E Enjte, 04.25.2024, 08:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
POEZI PËR 1 MAJIN NGA AUTORË BOTËRORË
Përktheu: FASLLI HALITI

E Enjte, 05.01.2014, 10:20am (GMT+1)


Vladimir Majakovski




Një Maji im



Të gjithëve,
atyre që, të rraskapitur nga makinat,
u derdhën rrugëve ,
të gjithave ,
shpinave të rraskapitura nga toka
dhe që kërkojnë një festë,
1 Majin !
Të parit midis të gjithë majve
t'i shkojmë në parakalim, shokë,
me kohezion zëri vëllazëruar në këngë.
Është imja bota ime me pranverat e saj.
Shkrihu borë, në diell!
Unë jam punëtor ,
Ky maj është imi!
Unë jam fermer,
Është imi ky maj!
Të gjithëve
Atyre që, me të shpërthyer "‹"‹inati i llogoreve,
u vendosën në prita vrasjeje,
të gjithëve,
atyre që nga tanket
mbi vëllezërit
përqendruan kullat me topa,
një Majin!
Të parin midis gjithë majve
t'i shkojmë në takim,
duke lidhur duart e shkëputura nga lufta.
Qepe, ti ulërimë pushke !
Hesht, ti lehje mitralozi !
Jam marinar ,
është imi ky maj!
Jam ushtar ,
është imi ky maj!

Gjithë
shtëpive,
shesheve
rrugëve,
të ngushtuara nga akulli dimëror,
gjithë
stepave ,
të uritura
pyjeve,
të lashtave,
një Majin!
Përshëndetni
një majin midis të gjitha majve
me një pjellori të plotë
pranvere,
njerëzish !
Gjelbërim fushash, këndo !
Ulërimë  sirenash, ngjitu lart !
Jam hekuri ,
është imi ky Maj!
Jam toka ,
ky Maj është e imi !

1922

___________________________

    Komunitet, bashkësi njësie
___________________________

Roberto Roversi
              1923 - 2012



Roberto Roversi (Bolonjë, 28 janar 1923 - Bolonjë, 14 shtator 2012) ishte një shkrimtar, poet, gazetar dhe libërshitës, partizan në rininë e tij.



DHE RRUGA HAPET... HAP PAS HAPI




Njëqind vjet janë një ditë,  dhe rruga hapet... hap pas hapi
vetëm një ditë.
Dhe në një ditë mund të takohen të gjithë
sytë të gjitha duart të gjitha vështirësitë
që për njëqind vjet kanë gërmuar tokën.

Bota nuk ka qenë e mirë
me duart me mundimet që e kanë gërmuar
dhe me sytë që e kanë shikuar.
Sytë kanë parë gjakun të zbresë
mbi mundimin e duarve.

Njëqind vjet më parë ka pasur një shpresë të fortë
Brenda urisë dhe dhimbjes.
Njëqind vjet më parë filloi një udhëtim
i cili s'ka përfunduar ende. Ska mbaruar ende.

Udhëtimi filloi
kur një zë iu përgjigj një zëri
kur një dorë shtrëngoi një dorë
kur një hap ndoqi gjurmën e një hapi
dhe zëri  dora hapi ecnin përpara.

Kur një zë bërtiti " vëlla "
dhe arriti një vëlla
kur vëllai e quajti " shok ", " shoqe "
dhe sheshi u mbush me njerëz .

Lufta është shpresa e së ardhmes.
pastaj e ardhmja erdhi
zërat thirriten ende me njeri-tjetrin
hapat dëgjohen, duart shtrëngohen së bashku.

Asnjë prej pleqve
nuk është ende një hije zhdukur në diell
dhe mbi rrugë, shënjuar përherë me gjurmë këmbësh
të rinjtë arrijnë të sjellin edhe flamuj të rinj
dhe të rinjtë arrijnë të sjellin edhe fjalë të reja .
                            


FRANCESCO GAETA


        MAJ

I zhytur në mendime, ditë maji me re
poshtë rrugës, rënkon një violinë.
Oh, sikur këtë çast të mos ishim
të dy, pa guxim !

Por shtëpitë e mbuluara dhe kodra,
një kambanë kurdis ëmbël këngën.
Unë do ta mësoj nëse këtë mëngjes të mjerë,
ti ke qarë, e dashur.


