IKU SHPIRTI IM dhe MBETËM GJALLË Dy poezi të reja nga FASLLI HALITI
E Premte, 10.24.2014, 07:55am (GMT+1)
IKU SHPIRTI IM M'u shemb zemra nga pesha e streseve. M'u kalb zemra, Shtëpia E shpirtit, Iku prej meje shpirti im,
Iku të shpëtojë kokën në një tjetër strehim...
20 tetor 2014
MBETËM GJALLË
Pimë ujë Në kanaçe teneqeje Na zuri tetanozi Hëngrëm Në tasa bakri U helmuam Na helmoi bakri Me vrerin e bakërt gurkali. Pimë ujë me grushte të kallaisur, Hëngrëm bukë me duar të lara me vesë
Dhe mbetëm gjallë, gjallë një jetë...
20 tetor 2014
FASLLI HALITI
|