VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 'TOMKA DHE SHOKËT E TIJ' NË BEOGRADEsé nga FATBARDH RRUSTEMI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 02:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
'TOMKA DHE SHOKËT E TIJ' NË BEOGRAD
Esé nga FATBARDH RRUSTEMI

E Hënë, 10.20.2014, 07:51am (GMT+1)

    
Ajo që s'pritej, ndodhi: të dhunuarit rrezikojnë të ndëshkohen, pse refuzuan të ktheheshin në fushë. "Nuk doni apo nuk mundeni?"-dëshmohet të kenë pyetur përfaqësuesit e UEFA-s. Këtij hezitimi, ekipi shqiptar i është përgjigjur se nuk mundeshin. Pyesim: a ishte shkelur flamuri i FIFA-s? Nuk po flasim për flamurin e NATO-s, që u dogj. Kërkesa për tu kthyer në fushë: a përbën objekt hetimi, pasi rregullorja disiplinore e UEFA-s në mënyrë kategorike e ndalon zhvillimin e mëtejshëm të ndeshjes në kushtet e dhunës dhe të shfaqjeve raciste? Dihet që fusha e blertë u përket vetëm lojtarëve, qofshin këta të skuadrës vendase apo të skuadrës ardhëse, që, shpesh quhet "skuadra mike" apo "skuadra kundërshtare", por, në asnjë rast "skuadra armike". Në historinë e shorteve, atje ku kundërshtari konsiderohet armik, evitohen përplasjet.


Mos duhej që FIFA të ndërhynte qysh në hedhjen e shortit? Kujtojmë se me skuadra serbe janë bërë ndeshje dhe në kohën e luftës së ftohtë, kur marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë mjaft të acaruara dhe gjithçka ka ecur në mënyrë korrekte. Ndeshja e kthimit është një mundësi e artë jona për të dëshmuar vlerat tona kombëtare dhe evropiane, por, kam frikë se, kjo mundësi do na privohet, si e si të shuhet dallimi midis një mendjeje të hapur evropiane dhe asaj ballkanase, të mbyllur me drynin e shovinizmit sllav. Jam i bindur se ortodoksit serb nuk do ta prisnin Papën në Beograd, siç e pritën myslimanët shqiptarë, me një shumicë dërrmuese, në Tiranë. Shqiptarët nuk janë një komb që manipulohen prej politikës, pavarësisht se u ka dalë nami si fanatikë. Çfarë nuk bëri regjimi komunist për të mbjellë urrejtje tek shqiptarët kundër Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ja ku jemi?! Në një kohë kur Papa na bën shembull të bashkëjetesës fetare, askush nuk mund të na bëjë grindavecë të nacionalizmave dhe prishës të miqësive dhe, shpirtin tonë luftarak, ta përdhosë me ndjesinë barbare të terrorizmit. Me çka pamë në stadiumin e Beogradit: parfumi ynë nuk ka pse të krahasohet me mykun e tyre. Shihni sa lojtarë serbë luajnë në skuadrat tona dhe sa shqiptarë luajnë në ato serbe. Le të shkojë një këngëtar shqiptar në Beograd, siç erdhi në Tiranë Zdravko Çoliç. 

