E Premte, 03.29.2024, 09:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ME IU FOLË HIJEVE QË MË RRETHOJNË
Cikël poetik nga GASPER PALI (1916-1942)

E Premte, 04.18.2014, 05:36pm (GMT+1)


 

 


MUZG MËRGIMI

 

Mbi syt t'lodhun, dalngadalë,
nji tymtajë ndehet
Në dhomë nga çdo anë
hije burojnë e qasen me hap t'ploshtë
Dielli ka mshehë ballin e gjanë
E poshtë
i njellë, zogu zogut, gjumë
Hije t'hjellta si selvi
më murmurojnë:
- shkëputi syt' e librat treti,
N'ara dil, si dikur fmi, -
E si n'dhomë hijet u ngjallën
fantazmat murmuritse
njimij kujtime nga fminia m'falen:
- Muzgjet plot kumbonë
kur ngitshim arash te mblueme nga tymtaja
n'sa n'qiellë, si syni i jonë,
lshojshim balona.
Andrrimet tona
kaloshin përtej malit
E kur dilte hana
na fmi prej zallit
balonën, der'hanë, dojshim me e çue
Sonte, n'sa hijet m'flasin
kërkoj han'n m'e ndesh përsri
Por hana, ma nuk m'qeshë
si dikur fmi
O, e kërkoj hanën
n'sa me "˜i gjysë zanit
me i folun hijeve, që më rethojnë
por mbi sy m'asht ndé tymtaja
Ndjeva se më murmurojnë:
"Eja n'Shkodër, si dikur fmi,
e prep prej zallit
ke me pa hanën kah çohet prej malit.
-Ikën kush'di përgjegja sa prendvera
e sa stuhi shpirtin tim ma rrënuen
sa tash s'përtrihen stint, që dikur m'gzuen!

 

PRENDIMI I ANDRRIMEVE

 

Zhurma e karrove
Meket mbi qelqe t'bardh' të dhomës sime,
Nga sheshi k'tu tue ardhë.
E mbrend' s'dridhet n'ajri
As ma e vogla valë.
E mue andrrimet më bulojnë
E syt' me driza hijesh m'avullojnë.
Vegime m'lejnë at'herë
Në kët mesditë zhegore.
E shoh, shka s'pashë kurr' në jetë.
Ndjej shka s'ndjeva kurrnjiherë;
Vasha me buzë n't'cilat shpërthyen burbuqet,
Shtëpia të ndërtueme
N'rubina, si mollëza fytyrash vashnore,
Ku rrëshqet gazi, si "˜i mij' gusha bilbilash.
Por nji za nga fundi i shpirtit më trand.
Shkyhet tisi i vegimeve t'krijueme.
Menjiherë zhduken lulishtat prrallzore
Si hyjt, që shkëputen në nji natë verore.
Zani me grish me jetue
E jo me afrue qepallën me qepallë
E me ndejë tue andrrue.
Më thotë zani me i kndue jetës,
Më thotë zani me i kndue kohës,
Më thotë zani: "Kndoi s'vërtetës!"

 

BISEDË ME QYTETIN TIM

 

Dikur vallëzimi
Nuk mete njiherë,
Në Rozafën mijvjeçare.
Si vegim endej mbarë jeta
Në Shkodrën andërrtare.
Por nji t'dridhun qepallash
Ngjatë lumnia n'botë.
Kështu gazi n'qytet tem u shue
E mbi buzë t'mia t'shkreta.
Sepse, sa u zhduk rinia,
Nji nga nji u tretën tana shpres't e mia.
Sot n'Rozafë gërmadhat kan'bulue,
E n'shpirt tem ka zbritë trishtimi.
E dita e nata s'kanë kurrnji ndryshim,
Pse jeta nuk fal jetë
E nata s'fal pushim.
N'muzg ndezet drita e mjerë,
Jo si dikur n'kangë natën me e kalue,
Pse tash menë vallet, që u knduen njiherë.
E s'duket shpresë ndër sy mertisë n'trishtim
E nuk lind gaz ndër votra pa zjarrm mbetë.
Mbrendë në shtëpia dridhet veç ankimi
E der' jashtë qiejt hungrojnë
E n'ajri si gjamë ushtojnë.
Por Shkodra prap' andrron
E zemra nuk e lëshon.
Dhe mue m'dridhet nji shpresë,
Si n'zemrën tande.
Kështu mes mjerimit na buron andrrimi
Pse ty e mue, Shkodër, me andrrue na kande.

