SI THONI JU Përçmuesve të këngës sonë Nga FASLLI HALITI
E Mërkurë, 11.26.2014, 03:08pm (GMT+1)
FASLLI HALITI
Viz. S.kamberi «Artist i Popullit»
SI THONI JU
Përçmuesve të këngës sonë
.poemë.
Për Luftën,
U zure
Sot
Me dikë në kafene
Megjithëse pas Luftës bisedohet për paqe,
Të zihesh të grindesh, s'ka sens,s'ka pse!
***
Po!
Ne
I kënduam Luftës.
Si thoni ju
Të mos i këndonim kapedanes,
Guximtares, trimreshes, luftëtares,
Partizanes me yll në ballë,
Sjellëses së lirisë,
Çlirimtares ?
Mbi zaje inkandeshente
Dhe dëborë flakësh,
Si Kapaneo
I Ferrit
U vu
Atdheu ynë;
Si Kapaneo i Dantes
Që s'diti të nënshtrohej
Në shekuj,
Në jetë
E si mund ta linim ne atdheun
Të nënshtrohej në shekullin njëzetë ?
Si thoni ju
Të mos i këndonim trimërisë së malit
Me yll mbi kapelen madein angle,
Si thoni ju të mos i këndonim,
Pushkës fisnike me gjalmë,
Pushkës modeste,
Pa stolira ari,
Argjendi,
Fildishi;
Të mos i këndonim ne pushkës trime
Që po na sillte blerimin, pranverën,
Të mos buçiste për të kënga
Dhe fjala jonë me melodi,
Me tingëllim ari:
Dalëngadalë
Po na vjen
Behari?
Po! Ne
I kënduam pushkës me gjalmë
Pushkës që rrëzoi aeroplanin kob.
I kënduam
Llastiqeve
Të Colit
Që me to qërronte
Gjermanët me helmeta.
Pse të mos i këndonim llastiqeve,
Armës më të vjetër
Armës më të re?
Me çfarë e vrau Davidi Goliathin,
S'e vrau me një gur, hedhur me hobè...?
Ne,
U kënduam dëshmorëve:
Si thoni ju
Të mos u këndonim plagëve të gjokseve,
Plagëve si bozhure në lule të ballit
Të mos u bënim kurora
Me degët
E dafinave?
Në dani të pështyni,
Pështyni plagët e turpshme të shpinave!
Si thoni ju
T'i linim
Pa poezi, pa këngë,
Plagët bozhure, trimëresha,
Plagët heroina të djemve partizanë ?
Mjaft!
Me numra
Dhe llogari plagësh.
Plagët për Liri s'numërohen
Plagët e Lirisë nuk përfliten, s'namatisen,
Plagët e Lirisë vetëm venerohen...
Për Luftën,
U zure
Sot
Në kafe
Me dikë
Megjithëse pas Luftës bisedohet për paqe
Të zihesh, grindesh, nuk ka sens,
Nuk ka përse!
Ne luftuam.
Mjaft!
As topi
S'e luan.
Pyetni malet
Pyetni dhe fushat,
Pyetni dëshmitarët tanë,
Pyetini yjet, vetëtimat, retë
Që mes plumbave, breshërit, na panë
Pyetni bubullimat dhe rrufetë
Që mbi ballin tonë me yll,
Binin ditë dhe net...
Edhe
Pse fëmijë ,
Pse i vogël fare,
Edhe unë luftova
E ndihmova dhe unë
Luftën Nacional Çlirimtare:
Vdekje Fashizmit!,
Thirra
Para
Pushtuesve
Fashistë, gjermanë,
Dhe këndova këngën
S'e pushova këngën, o i vogël o partizan
Dhe e këndova gjer në Çlirim:
O, i vogël, o partizan,
O Col i vogël, o shoku im.
***
Po, ne
Kënduam këngën e ditës:
Karkaleci në majÑ‘ të grurit,
Karkaleci në lëndinë
Do ta djegim me vajguri
Do ta djegim me benzinë
***
Si thoni ju,
TÑ‘ mos e digjnim karkalecin,
Ta linim tё na hante
Grurin,
Misrin,
Blerimin;
TÑ‘ mbeteshim pa bukë,
Të mbetej i uritur atdheu, pa blerim
Të mbetej fusha pa një fije bari të njomë
Pa një vatër, pa një copë blerim?