Fusha e blertë është një territor i paprekshëm dhe lojtarët gëzojnë aty imunitet të plotë. Për futbollistët shqiptarë ajo duhej të ishte po aq e paprekshme sa territori i ambasadës, që, realisht mbahet e rrethuar nga forcat e sigurisë. Në fushën e blertë vendasit nuk kanë asnjë të drejtë më shumë nga mysafirët. A ishte ajo një fushë e mirëfilltë sportive, sikundër e lejon rregullorja e UEFA-s? Sendet e forta, zjarrhedhëset, ofendimet, thirrjet nacionaliste dhe zbritja e tifozëve në fushë, e kthyen atë në një arenë gladiatorësh. Ajo pushoi së qeni fushë e blertë dhe, çdo tentativë për t'u kthyer në të, ishte veçse një marrëzi. Kush i njeh instinktet e turmës, aty mund të ndodhte batërdia. Kujtoj historinë e një perandori bizantin, i cili ndodhej në një arenë të ngjashme dhe, turma e irrituar e tifozëve në gjaknxehtësi e sipër, ngaqë donte të shfrente vrau dhe perandorin, që, ndodhej në lozhë. "Ivani i tmerrshëm" triumfator shpalli zaptimin e fushë së blertë dhe, aty ku shkel këmba e tij, dihet çfarë bëhet! Evitimi i gjakderdhjes nderohet si meritë dhe, jo të hallavitet me pseudoarsyetimesh fajësie. Nuk di, Platinia, a do të pranonte të luante në një fushë të tillë, pasi të kishte ngrënë dhe një stol kokës? Tifozi me bluzën e zezë, që godet me stol lojtarin shqiptar, ku dallohet qartë në kurrizin e tij simboli i Serbisë, realizon konkretisht atë çka i kërkohej nga tifozët e tërbuar:"I vrisni shqiptarët!" Me këtë akt ishte kaluar nga dhuna verbale në atë të përdorimit të forcës. Në këtë pasiguri urrejtje të verbër, si mund t`i thuhet lojtarit të dhunuar: dil në fushë? Kjo harbutëri do t`i kishte kënaqur fanatikët e Serbisë së Madhe, nëse dhunuesi nuk do të haste në kundërshtimin e lojtarëve, madje njërin prej tyre kapiteni Cana e plandosi për tokë. Kjo ishte dërrmuese për histerinë shovene, e cila priste tulatjen e shqiptarëve. Ngaqë s`arritën t`i përdornin si robër, me mbështetje të policisë me uniformë apo civile i trajtuan në kushtet e pengmarrjes. Po ia sqaroj të nderuarit Platini, që, ende s`ka kuptuar asgjë: turma agresive e nacionalizmit të dështuar, bashkë me politikanët e kohës së Miloshoviçit, kuptuan më në fund se: nuk ngjallnin më frikë tek shqiptarët. Ata ndien se s`ishin më të parët, dalluan pafuqinë ndaj kohës së re evropiane. Shkurt: ishin jashtë loje. Koha e gjigantit me liliputët kishte marrë fund. Serbisë së Madhe po i fanitej Shqipëria e Madhe, pasi ndjesia e barazisë nuk ekziston për ta. Të sëmurë në ndjenjën e madhështisë, befas ranë në honin e një inferioriteti mbytës, që, lusim zotin, të mos u zgjas shumë, pasi qorrsokaku i tyre, mund të jenë me kosto për të gjithë ne, që, kemi përqafuar rrugën evropiane. Ata treguan se Serbia ka ende shumë rrugë, për t`u ndarë nga e kaluara e saj. Ndarja me të kaluarën është një provë e madhe vitaliteti për çdo komb, qoftë ai gjerman, rus, turk, egjiptian, francez, maqedon, shqiptar... për të ndërtuar një të nesërme më të mirë.

Pikëpyetja e Platinisë: po sikur tek droni i telekomanduar të kishte bombë dhe jo flamur: nuk di pse më kujtoi vargun e Majakovskit "bombë e flamur", duke besuar edhe më shumë se loja pa top e ka nxjerrë jashtë loje topin e futbollit. Pyetja hipotetike e zotit Platini hedh tinëzisht një hije dyshimi terrorist të paqenë. Se çfarë ishte ajo beze, e panë të gjithë dhe, si e tillë: nuk lë vend për pyetje hipotetike. Pra, një histori e mbyllur. Njësoj si të thuash: po topi sikur të kishte eksploziv? Meqë montazhi i shfaqur në dron kishte simbole shqiptare, prej habisë u mor dhe për flamur, shto dhe turravrapin e lojtarëve tanë për ta mbrojtur, një instinkt krejt i pranueshëm, ngritën më tej tymnajën se në tribunë kishte një bandë me vipa, të cilët mbanin simbole të UÇK-ës dhe se vëllai i kryeministrit shqiptar kishte pultin e drejtimit të dronit. Të gjitha dolën blof. Kësaj marrie u duk se po i mbante iso dhe Platinia, i cili me hamendjen e tij i ka bërë disi skeptik shqiptarët për një verdikt të paanshëm të komisionit disiplinor. Ky skepticizëm mund të trashët ca, kur mendon presionin e vendeve evropiane ndaj qeverisë shqiptare për reformën në drejtësi, kur pak ditë më parë një zyrtare e baroneshës Ashton lëshoi një deklaratë irrituese, ku anësia erdhi pikërisht nga ajo foltore, ku ne këshillohemi për të bërë reformë në drejtësi.

