VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DASHURIA JO GJITHMONË E DËGJON ZËRIN TONËCikël poetik nga FRANCESCO PETRARCA (20 korrik 1304 - 19 korrik 1374)Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 03:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
DASHURIA JO GJITHMONË E DËGJON ZËRIN TONË
Cikël poetik nga FRANCESCO PETRARCA (20 korrik 1304 - 19 korrik 1374)
Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ

E Djelë, 07.20.2014, 05:13pm (GMT+1)


 

BEKUAR QOFTË DITA, MUAJI E VITI

 

Bekuar qoftë dita, e muaji, e viti,
e stina, e koha, e ora, e çasti,
e fshati i bukur, e vendi ku i pashë së pari
ata sy të bukur që ma pushtuan shpirtin;
 

e bekuar qoftë ankthi i parë që më kaploi
dhe që e kuptova se kjo ishte Dashuria vërtetë,
e harku, e shigjeta që më mori në shenje,
e plagët që deri në thelb të zemrës më shkaktoi.
 

Bekuar fryma që kam shpenzuar
Duke thirrur femrën që dua,
E dihatjet, e lotët e përvuajtur, 

e bekuar qofshin të gjitha letrat që kam shkruar
me të cilat e bëra për vete, dhe qoftë bekuar
mendja ku vetëm mendimin për atë kam ruajtur.

 

VETËM E MENDUESHËM NË FUSHAT MË TË SHKRETA

 

Vetëm e mendueshëm në fushën më të shkretë
Shkoj duke e matur me hapat e mi të vonuar të plogët,
e sytë i lë të treten ku të munden pa qëllim deri vonë
ku gjurmët e njeriut ranishtja ruan përjetë.
 

Nuk gjej tjetër shpëtim përveç ikjes
Nga rrëmuja dhe ankthi i njerëzisë;
Sepse në aktet e të tilla unë e shfryj
Jashtë meje atë që brenda meje ndryhet;
 

Sepse unë besoj se tani ranishtet, malet
E lumenjtë e pyjet e dinë çfarë travajesh
Përshkojnë jetën time, e trazojnë. 

Por duke e ditur se as në rrugë pa mbarim
Apo në pyje duke kërkuar Dashurinë
Ajo jo gjithmonë na e dëgjon zërin tonë.

 

KUR MIDIS GRAVE TË TJERA KOHË PAS KOHE
 

Kur midis grave të tjera kohë pas kohe
Fytyra e së dashurës më shfaqet tek ato,
kur secila sosh është më pak e bukur se ajo
gjithnjë e më shumë dashuria për atë më shtohet.
 

Unë bekoj vendin e kohën e orën
Ku sytë e saj më thanë po për herë të parë
E thashë:- Shpirti im perëndinë që atë çast
Ishte aq e njerëzishme falënderoje:
 

Prej asaj të vjen mendimi i dashurisë,
që sa më shumë e ndjek aq më shumë të fton,
pa ditur t'ia dish për askënd në botë.
 

Nga ajo buron hijeshia shpirtërore
Që rrjedh nga qielli nëpër ty;
Ajo na jep madhështinë e shpresës sonë.

 

E DASHURA QANTE, EDHE UNË ME ATË NGANJËHERË

 

E dashura qante, edhe unë me atë nganjëherë,
nga ajo hapat e mi nuk ishin kurrë larg,
duke admiruar për ndjenja të çuditshme e bajate
shpirti yt nyjet e së cilës ka prerë.
 

Tani që në udhën e drejtë Zoti e ka kthyer prap,
me zemër të hapur duart i ngre drejt qiellit prore,
e falënderoj atë, që lutjet e drejta njerëzore
mirësisht, hirësia e tij, i dëgjon atje nga lart.
 

E vetë, duke u rikthyer në jetën dashurore të lumtur,
për t'ju bërë që t'ia ktheni shpinën dëshirës së bukur,
do të gjeni rrugës gropa, pusa, shkrepa 

për t'ju treguar sa e humnershme është zbritja,
e sa alpine dhe e rëndë është ngjitja,
në mënyrë që njeriu t'i përqafojë vlerat e vërteta.