Po ne
E dogjëm
Karklecin kob
Dhe gruri u tërbua,
Si karkalecat edhe uria
U përzhit, u dogj, u shkrumbua...
Si thoni ju, tё mos i kёndonim shiut
Kur binte njё vesё shi,
Dhe zbukuronte
Dheun
Dynjanë,
Dhe ne e masnim me metër,
E bënim bluzë, triko, xhaketë, fustan.
Fustanin
Me pika,
Plot me luleshqerra,
Për fejesa, dasma, gëzime,
Na e sillte si dhuratë, pranvera.
Ne
I kënduam,
I thurёm poezi
Kanalit tё Myzeqesё:
Ec e ec e s'ka tё sosur,
Ky kanali i Myzeqesё,
Sa i gjatё e sa i gjёrё,
I çan fushat mes pÑ‘r mes.
Si thoni ju,
Të mos i këndonim kanalit
Kanalit që e hapëm të uritur, pa bukë,
Por e hapëm me këngë, me gojën e tharë
Me gojën tone të zhuritur.
Edhe pse adoleshent
Edhe pse i mitur,
Hapa dhe unë
Kanal
Në Çukas
Dhe Vlashuk
Që Fusha ime Myzeqare të jepte,
Të gatuante, të piqte më shumë bukë...
Si thoni ju,
TÑ‘ mos i këndonim kanalit
QÑ‘ bÑ‘ri tÑ‘ valëzonin grunajat,
Tё shushurinte tёrshёra, thekra,
Që blerimi të merrte ngjyrÑ‘n më të blertÑ‘,
Qё mbi grunoret tё pluskonin fluturat
Mbi pjatën e luleshqerrës
Të zuzonte bleta
Të thithte nektarin.
Të ngarkohej me polen të artë
Të të thithte nektarin e kulluar
Të mjaltonte, të ëmbëlsonte gojën me mjaltë.
Pse nuk shkruam për qiej të kaltër,
Për flutura, për syrin e zi?
Po si mund
TÑ‘ këndonim ne,
Si mund tÑ‘ shkruanim atëherë
PÑ‘r qiej tÑ‘ kaltër e flutura
Për buzën burbuqe,
Për syrin e kaltër
Për syrin e zi
Kur fushës i thahej buza,
Kur bujku,lutej për një pikë shi ?
***
Ju
Talleni,
E shikoni me qesëndi
Kombajnën e kuqe
Ekskavatorin
Gri...
Por
Ajo kombajnë, ai ekskavator
GÑ‘zoi shpinat e bujqëve,
Shpinat tona punëtore.
Shpinat tona fshatare,
Që jo vetëm gÑ‘zuan,
Por shpërthyen
Në ovacione,
Në duartrokitje, në urra,
Në thirrje të stuhishme pranverore.
Shpinat shpëtuan prej draprit, kërrusja,
Shpinat, kurrizet shpëtuan nga mundimi
Shpatullat fshatare shpëtuan nga këputja
***
Tё kalbur nё plagё,
S'mund t'i kёndonim
Kometave,
Yjeve,
HÑ‘nÑ‘s së re
Që na kujtonte draprin
Dhe, kurrizet ndjenin këputje.
Kur hëna rritej dhe bëhej e plotë,
Na kujtonte ajo misërniken e verdhë
Që e shihnim netëve dhe s'e hanim dot;
Si'mund t'i këndonim ne
Zemrës, vetullës,
Gjinjve;
Syrit të kaltër,
Dhe syrit
Të zi,
Kur vendi ulërinte
Jo vetëm për bukën e gojës,
Për dhe për më tepër, për më shumë liri...
***
Për Luftën,
U zure
Sot
Me militantë të rinj
Në një kafene
Megjithëse pas luftës,
Bisedohet vetëm për qetësi
Të zihesh, grindesh, s'ka përse!
Korrik, 2008 qershor 2010 nentor 2014
FASLLI HALITI
|