetik nga FASLLI HALITI (12.16.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]