 

ISHIN FLOKËT E SAJ TË ARTË PËRHAPUR NËPËR ERË

 

Ishin flokët e saj të artë përhapur nëpër erë,

të cilat në mijëra gërsheta aq hijshëm përdredhur;

e drita lëbyrëse tej mase e përndezur

e atyre syve të bukur, nga buron zgjuarsia e saj përherë;

 

e fytyra plot me hire përvujtnorë,

nuk di nëse e vërtetë apo e trilluar ishte,

më dukej se një zjarr dashurie në kraharor e kishte,

një mrekulli që menjëherë të shkrumbon.

 

Nuk dukej ajo se ishte krijesë e vdekëshme,

por një formë engjëllore ajo dukej; e gjithqysh tjetër

fjalët e saj tingëllonin, por kurrë si zë njerëzor:

 

një shpirt qiellor, një diell i gjallë i mirëfilltë

ishte pamja përballë meje, e nëse nuk ishte e tillë,

për së gjalli dot s'i shmangesh harkut të saj hyjnor.

 

ISHTE DITA KUR ZBEHESHIN RREZET

 

Ishte dita kur rrezet e diellit zbeheshin kur

Për fajin, për pamëshirën tënde, e dashur mizore,

Teksa pranë teje isha e nuk më shikoje,

Se me sytë e tu të bukur, Grua, më kishe bërë gur.

 

Koha nuk më dukej se po më mbronte

Nga shigjetat e Dashurisë; por rendja marrëzisht

I sigurtë, pa dyshuar: pavarësisht

Se travajet dhe dhimbja ime aty fillonte.

 

Dashurinë e gjeta krejt të çarmatosur,

dhe rruga ishte hapur nëpër sytë drejt zemrës,

rrugë krejt krijuar prej lumenjsh të lotëve.

 

Por, sa më duket, ajo nuk denjoi

Të më plagoste rëndë

Madje as harkun kundër meje nuk e nxori.

 

 

RIVALI IM, TË CILIN E KE ZAKON TA SHIKOSH

 

Rrivali im, të cilin zakon e ke ta shikosh

Me ata sytë e tu që dashuri e qiell kanë nderuar,

Ata sy që jo në bukuritë e tij janë dashuruar

Sa në kënaqësitë dhe dëfrimet vdekësore.

 

Duke dëgjuar këshillat e tij e dashur

Më ke përzënë nga strehëza ime e ëmbël:

medet ç'braktisje! Kur unë s'doja asnjë

lumturi tjetër në botë veç të jem pranë teje.

 

Por unë verbuar marrëzisht pas bukurisë,

Nuk merrja dot me mend dëmin që i bëja vetes

Duke përlqyer krenarinë tënde boshe e të egër. 

 

Natyrisht, nëse e rikujton Narcisin,

kjo është rruga e pafund e kotësisë;

ajo rrugë për lule as për bar nuk është e denjë.
Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SULEJMAN MATO - SI U ANULUA MBLEDHJA E LIDHJES KU DO TË LINÇOHEJ KADAREJA (Intervistë) (07.20.2014)
JANË CA QË GABOHENPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.19.2014)
ALPHONSE DE LAMARTIN DHE DE RADANga MOIKOM ZEQO (07.19.2014)
DO FLEJË MES LULEVEHaiku nga ADEM ZAPLLUZHA (07.17.2014)
TRUPI IM ME TAKON MUATregim nga KLEO LATI (07.17.2014)
IK E IK NËPËR ZHAPOKIKËTregim nga PËRPARIM HYSI (07.16.2014)
SILUETA TË PROFILIT NË IKJE - Mbi krijimtarinë poetike të Kolec Traboinit- Nga ANTON GOJÇAJ, Podgoricë (07.16.2014)
LUTJA E DËSHPRUEMENga ERNEST KOLIQI (07.15.2014)
LETRA E BABAITProzë nga NADINE GORDIMER (20 nëntor 1923 – 13 korrik 2014) (07.15.2014)
KAPITULLI I PARË NGA ROMANI 'TË NGJASHMIT OSE BASTARDËT'Nga THANI NAQO (07.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]