MONA LISA BELLI


MAJ 


Nuk fishken puthjet
si lulet e pemës së zjarrit,
dhe as rriten bulat në krahë;
por përherë unë rilulëzoj
me këtë shi të përbrendshëm,
si oborre të gjelbër maji
dhe qeshë, sepse e dua erën dhe retë
dhe hapin e zogjve këngëtarë,
dhe unë sikur të mbetem e mpleksur në rrjetën e kujtimeve,
mbuluar me dredhkëzat si mure të lashtë,
vazhdoj të besoj në mërmëritjet e ruajtura,
në fuqinë e kuajve të egër,
në mesazhin me krahë të kojrillave.
Besoj në rrënjët e panumërta të këngës sime.









GIANNI RODARI





NJERIU  IMCAK  I  VINÇIT  


Filastroka nga poshtë lart
për njeriun imcak në vinç.
Nën tokë  punon minatori
ku është errësirë orë e çast;
oxhakpastruesi shkon në baxhë,
përmbi tokë qendron fermeri, fshatari,
në majë të shtyllave punon elektricisti
gëzon ai tashmë një pamje të bukur,
muratori hipën e punon nëpër çatira
dhe gjithçka e sheh të vockël...
por sa më lart, sa më lart, sa më lart atje,
punon njeriu imcak mbi vinç:
sheh qiell majtas e qiell djathtas sheh
dhe s'i merren mend kurrë imcakut hiç.


DIEGO VALERI
             



Diego Valeri ( 27 nëntor - 1976) ka qenë eseist dhe poet italian.



1 MAJI  FESTA E PUNËTORIT


Pela gri trokon trokon;
Qeni i kuq galopon për bri.
Ai, nga karroca që kërcet e gërvit,
udhëheq garën nëpër rrugën e madhe;
prapa lenteve të syzeve sheh fushat dhe livadhet
në diellin e vakët të tetorit i përgjumur;
psherëtin pak, dhe me dorën e bardhë
përkdhel mjekrën e tij dalëngadalë.


RENZO PEZZANI


Renzo Pezzani (Parma,  4 qershor  1898   14 korrik 1951) ka qenë poet italian.

DUART E PUNËTORIT


Zoti i thotë dikujt që troket
në portat e Mbretërisë së tij:
lemë të të shoh duart;
dhe do të të them nëse je i denjë.
Dhe i tregon punëtori duart e tij me kallo:
duar që gjithë jetën kanë prekur tokën,  
zjarrin, metalin.
Bosh janë ato, pa pasuri
të zeza, të lodhura, të rënda.
Çfarë bukurije!, thotë Zoti:
Krejt kështu janë duart e shenjtorëve!



G. GERINI





DUART ME KALLO




O duar me kallo

me nyje, këmbëngulëse,
shtrëngoni çekanin, kazmën, plugun
hyni në shpella të errëta mes llambave të zbehta,
ose në ugarin e përvëlua nga dielli përvëlues,
puna e ashpër është dhuratë e Perëndisë.



*Kjo poezi është marrë nga: Poezia e G. Gerini
       «Mani callose» (Duart me kallo)


Përktheu: FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E KUR PO VJEN AJO E LUME LETËR?Poezi nga VEHBI SKËNDERI (05.01.2014)
SALLA E BARDHËProzë nga QERIM SKËNDERAJ (04.30.2014)
RRËNJËTPoezi të reja nga QAZIM SHEHU (04.30.2014)
FUNDPRILLICikël poetik nga PËRPARIM HYSI (04.30.2014)
NË KOHË MODERNETregim nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (04.29.2014)
VËLLAI IMPoezi nga NAZMI HIKMETPërktheu: FASLLI HALITI (04.29.2014)
GANI PLLANA: ME LIBRIN E DYTË, VAZHDON UDHËN E KRIJIMEVE POETIKE…Nga Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues-Tiranë (04.28.2014)
CIKËL ME POEZI HAJKUNga ADEM ZAPLLUZHA, nga libri “Një grusht dashuri” (04.28.2014)
DRAMË E MUNGESAVE…Cikël i ri poetik nga QAZIM SHEHU (04.28.2014)
PËRSHËNDETJE ZOGUTPoemë nga JACQUES PRÉVERTPërktheu: FASLLI HALITI (04.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]