Nuk mund të gjesh një skenë më qesharake se sa, në një stadium me 30.000 tifozë ultrancionalistë dhe me një prani policore prej 5.000 vetash, rreziku të vijë prej një dorë sportistësh shqiptarë në fushë dhe vipave në tribunë?! Për më tej: pse duheshin mijëra policë e ushtarë rreth fushës dhe stadiumit kur në Beograd ishin ndaluar të futeshin shqiptarët? Do na thonë: për të garantuar fushën e blertë, ku pritej të luanin dy kombëtaret e dy vendeve fqinjë, të cilët aspirojnë për tu futur në bashkësinë evropiane. Bukur fort! Por, kush e rrezikonte fushën sportive, kur në të kishte veçse serbë? Nga kush ruhej Beogradi?! Kontrolli i turpshëm i forcave të rendit në dhomën e zhveshjes së lojtarëve në kërkim të pultit të dronit shënoi blofin e radhës, ku ata që ngjallnin frikë ranë në panik. Pra, luanin dy kombëtare: ku serbët manifestonin gjithë arsenalin e tyre nacionalist me laljlelule dhe, pala shqiptare, e zhveshur nga çdo simbol i saj kombëtar. Në njërën palë nishanet kombëtare fryheshin e shfaqeshin ethshëm, ndërsa pala tjetër pa asgjë të vetën, veç shpirtit. Si mund të luash në një stadium ku nuk të lejohet asgjë jotja? Sigurisht, unikale në të gjithë historinë botërore të futbollit! Një diskriminim racist i pashembullt! Kësisoj fushën e kishin rrezikuar, pikërisht ata që duhej ta mbronin. Kapiteni Cana me shokë të kujtonin filmin e njohur "Tomka dhe shokët e tij", të cilëve, gjermanët i kishin zënë fushën. Desh t'u merrnin erzinë kundërshtarëve dhe mbetën vetë pa nder. Montazhi i simboleve kombëtare u darovit në stadium, si një përqeshje ndaj masave drastike, të pakuptimta të autoriteteve serbe, duke mos i lejuar palës tjetër simbolet kombëtar. Më në fund duhet ta kenë kuptuar: ajo që është e tjetrit, as ndalohet, as zaptohet dhe, as preket më! Përkundrazi, respektohet.

Zullumqarët dhe fshirësit e provave, le të bëjnë ç`të duan, "partizanin" e Beogradit nuk ka "gjerman" që e shpëton. Gjithçka që ndodhi aty, ishte një rast fatlum për shqiptarët për të promovuar imazhin e tyre evropian, fill pas vizitës hyjnore të Papës në Tiranë. Me sa duket, shqiptarëve, iu desh Beogradi për të kuptuar sesa shumë kishin ecur në rrugën e civilizimit krahasuar me fqinjët shovenë, pavarësisht kusureve të trashamanëve të politikës së vjetër, ende nëpër këmbë, që në turpërimin e kolegëve serbë duhet të kenë parë dhe shëmtinë e bëmave të tyre. Sa të qëlluara janë fjalët e Nolit: mos bëni propagandë në popull, se ai e di ç`bën, por, tek paria. Dhe zvetënimi i parisë u pa, në atë mbrëmje madhështore kur, shqiptarët, u derdhën rrugëve, shesheve dhe aerodromit me flamujt kuqezi, në mbështetje të djemve të saj, që, morën nur dhe autoritet të paparë, duke u ndier krenarë për çka i përfaqësuan! Atë mbrëmje shqiptarët fituan aq shumë pikë, sa tre pikët e tavolinës, nuk i hyjnë në sy, sikurse tri gishtat e çetnikëve.

FATBARDH RRUSTEMI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NANË, KTHEJU!Poezi nga At Pjeter MËSHKALLA S.J. (10.19.2014)
ZËMËRIMI I YLLITProzë nga QERIM SKËNDERAJ (10.19.2014)
NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (II) Skënder Luarasi gjykon ‘’Rilindasit’’ e Sterjo SpassesPërgatiti: PETRO S. LUARASI (10.19.2014)
KRIPA NË UDHËT E TOKËSLexim i veprave të shkrimtarit Shefik ShkodraNga RRUSTEM GECI (10.18.2014)
NDAL FALSIFIKIMIT TË HISTORISË (I)Romanet ''Zgjimi'' e ''Pishtarë'' dhe e vërteta historikeNga SKËNDER LUARASI (10.17.2014)
ATDHEUTPoezi nga GJERGJ FISHTA (10.16.2014)
ÇELSATTregim nga QAZIM D. SHEHU (10.15.2014)
CIKËL POETIK NGA FASLLI HALITI  (10.15.2014)
NUK MË SHEH ME SYRIN E MIKUT, NA DUHEJ ARDHJA E TIJ dhe SOTTri poezi të reja nga FASLLI HALITI (10.14.2014)
REFLEKSIONE NGA LEXIMI I VEPRËS STUDIMORE: ‘’DODONA NDODHET NË DËSHNICË TË PËRMETIT’’Nga TOMORR ÇAUSHI (10.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]