 

KANGA E POETIT

 

N'qiell dy - tre hyj shndrisin t'zbetë
E duken si sy të venitun vashash,
Që kan' sprovue humbjen e dashnis' s'parë.
Nëpër ajri ndoj jone tretë,
Dikush këndon më nji za mallngjimtar.
Duket se nata s'lëviz, as merr frymë
Kah rrin e përgjon.
E qiella e bardhë, si qumësht i papërlyem,
Nga s'nalti shikon.
Kjo qetsi zbret në shpirt t'kangtarit
E i zb'lon nji mall t'ri deri tash i ndryem,
Pse toka e qiella kan' heshtë para fjal's s'tij.
Buzët i dridhen gjith'herë me hov t'ri,
Pse kangtari n'zemër ndryen
Gëzimet e bot's mbarë
E dhimbat e bot's mbarë.

 

VJESHTË

 

Qiella u turbullue
Si syni i vash's që qan dashtnin ma t'parë.
E retë nisën me u shtue.
At'herë dallndyshet,
Me za plot trishtim,
Njana- tjetrën lajmuen m'u nisë n'mërgim.
Prej çerdheve nën pullaze,
Dallndyshet dolën;
E para sa m'u nisë,
N'qytet anembanë u sullën.
Nga mali, tash sa zbardhë,
Filloi një gjamë me ardhë,
Murlani fryen.
E gjeth't, s'ka shumë verdhue,
Dridhen, si të vogjlit fmi që n'derë trokllojnë
E për nji koje bukë, shpinë urojnë,
Por era papra,
Filizat tue përshkue
Gjethin prej gjethit don me forcë me e da.

 

VEGIM MËRGIMESH

 

N'shpirtin tim
Rreh malli i Shkodrës. Tash, që jam n'mërgim,
Kam et netësh shqiptare.
Pse më përkujtohen mbramjet magjistare
Ku çdo jeh në muzg vdes ashtu mejherë
Në t'amblën heshti?
Ndiej frushullim gjethesh
Kah përkdhel pema pemën me butsi.
Por, kur mbas mali zb'lon ballin e gjanë
Hana fytyrëbardhë,
Zana shpërthejnë.
Tash s'ndiej land't tue pëshpëritë,
Pse hana qiejt nga gjumi trazon
E njimij' gojë lehin ashtu papritë.
E vashat ledhatare
Qeshin kah ngrehin shtregullat mijvjeçare.
Përkund djalin e kndon:
"Po ti, hanë pse s'dole mbramë?"
Vasha sheh sytë djalosharë,
Që qeshen n't'mektën dritë:
"Mbramë, si ti dhe un, o djalë,
Hanën kam pritë".
Por nuk ngjati shumë vegimi andërrtar.
Zhdukë andrra, n'shpirtin tim
Malli kthen mejherë,
Mbasi kurrkush nuk kndon për mue n'mërgim.
-

Gaspër Pali u lind më 1916 në Shkodër. Pasi kryen gjimnazin në vendlindje, studion për letërsi në Firence (Itali). Punon si mësues. Hapat e para letrare i bën nga fundi i viteve "˜30, duke bashkëpunuar me revistat "Rilindje", "Cirka" etj. Shkroi kryesisht poezi lirike, ku spikat ndjenja e melankolisë. La në dorëshkrim shumë poezi. Një pjesë e këtyre krijimeve u botua më 1959 në vëllimin "Hyjt mbi greminë". Në gjysmë të dhjetorit 1941 sëmuret për të mos u çuar më nga shtrati. Poezinë e fundit e shkruan në spitalin e Tiranës më 2 shkurt 1942. As kujdesi i të vëllait, Zefit, doktor ftiziatër-rëntgenolog s'mundi t'ia zgjaste jetën, që iu ndërpre në Shkodër, më 21 korrik 1942.


GASPER PALI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ELEGJI PËR LAJMET NGA SHQIPËRIA 1997Poezi nga VEHBI SKËNDERI (04.18.2014)
QENTË E RRUGËSPoemth nga FASLLI HALITI (04.17.2014)
NË ALARM ËNDËRRASHCikël poetik nga QAZIM SHEHU (04.17.2014)
E ËMBLA E FJALËS SË SHPIRTITLexim i librit të poetit Gazmend Dashi, "E bukura e fjalës së shpirti"Nga RRUSTEM GECI (04.17.2014)
'TRIBUNARËT'Prozë nga QERIM SKËNDERAJ (04.17.2014)
NUK KA DHIMBJE QË TË NJOHË KUFITre poetë të përkthyer nga FASLLI HALITI (04.16.2014)
JAHO MARGJEKA, FENOMEN LETRAR I HESHTUREsé nga RAMIZ LUSHAJ (04.16.2014)
NJË DARKË QË NUK E KAM 'PAGUAR' AKOMAKujtimit të Atë Dhimitër PriftitTregim i jetuar nga PËRPARIM HYSI (04.16.2014)
FJETËM NJËQIND SHEKUJ dhe DEGË TË VARURA NË ERËNga ADEM ZAPLLUZHA, dy tregime poetike nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (04.15.2014)
POEZI ME RASTIN E 14 PRILLIT TË VETËVRASJES SË MAJAKOVSKITI përktheu: FASLLI HALITI (04.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]